LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nuk është peshku i madh dhe koka e krimit”, Lela i del në mbrojtje Henri Çilit, thirrje gazetarëve: Qëndroni syçelë

28 Shkurt 2020, 15:32 Nga DOSJA
“Nuk është peshku i madh dhe koka e krimit”, Lela i del

TIRANË– Gazetari Alfred Lela që dikur ka qenë vartës i botuesit Henri Çili, i ka dalë sot në mbrojtje këtij të fundit pasi u vu në pranga në kuadër të një operacioni të gjerë për llogari të Gjykatës së Gjirokastrës. Në një analizë të publikuar në Politiko.al, Lela shkruan se pronari i Universitetit Europian të Tiranës, njëherazi dhe botuesi, Henri Çili duhet të japë llogari për kundravajtjet e tij penale, nëse vërtetohet që ka, por nuk duhet trajtuar si koka e krimit të organizuar në Shqipëri.

Referuar dy reagimeve publike, si nga ana e Drejtorit të Policisë së Shtetit, ashtu edhe nga ana e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, të cilët folën për ‘organizatë të strukturuar kriminale’ dhe ‘efekte të reformës në drejtësi’, Lela shkruan se nuk mund të përkufizohet Çili si pjesë e një ‘strukture të krimit të organizuar’ ndërkohë që sipas tij, disa familje dhe disa personazhe famëkëqij të botës së krimit janë liruar nga kjo akuzë e rëndë për njëqind arsye e shumë ‘moskompetenca’. Gazetari u bën thirrje gjithashtu kolegëve të tij, që të mbeten ‘syçelë’ ndaj kundravajtjeve të pushtetit, pasi sipas Lelës, çfarëdo të ketë bërë Henri Çili, ai nuk është koka e krimit të organizuar në Shqipëri dhe as ‘peshku i madh’ i reformës në drejtësi.

Shkrimi i plotë

Ndalimi i Henri Çilit, një personazh i njohur publik, me një varg akuzash, që shkojnë nga ‘mashtrimi’ deri te ‘ndikimi i organeve të drejtësisë’, u bë lajmi i madh i ditës sot në media. Sigurisht, Çili duhet të përgjigjet para ligjit për akuzat e ngritura ndaj tij dhe, sipas një parimi të shenjtë të drejtësisë, ai mbetet i pafajshëm derisa të provohet fajtor. Policia e Shtetit, me anë të drejtuesve më të lartë dhe nëpërmjet operacioneve të shumëfishta, duke kryer kontrolle në UET dhe më pas në shtëpinë e botuesit, ka bërë gjithçka që të përdorë Çilin si ‘poster man’ të një rrjeti të dyshuar kriminal, për të ngritur një shtjellë komunikimi publik të cilën, të paktën ne gazetarët, duhet ta shohim vëngër dhe me dyshim.

Pas Ardi Veliut, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, që doli në një konferencë speciale shtypi, u shpreh publikisht edhe ministri Lleshaj: me një status në rrjetet sociale ai foli për ‘organizatë të strukturuar kriminale’ dhe ‘efekte të reformës në drejtësi’. Të bën të dyshosh një përkufizim i tillë i Henri Çilit si pjesë e një ‘strukture të krimit të organizuar’ ndërkohë që disa familje dhe disa personazhe famëkëqij të botës së krimit janë liruar nga kjo akuzë e rëndë për njëqind arsye e shumë ‘moskompetenca’. Të bën të shkulesh gazit ironik edhe frymëzimi që kërkon të ngjallë ministri Lleshaj te reforma në drejtësi, duke arrestuar një njeri të botës mediatike dhe universitare, një avokat dhe disa kontrabandistë hashashi ‘small time’, në kufirin Shqipëri- Greqi. A pret publiku, megjithë mend, dhe a do të shpërblehet me faktin se ‘peshku i madh’ i parë i reformës në drejtësi është Henri Çili?!

Është i kuptueshëm ngazëllimi dhe nxitimi, si i z. Veliu dhe i z. Lleshaj, si i policëve dhe prokurorëve të thjeshtë me publicitetin që u siguron emri i Henri Çilit. Eshtë shpagimi që ata kërkojnë dhe marrin të paktën për pak kohë (një ditë e ka edhe korbi, thoshte Camaj) nga njerëz që shkrujanë, botojnë, lobojnë, kanë një zë publik. Imagjinoni sa të lumtur do të ishin sikur të mund të arrestonin edhe Fatos Lubonjën, Andi Bushatin dhe kundërshtarë të tjerë të qeverisë apo të establishmentit. Kjo nuk do të thotë se Çili ishte anti-establishment, ai ishte në fakt përfaqësuesi par excellence i establishmentit; mbrojtës për disa vite i qeverisë; i heshtur përballë korrupsionit të saj, të policisë, të prokurorisë dhe gjykatave. Megjithatë, si zë i njohur i agorës publike, dhe jo si përfaqësues puritan i interesit publik, ai dhe të ngjashmit e tij, pjesë e komentariatit politik, zgjojnë mllefe dhe presin shpagime.

Paradoksalisht, heshtja e Çilit nuk funksionoi për të. Siç as piruetat. Askush nuk i doli për zot sot botuesit të disa gazetave, pronarit të një universiteti, individit me shumë lidhje, të hapura dhe okulte. Gazetarët dhe analistët duhet ta bëjnë, ama. Goditja shproporcionale ndaj Henri Çilit është goditje për të gjithë ne. Ndalimi (apo arrestimi) i tij do t’i shërbejë kryeministrit dhe njerëzve të tij për ta përforcuar tezën e tyre të ‘analistëve dhe gazetarëve të lidhur me krimin’. Çili duhet të paguajë për kundravajtjet e veta (nëse ka), por ne duhet të mbetemi syçelë ndaj kundravajtjeve të pushtetit. Çfarëdo të ketë bërë kolegu ynë, ai nuk besoj të jetë koka e krimit të organizuar në Shqipëri dhe as ‘peshku i madh’ i reformës në drejtësi. Kush na shtyn drejt kësaj, ose është idiot vetë, ose na di neve dhe publikun për idiotë.

Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht, se është arrestuar gjatë natës, pronari i UET, Henri Çili, shoferi i tij, avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 23 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred lela arrestohet henri cili dosja e alikos ne gjykaten e larte henri cili alfred lela arrestohet henri cili dosja e alikos ne gjykaten e larte henri cili

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj