LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori gjerman: Kosova të punojë më shumë për t’i bindur vendet që janë skeptike për të liberalizuar vizat

6 Dhjetor 2020, 18:13 Nga DOSJA
Ambasadori gjerman: Kosova të punojë më shumë për

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se pavarëisht ngecjeve të fundit, ShBA dhe BE kanë qëllimin e njejtë kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Diplomati gjerman në një intervistë për Gazetën Express ka folur rreth aktualitetit politik në vend, Gjykatën Speciale, liberalizimin e vizave dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Rohde thotë se për liberalizimit të vizave, Kosova duhet të punojë për t’i bindur vendet anëtare të BE’së që janë skeptike. Ndërkaq rreth punës së Gjykatës Speciale, diplomati gjerman u shpreh se çfarë mund të arrijë një gjykatë që bazohet në sundimin e ligjit është të mos ketë pandëshkueshmëri për krime të kryera nga individët.

Gazeta Express: Gjermania është kryesuese e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të këtij viti. Pse nuk e ka shtyrë përpara çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën?

Jorn Rohde: Gjermania dëshiron progres në këtë çështje dhe e ka futur atë në agjendë në Bruksel. Megjithatë, nuk janë bindur akoma të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Njëkohësisht është me rëndësi për Kosovën që të angazhohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me të gjitha vendet skeptike në mënyrë që t’i bind ato.

Gazeta Express: Si pritni Ju të jetë bashkëpunimi në mes të BE-së dhe SHBA-së gjatë Presidencës së Biden-it, veçanërisht për sa i përket dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë dhe a mendoni se do të gjindet formula për një marrëveshje finale gjatë vitit 2021?

Jorn Rohde: Është e thjeshtë, në të vërtetë. Me gjithë ngecjet e fundit, si BE-ja, ashtu edhe SHBA-ja e ndjekin të njejtin qëllim: normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë. SHBA-ja gjithashtu e mbështet integrimin e plotë të të dyja vendeve në strukturat evropiane. Prandaj unë llogaris në një bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm në mes të BE-së dhe SHBA-së sa i përket dialogut dhe përpjekjeve të përbashkëta për një marrëveshje përfundimtare në vitin 2021.

Gazeta Express: A mendoni se një përfshirje më e madhe e Gjermanisë është e nevosjhme në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë gjatë ndërmjetësimit të BE-së?

Jorn Rohde: Pikësëpari janë Kosova dhe Serbia ato që duhet të merren vesh për çështje të ndryshme. Gjermania ia ka dhënë gjithë mbështetjen e saj përpjekjeve të vazhdueshme të PSBE Lajcak në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe vazhdon ta bëjë këtë. Thirrja ime për të dy palët është kjo: Meqë të dy qeveritë edhe një herë janë zotuar për të qenë serioze përkitazi me dialogun rishtazi në shtator të këtij viti, tani dëshmojeni këtë me vepra dhe ndërtoni mirëbesim! Për shembull: Ka një sërë zotimesh për të cilat janë arritur marrëveshje në Bruksel para disa vitesh, por disa nuk janë zbatuar kurrë, as nga Kosova, as nga Serbia, ose nga asnjëra. Disa nga ato madje nuk janë drejtëprëdrejtë të ndërlidhura me dialogun, por e kanë zënë rrugën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Zbatoni ato tani dhe krijoni besim, i cili mandej e ndihmon suksesin e dialogut, aty ku ka ngecur në të kaluarën.

Gazeta Express: Presidenti Emmanuel Macron ka paralajmëruar një samit të ngjashëm me atë të Parisit për të diskutuar progresin e dialogut Kosovë-Serbi. A është e ftuar edhe Gjermania dhe çfarë mund të presim nga ky samit?

Jorn Rohde: Unë mendoj se nuk është caktuar ende një datë për një ngjarje të tillë, por po, unë supozoj se ajo për të cilën kanë diskutuar presidenti francez dhe kryeministri i Kosovës është një samit tjetër i ngjashëm me atë që është mbajtur në Paris dhe Berlin. Nëse do të ndodhë ai, jam i sigurtë se Gjermania do të merr pjesë. Ne jemi të përkushtuar të konstribuojmë në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe po punojmë në vazhdimësi dhe ngushtë së bashku me partnerët tanë francezë.

Gazeta Express: Si e shihni politikën e Kosovës pa njerëzit që kanë qenë protagonistë në luftë dhe a besoni se Gjykata Speciale do të sjell drejtësi?

Jorn Rohde: Për sa i përket politikës së Kosovës, më lejoni t’ju jap një përgjigje të përgjithshme: Në një demokraci një gjë është e sigurtë: ndërrimi i gjeneratave vjen, herët a vonë. Në shumicën e shteteve evropiane, gjenerata e ashtuquajtur e bumit të foshnjeve, e lindur pas Luftës së Dytë Botërore tashmë ka kohë që e kanë lëshuar skenën aktive politike. Kosova, një shtet shumë më i ri me një popullsi shumë më të re, ndodhet akoma para një ndërrim i tillë të gjeneratave dhe janë votuesit kosovarë ata, të cilët vendosin se kur duhet të ndodh kjo.

Historia është përplot befasi dhe kthesa të tilla mund të ndodhin papritur: Për mua personalisht si një nga ndryshimet më të mëdha rrënjësore të politikës vendore akoma e konsideroj rastin, kur votuesit britanikë menjëhjerë pas Luftës së Dytë Botërore e larguan Kryeministrin Churchill, i cili sapo kishte fituar luftën dhe e zëvendësuan atë me Clement Attlee-n, sikur donin të thoshin: Churchilli ishte lideri ynë në luftë dhe tani, në paqe na duhet dikush tjetër.

Për sa i përket Gjykatës Speciale, do të citoja një shprehje të aktivistit gjermano-lindor për të drejtat civile, Bärbel Bohley, cili disa vjet pas rënies së regjimit gjermano-lindor tha: “Ne pritëm drejtësi dhe morrëm sundim të ligjit.” Që nënkupton se asnjë gjykatë nuk mund të zhbëjë atë që ka ndodhur dhe t’i kthejë më të dashurit. Ajo çfarë një gjykatë, bazuar në sundimin e ligjit, mund të arrijë është, të sigurojë se nuk ka pandëshkueshmëri për krime të kryera nga individët. Kjo merr kohë, por do të ngjallë besim që drejtësia do të çohet në vend.

Gazeta Express: Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deri sa ka folur për konfliktin në Nagarno-Karabak, tha se as Kosova nuk duhet të mbetet një konflikt i ngrirë me Serbinë, sepse do të shpërthente. A mund të krahasohen këto raste dhe a mendoni se Vucic duhet të jetë më i kujdesshëm me retorikën e tij të luftës?

Jorn Rohde: Unë nuk mendoj se vlenë të krahasohen këto raste dhe nuk e kam ndër mend të merrem me supozime. Ajo që unë di, është që të dyja vendet janë zotuar për një rrugë të kundërt: e kjo është rruga e dialogut të paqes dhe pajtimit për të arritur një normalizim të plotë të marrëdhënieve të tyre me një qëllim final anëtarësimin në BE.

Gazeta Express: A duhet Kosova të arrijë unitet politik për të zgjedhur një president të ri?

Jorn Rohde: Pyetja është se çfarë mendohet me unitet. Në demokraci, sigurisht që ai nuk nënkupton mbështetje 100% për një kandidat. Kjo do të ishte një shenjë shqetësuese e një autokracie. Unitet për mua do të thotë se të gjithë sillen sipas rregullave dhe i zbatojnë ato, si dhe që procesi i zgjedhjes është transparent.

Gazeta Express: Si e shihni punën e qeverisë përkitazi me menaxhimin e pandemisë Covid-19?

Jorn Rohde: Së pari, më lejoni të theksoj se asnjë qeveri në botë nuk ka vepruar pa gabime kur është përballur me këtë pandemi të paprecedent. Të gjithë kanë qenë dhe ende janë në fazën e provës dhe gabimeve. Edhe në vendin tim ka diskutime të vazhdueshme lidhur me masat më të mira, për shembull sa i përket vendimeve rreth ashpërsisë së mbylljes. Më duhet gjithashtu të theksoj se në një demokraci, qeveritë mbështeten shumë në bashkëpunimin me dhe disciplinën e qytetarëve të saj për të respektuar vendimet e marrura. Përgjegjësia e qeverisë është të tregojë lidership dhe mandej të zbatojë dhe ekzekutojë vendimet e saj. Teksa i shoh shifrat aktuale në Kosovë, qofshin infeksione të reja, qoftë përqindja e testeve pozitive, apo regjistrat e rasteve aktive dhe ngarkesat e spitaleve, unë shoh dy gjëra, më shumë veprim nga qeveria dhe më shumë disciplinë nga qytetarët.

Edhe në Gjermani është duke u diskutuar çështja se si të ulen shifrat që të mos ngarkohet sistemi. Për muajt e ardhshëm do të jetë akoma e rëndësishme që të vazhdojmë të mbajmë distancën që nënkupton përmbajtjen nga udhëtimet dhe vizitat tek miqtë, apo të afërmit – në mënyrë që të mbrojmë njëri-tjetrin – e di që kjo është tejet e vështirë marrë parasysh festat para të cilave gjendemi. Por sigurisht që kohë më të mira do të vijnë, kur ne më në fund do të shpërndajmë vaksinat dhe sërish do të mund të vizitojmë njëri-tjetrin

MARRË NGA GAZETAEKSPRES

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni jorn rohde liberalizimi i vizave te kosovën jorn rohde liberalizimi i vizave te kosovën

Sondazh

Poll
Bota 6 Dhjetor 2020, 15:51

Detyra herkuliane e shpërndarjes së vaksinës

Që në javën e ardhshme mund të fillojë vaksinimi kundër COVID-19 në Britaninë e Madhe. Deri atëherë priten nga autoritetet rreth 800.000 doza vaksine të Biontec...

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë