LIVE UPDATES
Bota

Analisti gjerman ‘këshillon’ Merkel dhe kritikon Lajçak: Kancelarja duhet të pohojë publikisht atë që tha Bide

27 Shkurt 2021, 11:36 Nga DOSJA
Analisti gjerman ‘këshillon’ Merkel dhe kritikon Lajçak:

Analisti gjerman në Këshillin për Politikë dhe Demokratizim në Berlin Bodo Weber thotë se Gjermania si shtet kyç në BE përmes kancelares Angela Merkel duhet të dalë publikisht dhe ta përsëris atë që e ka thënë presidenti Biden në letrën e tij për Kosovën e Serbinë se marrëveshja finale mes dy shteteve duhet të ketë brenda njohjen reciproke. Njohësi i çështjeve politike të Ballkanit në një intervistë për Gazetën Express u shpreh se ShBA’ja duhet të përfshihet direkt në dialogun Kosovë-Serbi, nëse jo direkt në tryezën e bisedimeve diku përreth saj.

Bodo Weber poashtu u shpreh se Lajçak nuk duhet të shfaq asnjë hartë sepse sipas tij nuk ekziston mundësia që diplomati sllovak ta paraqes pozicionin e BE’së ndaj Kosovës në një hartë.

Eksperti gjerman tutje thotë se Lajçaku nuk do të zëvendësohet por do t’i vazhdohet mandati nga ana e BE’së si Emisar Special edhe pse sipas Weber’it Lajçaku ka bërë disa deklarata dëmtuese si ajo e ndryshimeve kushtetuese pa e saktësuar se çfarë nënkuptonte.

Gazeta Express: Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, në një intervistë për EWB-në, u pa në zyrë me një hartë prapa tij, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë. Kjo shkaktoi shumë reagime në Kosovë. Si e komentoni këtë dhe a mendoni se ai si lehtësues duhet të jetë shumë i kujdesshëm me hollësitë rreth dy shteteve?

Bodo Weber: Definitivisht. Edhe pas shumë lëvizjeve para e prapa përmes Twitter-it dhe sqarimeve shtesë nga BE-ja dhe nga vetë Lajçaku, kjo s’u bë më mirë. Sinqerisht, unë më parë do ta këshilloja z.Lajçakun që të abstenojë nga paraqitja e çfarëdo harte, sepse nuk mendoj se ekziston mundësia që ta paraqesë “pozicionin e BE-së” në një hartë. Pozicioni i BE-së, në anën tjetër, është pozicion i një përçarjeje zyrtare rreth statusit të Kosovës, përderisa në anën tjetër, ai nuk është çfarë këmbënguli zëdhënësi i Politikës së Jashtme të BE’së, Stano, dje – neutral ndaj statusit, sepse themelet e dialogut politik, të vendosura nga marrëveshja e prillit të vitit 2013, dhe të gjitha dokumentet pasuese të BE-së, përfshirë kornizën negociuese për pranimin e Serbisë, janë të mbështetura në parimet origjinale të dialogut, që de facto është njohja e faktit që Kosova është e pavarur, përfshirë nga Serbia, përderisa ishte një qartësi jo e hapur se një legalizim i atij fakti do të qëndrojë në fund të procesit.

Gazeta Express: Administrata e Bidenit ishte e qartë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e përqendruar në njohje reciproke, por Bashkimi Evropian thotë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, pa e përmendur njohjen reciproke. A mendoni se ekziston një dallim mes ShBA-së dhe BE-së në qasjen e tyre rreth marrëveshjes përfundimtare mes dy shteteve?

Bodo Weber: Në thelb, jo – BE-ja, përfshirë z.Lajçak, është mirë e vetëdijshme se asgjë tjetër përpos njohjes reciproke nuk mund të jetë pika e fundit e bisedimeve dhe se pastaj edhe pesë shtetet jo-njohëse do ta ndryshojnë pozicionin e tyre zyrtar, jo vetëm Serbia. Por tash për tash, zyrtarët e BE-së si z.Lajçak, nuk mund ta thonë këtë haptazi. Për këtë arsye, është jetike që përfaqësues të vendeve anëtare kyçe, si kancelarja gjermane, Angela Merkel, të dalin në publik dhe ta përsërisin atë që kanë thënë më parë dhe atë që z.Biden e tha në letrën e tij për Prishtinën dhe Beogradin, në mënyrë që ne përfundimisht të arrijmë te një rinisje serioze e negociatave, duke u mbështetur në bashkëpunimin e ngushtë transatlantik.

Gazeta Express: A mendoni se në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian duhet të jetë edhe një përfaqësues i ShBA-së në tavolinë?

Bodo Weber: ShBA-ja duhet të ketë një ulëse, qoftë në tavolinë, qoftë diku afër saj.

Gazeta Express: A vlerësoni se Miroslav Lajçak ka bërë progres në dialog dhe a meriton ai një zgjatje të mandatit si përfaqësues i posaçëm?

Bodo Weber: Nuk shoh ndonjë apetit brenda BE-së për ta zëvendësuar z.Lajçak me dikë tjetër. Ai definitivisht nuk ka vepruar në mënyrë dëmtuese, siç bënë zonja Mogherini dhe ekipi i saj, dhe nuk e ka çuar përpara shkëmbimin e territoreve. Ai gjithashtu u bllokua nga udhëheqja e negociatave të vërteta pas nënshkrimit të marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë dhe para largimit të administratës së Trumpit. Sidoqoftë, më duhet të them se kurrë nuk i kuptova planin dhe strategjinë pas atyre takimeve të Brukselit, edhe rreth pretendimit pas 4 shtatorit se asgjë nuk ka ndodhur, edhe në kuptimin e lejimit të palëve që t’i definojnë temat që diskutohen. Përfundimisht, sipas meje, ai ka bërë disa deklarata dëmtuese, si këmbëngulja se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare është vetëm çështje muajsh ose kur foli për ndryshimet kushtetuese në Kosovë, pa sqaruar asnjëherë se cilës çështje i referohet saktësisht kjo gjë./GazetaExpress/

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora angela merkel bodo weber angela merkel bodo weber

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj