LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori Dinosha letër të hapur Abazoviqit: Ka ardhur koha ta shpëtosh Malin e Zi

6 Shtator 2020, 09:42 Nga DOSJA
Ambasadori Dinosha letër të hapur Abazoviqit: Ka ardhur koha ta

MALI I ZI- Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha pak ditë pas rezultatit të zgjedhjeve në  Malin e Zi dhe krijimit të Koalicionit, i është drejtuar me një letër publike liderit të koalicionit “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviq.

Në letrën e tij Dinosha thotë se tashmë ka ardhur dita që Mali i Zi të shpëtohet nga Abazoviq për sa kohë ai është edhe lideri i koalicionit qeverisës. Ai thotë se po i drejtohet Dritanit në emrin tij personal, si mik i të atit të ndjerë dhe si një shqiptar që ka kaluar beteja në skenën poltike.

Letra e Plotë e Dinoshës:

 Letër e hapur Dritan Abazoviqit

Të ka ardhur dita ta shpëtosh Malin e Zi. I dashur Dritan, Po të drejtohem, pa persi, në emrin tim personal, si mik i babait tënd të ndjerë dhe si shqiptar i cili para teje ka pasur beteja në skenën politike të Malit të Zi.  Po të drejtohem sepse të ka ardhur dita (kucnula URA) për ta shpëtuar Malin e Zi. Pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës, URA jote determinon përbërjen e ardshme të Qeverisë së Malit të Zi. Por, determinon edhe mbrojtjen ose zhdukjen e Malit të Zi të pavarur. Ndoshta më shumë se UNIONI im ( Unioni Demokratik i Shqiptarëve) që ka determinuar logjistikën minoritare që Mali i Zi ta rikthente pavarësinë dhe të bëhej shtet sovran e ndërkombëtarisht i njohur.  Po të drejtohem sepse po dëgjoj se të është mbushur mendja që qeverinë e re ta krijosh me ata të cilët nuk janë të lumtur që është krijuar Mali i Zi i pavarur, që nuk e njohin atë, të cilët e shohin vetëm si Spartë serbe.  Nga ana tjetër, e di se ti e don Malin e Zi. Ndoshta më tepër se unë. Sepse, unë e dua Shqipërinë më shumë se ti.  E di se që të dy kemi qenë të lumtur në ditën e shpalljes së rezultatit të Referendumit me 21 maj 2006.  Unë sot jam krenar, që si njëri prej liderëve shqiptarë kam ndikuar në atë rezultat. Ti nesër do të mund të ishe krenar që si “politicien qytetar” në mënyrë vendimtare do të ndikoje që ky rezultat të vazhdojë të jetojë.  Por, i dashur Dritan, këtë mund ta bësh vetëm nëse heq dorë nga qëllimi yt. Vetëm nëse ujdi bën me kundërshtarin tënd më të madh politik. Pse ta them këtë? Për arsye se në kohën time unë jam sjellë ashtu. Dhe nuk jam penduar.  Z. Millo Gjukanoviq në vitet e 90-ta të shekullit të shkuar ka qenë kundërshtari im më i madh politik, sepse sulmonte më së shumti trupin tim zgjedhor, por ka qenë edhe partneri im më i madh politik, sepse pa të nuk mund të merrej rruga e rikthimit të pavarësisë së Malit të Zi. E pa të, nuk do të zbardhte dita as për malazezët, as për shqiptarët. Për këtë arsye, e kam përkrahur me zemër në zgjedhjet e para presidenciale në fund të viteve të 90-ta, pasi që ai ishte distancuar nga politikat e Sllobodan Millosheviqit. Për këtë arsye e kam përkrahur me zemër në fillim të viteve 2000, per të krijuar logjistikën për shumicën e referendumit, për këtë arsye kam bërtitur deri ne kup të qiellit në mitingun përfundimtar se të gjithë shqiptarët do të përkrahin pavarësinë e Malit të Zi, sespe ai është edhe shtet i tyre. Ashtu edhe u bë. E di me siguri se ishe në mesin e tyre. Nuk ishte pushteti malazez as atëherë, e nuk është as sot pa mangësi. Por, është dashur e duhet edhe sot q t’ia vëmë mirë gishtin kokës se me kë duhet të zvogëlohen ato mangësi, pasi që është vështirë të eleminohen.  I kam folur Millo Gjukanoviqit për ato mangësi dhe lëshime të pushtetit të tij karshi të drejtave demokratike të shqiptarëve publikisht, në Kuvendin e Malit të Zi. Por, edhe kam shtuar se ai do të ketë përkrahjen tonë. Sepse, i kam thënë, “pa Ju Mali i Zi do të ishte i çetnikëve”. (“Bez Vas bi Crna Gora bila Ravna Gora”).  Për këtë arsye e kam përkrahur.  Kështu do të ishte edhe sot. Së këndejmi, ti nuk do të krijosh aleancë me forcat që “Ravna Goren” e duan me shumë se “Crna Goren”. Nuk do të shkosh atje, sepse nuk do të ta bënin hallall malazezët, shqiptarët, disa serbë, boshnjakët, myslimanët, kroatët, romët, rajoni, NATO, BE…  Kishte edhe në atë kohë nga ata që do t’më duartrokisnin sikur të mos e përkrahja. Në prag të Referendumit, kam pasur edhe ofertë që përkohësisht do të më çonte në telat e çiftelisë, vetëm sikur të pranoja që shqiptarët në prag të referenumit të ashpërsonin kursin ndaj Gjukanoviqit. Nuk e doja lavdinë e cila do ta rrezikonte pavarësinë e Malit të Zi, e me këtë edhe pavarësinë e Kosovës. Sikur ti sot të shkoje në aleancë me kundërshtarët e Malit të Zi të pavarur do të kaloje në lakun e lahutës. Do të të lavdonin për një përdorim shefat e tu potencialë në qeverinë e Malit të Zi. Ata të cilët kanë qenë kundër pavarasisë së Malit të Zi dhe të cilët kanë bërë grevë urie kur Mali i Zi e ka njohur Kosovën e pavarur. Do të të bekonte lideri i tyre politik me fustanellë të popit, i cili e ka mallkuar Gjukanoviqin kur e ka njohur Kosovën. Por, Dante do të të hidhte në rrethin e nëntë. Andaj, mos shko atje, të lutem si njeri!  I dashur Dritan, Do të kishe mirëkuptimin tim për ta rrëzuar pushtetin kohëgjatë vetëm sikur të kishe mundësi ta zëvendësoje me një tjetër i cili Malin e Zi do ta kishte në rend të parë.  Por, ta dish se as sot Mali i Zi nuk mund të ruhet pa Millo Gjukanoviqin.  Me partnerët tu potencialë nga Fronti Demokratik në pushtetin e ri, Mali i Zi do të zhdukej. Dalngadalë, por në mënyrë të paevitueshme. Ashtu si edhe ti, që do të zhdukeshe në kthesën e parë të mësymjes së tyre nacionaliste proserbe-ruse në Malin e Zi sovran. Krijo një qeveri pro-evropiane me ata që e kanë krijuar Malin e Zi dhe të cilëve nga posti më i lartë ekzekutiv do t’iu tregoje gabimet e bëra për të cilat duhet të ketë përgjegjësi.  Sikur unë të isha kryetar i PDS-së (Partisë Demokratike Socialiste), e cila edhe këtë herë ishte lista më e fortë zgjedhore dhe pa të cilën nuk do të kishte Mal të Zi të pavarur, do të kisha bërë Kryeministër.  Para kësaj, dua të më thërrasësh për drekë, në shtëpinë tënde, siç ka bërë babai yt në kohën kur po krijoheshin logjistikat për Malin e Zi sovran e ndërkombëtarisht të njohur, të cilin, kësaj radhe, mund ta shpëtoni vetëm ti me bashkëpartiakët tuaj.

Miqësisht

Ferhat Dinosha

Më 31 gusht u zhvilluan zgjedhjet paralamentare në Mal të Zi ku koalicioni opozitar fitojë zgjedhjet duke e bërë për herë të parë pas 30 vitesh Milo Gjukanoviç humbi. Ndërkohë shqiptari Dritan Abazoviç, pas fitores në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 31  gusht, ka krijuar qeverinë e re së bashku me partitë proserbe dhe proruse. Tashmë qeveria e re në Mal të Zi është në drejtimin e Dritan Abazoviç, Zdravko Krivokapiw, Aleksa Beçiç.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dritan abazoviq ferhat dinosha mali i zi dritan abazoviq ferhat dinosha mali i zi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj