LIVE UPDATES
Bota

Analiza/ Cili është kriminel lufte dhe kush duhet të vendosë?

17 Mars 2022, 20:04 Nga DOSJA
Analiza/ Cili është kriminel lufte dhe kush duhet të

SHBA- Presidenti Joe Biden e quajti Vladimir Putinin e Rusisë një “kriminel lufte” për sulmet e kryera në Ukrainë, ku spitalet dhe repartet e maternitetit janë bombarduar. Por të shpallësh dikë kriminel lufte nuk është aq e thjeshtë sa të thuash fjalët. Ka përkufizime dhe procese të veçanta për të përcaktuar se kush është kriminel lufte dhe si duhet të dënohen.

Shtëpia e Bardhë e kishte shmangur këtë emërtim ndaj Putinit, duke thënë se kërkon hetim dhe një vendosmëri ndërkombëtare. Pasi Presidenti Biden përdori termin të mërkurën, sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se presidenti “po fliste nga zemra” dhe ripërsëriti deklaratat e saj se ekziston një proces për marrjen e një përcaktimi zyrtar. Sidoqoftë, në përdorimin popullor, fraza ka marrë një kuptim të zakonshëm si një term i përgjithshëm për dikë që është i tmerrshëm.

“Është e qartë se Putini është një kriminel lufte, por presidenti po flet në sensin politik për këtë”, tha David Crane, i cili ka punuar për krimet e luftës për dekada dhe ka shërbyer si kryeprokuror për Gjykatën Speciale të OKB-së për Sierra Leonen, e cila gjykoi ish-presidentin liberian Charles Taylor.

Hetimet për veprimet e Putinit tashmë kanë filluar. SHBA dhe 44 vende të tjera po punojnë së bashku për të hetuar shkeljet dhe abuzimet e mundshme, pas miratimit të një rezolute nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për të krijuar një komision hetimor. Ekziston një tjetër hetim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, një organ i pavarur me qendër në Holandë.

Ne jemi ende në fillim“, tha zoti Crane, i cili tani drejton Rrjetin Global të Përgjegjshmërisë, i cili punon ndër të tjera me gjykatën ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara.

Në ditën e sulmit, organizata e tij ngriti një grup pune që përpilon informacione kriminale për krimet e luftës. Ai po harton gjithashtu një model aktakuze kundër Putinit. Ai parashikon se një aktakuzë ndaj Putinit mund të ngrihet brenda një viti. Por nuk ka asnjë statut kufizimi.

Ja një vështrim se si funksionon e gjithë kjo:

KUSH ËSHTË KRIMINEL LUFTE?

Termi vlen për këdo që shkel një sërë rregullash të miratuara nga udhëheqësit botërorë të njohur si ligji i konfliktit të armatosur. Rregullat përcaktojnë normat e sjelles së vendeve në kohë lufte. Këto rregulla të nxjerra nga Konventat e Gjenevës pas Luftës së Dytë Botërore janë modifikuar dhe zgjeruar gjatë shekullit të kaluar, me protokolle të shtuara më vonë.

Rregullat synojnë të mbrojnë njerëzit që nuk marrin pjesë në luftime dhe ata që nuk mund të luftojnë më, përfshirë civilët, mjekët dhe infermierët, trupat e plagosura dhe të burgosurit e luftës. Traktatet dhe protokollet përcaktojnë se kush mund të shënjestrohet dhe me çfarë armësh. Disa armë janë të ndaluara, duke përfshirë agjentët kimikë ose biologjikë.

CILAT KRIME E BËJNË DIKË KRIMINEL LUFTE?

Të ashtuquajturat “shkelje të rënda” të konventave që përbëjnë krime lufte përfshijnë vrasjet e qëllimshme, shkatërrimin dhe përvetësimin në shkallë të gjerë të pronës që nuk justifikohet nga nevoja ushtarake. Krimet të tjera lufte janë edhe vënia në shënjestër në mënyrë të qëllimshme e popullsisë civile, përdorimi i forcës së tepruar, përdorimi i individëve si mburoja njerëzore dhe marrja e pengjeve.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve gjithashtu ndjek penalisht krimet kundër njerëzimit të kryera në kontekstin e “një sulmi të përhapur ose sistematik kundër çdo popullsie civile”. Këtu përfshihen vrasjet, shfarosja, transferimi me forcë, tortura, përdhunimi dhe skllavëria seksuale. Mënyra më e mundshme që Putini mund akuzohet si një kriminel lufte është përmes doktrinës ligjore të njohur gjerësisht si përgjegjësi komanduese. Nëse komandantët urdhërojnë, dinë ose janë në gjendje të dinë për krime dhe nuk kanë bërë asgjë për t’i parandaluar ato, ata mund të mbahen ligjërisht përgjegjës.

CILAT JANË RRUGËT PËR DREJTËSI?

Në përgjithësi, ekzistojnë katër rrugë për të hetuar dhe përcaktuar krimet e luftës, megjithëse secila prej tyre ka kufizime. Njëra është përmes Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Një alternativë e dytë do të ishte nëse Kombet e Bashkuara do të ofronin të dhënat e tyre të komisionit hetimor një gjykate hibride ndërkombëtare për krimet e luftës për të ndjekur penalisht Vladimir Putinin. Variani i tretë do të ishte krijimi i një tribunali për të gjykuar Putinin nga një grup shtetesh të interesuara si NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja. Një shembull i ngjashëm janë tribunalet ushtarake të Nuremberg-ut pas Luftës së Dytë Botërore kundër udhëheqësve nazistë.

Së fundmi, disa vende kanë ligjet e tyre për ndjekjen penale të krimeve të luftës. Gjermania, për shembull, tashmë po heton Putinin. Shtetet e Bashkuara nuk kanë një ligj të tillë, por Departamenti i Drejtësisë ka një seksion të veçantë që fokusohet në akte që përfshijnë gjenocidin ndërkombëtar, torturën, rekrutimin e fëmijëve ushtarë dhe gjymtimin gjenital të femrave.

KU MUND TË GJYKOHET PUTINI?

Nuk është e qartë. Rusia nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk do të dërgonte asnjë të dyshuar në gjykatën e Hagës në Holandë. Shtetet e Bashkuara gjithashtu nuk e njohin autoritetin e gjykatës. Presidenti Putin mund të gjykohet në një vend të përzgjedhur nga Kombet e Bashkuara ose nga bashkësia e shteteve të interesuara. Por dërgimi i tij atje do të ishte i vështirë.

A JANË NDËSHKUAR UDHËHEQËS NË TË SHKUARËN?

Po. Nga gjykatat e pas Luftës së Dytë Botërore në Nuremberg dhe Tokio e deri tek gjykatat e posaçme të krijuara dekadën e fundit. Udhëheqës të lartë janë ndjekur penalisht për veprimet e tyre në shtete si Bosnja, Kamboxhia dhe Ruanda. Ish-udhëheqësi jugosllav Slobodan Millosheviç u gjykua nga një tribunal i OKB-së në Hagë për nxitje të konflikteve të përgjakshme. Ai vdiq në qeli para se gjykata të merrte një vendim. Aleati i tij serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe udhëheqësi ushtarak serb i Bosnjës, Gjenerali Ratko Mlladiç, u hetuan me sukses dhe të dy po vuajnë dënimin e përjetshëm.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota charles taylor joe biden radovan karaxhiç ratko mlladiç slobodan millosheviç vladimir putin charles taylor joe biden radovan karaxhiç ratko mlladiç slobodan millosheviç vladimir putin

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë