LIVE UPDATES
Politike

Amerika iu ka hequr “vizën”! Nga Berisha tek Tom Doshi, kush është ish-zyrtari dhe politikanët që SHBA s’i do në ter

20 Maj 2021, 07:24 Nga DOSJA
Amerika iu ka hequr “vizën”! Nga Berisha tek Tom Doshi, kush

TIRANË– Dje, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” një nga figurat më të larta politike në Shqipërinë e pas viteve ’90; Sali Berishën! Lideri historik i Partisë Demokratike ka mbajtur çdo post të rëndësishëm të Republikës së Shqipërisë, përveç atij të kryeparlamentarit. Por nuk është i vetmi që Amerika i ka vënë “vizën”. Deri më tani në të njëjtin “grup” me Berishën janë edhe personazhe të tjerë publikë, një ndër ta ish-kryeprokurori Adriatik Lalla.

Njeriu më i rëndësishëm në drejtësinë shqiptare përfundoi si i padëshiruar në Amerikë pasi akusohet se është i përfshirë në raste madhore korrupsioni. Për këto të fundit është në një proces gjyqësore edhe në Shqipëri. Departamenti i Shtetit i ndaloi në shkurt të 2018-ës hyrjen në SHBA, Llallës dhe familjes së tij. Njoftimin e bëri publik në atë kohë sekretari i shtetit Rex Tillerson, ku theksohej se ky vendim merrej për shkak të përfshirjes së z. Llalla në korrupsion ose shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut.

“Ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht”, thuhet në deklaratën e DASH. Përveç Llallës, Sekretari Tillerson ndaloi edhe hyrjen në SHBA të familjes së Llallës. Më pas, më 15 mars të 2018-ës për të nisi hetimi për fshehje të pasurisë, shpërdorim të detyrës dhe pastrimit të parave.

Një tjetër personazhi që i është vënë “kryqi” nga Amerika është edhe ish-kryebashkiaku i qytetit të Durrësit, Vangjush Dako. Edhe ky i fundit me pretendimin se ka kryer korrupsion dhe ka shkelur të drejtat e njeriut, nuk mund të shkelë më në Amerikë.  Në 30 korrik 2019, Departamenti i Shtetit njoftoi edhe ndalimin e hyrjes në SHBA për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe anëtarëve të familjes së tij.

“Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia bëjë atë privatisht zyrtarit në fjalë. Në bazë të njoftimit të sotëm, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Vendimi i sotëm, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, është një sinjal i fortë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të luftuar korrupsionin në vende të tjera të botës,”- thuhet në njoftimin e DASH.

I fundit personazh që është shpallur non grata, por më i sulmuari nga Amerika është deputeti (ende në detyrë) Tom Doshi. Kreu i Partisë SocialDemokrate, akuzohet jo vetëm për korrupsion por edhe për shkelje të të drejtave të njeriut në vend. Më 16 prill 2018, DASH njoftoi edhe ndalimin e hyrjes së familjes Doshi në Amerikë, por nuk u ndal aty.

“Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë,”– thuhej në njoftimin e atëherëshëm të DASH.

Sulmi i SHBA ndaj Doshit është intensifikuar gjatë këtij viti, ku vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim publikisht ka kërkuar tërheqjen e tij nga politika dhe përballjen me drejtësinë. Vetëm pak ditë më parë, ajo u shpreh se SHBA kishte furnizuar Prokurorinë e Përgjithshme me informacione për Doshin, duke shtuar se priste që institucionet të bënin punën e tyre. Por kulmi i sulmeve dhe deklaratave kundër Doshit kapi “majën” gjatë fushatës elektorale, ku thuajse çdo ditë Kim e përmendte me emër deputetin, duke e konsideruar si shembullin që nuk duhej ndjekur nga politika.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla sali berisha sali berisha shpallet non-grata tom doshi vangjush dako adriatik llalla sali berisha sali berisha shpallet non-grata tom doshi vangjush dako

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj