"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Alo policia, këtu fshihet drogë dhe armë”/ Si u kap 17-vjeçari nga Laçi, kanabis dhe pushkë me fishekë në shtëpi,
14 Janar 2021, 16:16Nga DOSJA
LAÇ– Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi është “spiunuar” se mbante në banesë armë dhe kanabis. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i riu me iniciale A.M., i fshihte ato në një banesën e tij pa dijeninë e të atit. Gjatë operacionit “Skuraj 2”, u gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, një armë zjarri pushkë dhe 50 fishekë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Skuraj 2”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.
Sekuestrohen një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.
Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Skuraj, Kurbin, një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Skuraj 2”.
Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. M., 17 vjeç, banues në Skuraj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku jetonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, një armë zjarri pushkë dhe 50 fishekë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 17-vjeçari ka çuar në banesë lëndën narkotike, municionin luftarak dhe armën e zjarrit, pa dijeninë e të atit të tij.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Komanda Europiane Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar paisje të reja Forcave të Armatosura të Shqipërisë për përballimin sa më efikas të...
GREQI- Në përfundim të një operacioni që është zhvilluar në Greqi, është arrestuar një shqiptar.Mediat greke, bëjnë me dije se gjatë kontrollit në dy banesa jan...
TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e parë për 2021, duke përcaktuar edhe anëtarët e saj. Gjatë mbledhjes së sotm...
TIRANË– 923 qytetarë janë ndëshkuar me nga 3.000 lekë secili gjatë 48 orëve të fundit, pasi nuk kishin vendosur masken gjatë kohës që lëviznin në rrugë.Po...
Aktualitet14 Janar 2021, 14:34
TIRANË– Në dosjen e SPAK të dëshmive që janë thelbësore për të çështjen e atentatit ndaj Arjan Ndojës kanë dalë në dritë. Vjehrra e Redjan Rrajës ës...
KAVAJË – Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kavajës, pasi akuzohet se ka marrë 30 bombula oksigjeni nga spitali i qytetit dhe ua ka sh...
TIRANË– Inspektori i Lartë i Drejtësisë z.Artur Metani priti në takim bashkëdrejtuesit ekzekutivë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AAD...
TIRANË- Një aksident ka ndodhur në rrugën e Elbasanit pasditën e sotme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 2 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Në a...