LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrau e luajti futboll me kokën e ‘armikut’ në mes të Lushnjes, kush janë politikanët që ndihmuan të arratisej Aldo Ba

21 Janar 2020, 20:54 Nga DOSJA
Vrau e luajti futboll me kokën e ‘armikut’ në mes të

TIRANË- Gjatë verës, dhe vjeshtës së vitit 1999, Policia e Shtetit nis një aksion të gjerë për goditjen e bandave në të gjithë vendin. Para operacionit, ministri i Rendit të asaj kohe Spartak Poçi zhvillon një vizitë në komisariatin e Lushnjes. “Prej aty shkova, bëra vizitë në Karavasta, në Lagunën e famshme. Gjatë kohës që goditnim bandat e tjera hapësirat e saj avash avash i ngushtuam shumë”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Banda e Aldo Bares, përflitej për lidhje në nivele të larta brenda mazhorancës së kohës. Për goditjen e saj, u zgjodh pikërisht data 11 tetor e vitit 1999, që përkonte me një moment të rëndësishëm në Partinë Socialiste. Atë ditë, në Tiranë zhvillohej Kongresi ku kandidonin për kryetar Pandeli Majko dhe Fatos Nano. “Edhe pse i identifikonin me mbështetje majtas, kanë pasur lidhje edhe në krahun tjetër”, tregon gazetari Hoxha.

“Në një konferencë shtypi që bëra disa ditë përpara, nuk e shpalla si datë por një gazetare vajzë më bëri pyetje dhe tha i keni mbaruar të gjitha, po këtë pse se keni prekur? Unë i thashë që do goditet edhe ajo, e aty në vend improvizova datën që më erdhi në mend ishte kongresi partisë, ne ishim përgatitur ta bënim dhe të nesërmen, por e lamë me grupin atë ditë”, tregon Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit. Në Lushnje u arrestuan pjesa më e madhe e anëtarëve të bandës veç më të rëndësishmit, kreut të saj Aldo Bare. Atë ditë ai ndodhej në Tiranë, madje është parë pranë Pallatit të Kongreseve ku zhvillohej aktiviteti i Partisë Socialiste.

Sipas informacioneve nga drejtues të lartë të policisë për kohën, Aldo Bare është ndihmuar të fshihet nga një deputet. Banesa ku fshihej ka qenë e rrethuar për dy ditë. Aldo Bare është larguar pikërisht me mjetin e një deputeti të Kuvendit. Thuhet se në atë kohë, ka pasur edhe një kërkesë nga policia për marrjen e një autorizimi për kontroll, por leja nuk u dha kurrë. “Natyrisht ai ka qenë në Tiranë atë ditë, ne nuk e dinim, kur u vumë në lëvizje ta arrestonim është fshehur, është ndihmuar për tu fshehur, pastaj ka lëvizur derisa iu bë e pamundur qëndrimi këtu pasi nuk ndaluam përpjekjet për ta vënë në pranga”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Pas këtij episodi, në drejtim të ministrit të kohës, zotit Poçi ka pasur mjaft presione nga kolegë të tij. “Elementë të veçantë, kanë ngritur shqetësime, mua më kanë thërritur edhe në grup parlamentar e kanë kërkuar shpjegim për këtë por kam dhënë përgjigjen”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit. Top Story ka zbuluar nga arkivat edhe këtë dokument që mban datën 19 tetor e vitit 1999, e firmosur nga ish-ministri Spartak Poçi. Ai, informon kryeministrin Pandeli Majko se kryetari i Partisë Socialiste në Lushnje Kujtim Rusho dhe deputeti i zonës Dalip Pero, kanë ngritur shqetësim për arrestimin e anëtarëve të bandës. Ata kanë takuar shefin e komisariatit dhe i kanë thënë se janë arrestuar njerëz që kanë shoqëruar gjithë udhëheqjen.

“Ata i kam thërritur para se ti bëja letër Kryeministrit, në zyrë dhe njëri prej tyre ka qarë, kështu ka qenë, është fakt..Por, absolutisht kjo nuk duhej, opozitës së kohës i interesonte ta përgjithësonte çështjen”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit. Skandaloz është fakti se Aldo Bare u arratis në Itali duke u bërë pjesë e një delegacioni zyrtar të Lidhjes së Shkrimtarëve në fund të vitit 1999. Ai ishte regjistruar si piktor. “Profesori”, kishte siguruar një pasaportë false me emrin Mikel Kodra, e cila mbante pikërisht këtë foto që shihni. “Ne e morëm vesh, u njoftuam nga homologët italianë pas 2 ditësh”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Pas aksionit banda filloi hakmarrjen. Më 25 Shkurt të vitit 2000, në periferi të qytetit i është bërë atentat shefit të komisariatit Lushnje Sinan Meta. Fatmirësisht ai shpëtoi pa lëndime. Ndaj tij organizohet një atentat i dytë, këtë herë me përmasa terroriste. Në 25 Mars, pranë stadiumit të Lushnjes, në vendin ku parkonte mjetin zakonisht Meta, vendosen 5 kilogramë tritol. Maksim Çela, Dritan Vila, Enver Dondollaku dhe Leonard Prifti vendosën lëndën plasëse. Personi që e aktivizoi ishte Riza Balla, një xhenier i ushtrisë. Plani dështoi. Riza Balla, e çaktivizoi lëndën plasëse dhe njoftoi policinë, duke shmangur kështu një tragjedi.

Alfred Shkurti nuk u ndal me kaq. Ai jep urdhër për eliminimin e një punonjësi policie që po u hapte shumë punë. Bëhej fjalë për Klenti Banon. Në 14 prill të vitit 2000, Bano po i drejtohej banesës në lagjen “Xhevdet Nepravishta”. Leonard Prifti, Dritan Vila, Maksim Çela, Gentjan Kulla dhe Enver Dondollaku i bëjnë pritë. Personi që qëlloi ishte Leonard Prifti, i njohur me nofkën “Çibiku”. Bano, ndërron jetë në vend.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aldo bare alfred shkurti banda e lushnjes aldo bare alfred shkurti banda e lushnjes

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet