LIVE UPDATES
Aktualitet

ANALIZA/ DSIK bëri rolin e ‘fallxhores’ në raportin e prokurorit Petrit Çano

8 Shkurt 2022, 10:56 Nga DOSJA
ANALIZA/ DSIK bëri rolin e ‘fallxhores’ në raportin e

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka lëshuar në korrik 2020 një certifikatë sigurie të kategorisë “Tepër Sekret” për prokurorin e Krujës, Petrit Çano me afat deri në vitin 2025. Një vit më vonë, i njëjti institucion i raportoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit se Çano nuk duhej të ishte më prokuror. Sipas DSIK-së ai ishte “i papërshtatshëm” për vazhdimin e detyrës.

Por kur Kolegji shqyrtoi raportin sekret, i cili bazoj në informacionin e lëshuar nga një prej agjencive të inteligjencës në vend, rezultoi se ai bazohej mbi një parashikim.

Siç thuhet në vendimin e zbardhur të Kolegjit për Çanon, raporti i DSIK-së “hidhte dyshime mbi një veprimtari në kundërshtim me detyrën e subjektit, e cila do të finalizohej në të ardhmen”. Madje sipas parashikimit paligjshmëria në të cilën ishte përfshirë prokurori kushtëzohej edhe “nga disa ngjarje që nuk kishin ndodhur në kohën e marrjes së informacionit”.

Çano u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 19 korrik 2019, por vendimi u apelua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa në tetor të atij viti.

Prej prillit 2021 deri këtë në shtator të vitit që shkoi Kolegji zhvilloi një duzinë seancash, gjatë të cilave ndaj tij u paraqitën denoncime shtesë dhe raport i ri negativ nga DSIK.

Por siç del në vendimin e zbardhur të trupës së KPA-së, kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Sokol Çomon, Ardian Hajdarin dhe Rezarta Schuetz, denoncimet nuk qëndronin, ndërsa raporti i klasifikuar nuk përmban informacion për kontakte të papërshtatshme, por i referohet një ngjarje potenciale që DSIk mendon se do të ndodhë.

Rrëzimi i DSIK-së

KPA dhe më shpesh KPK kanë rrëzuar disa herë raportet e institucioneve ndihmëse – përfshirë të DSIK-së, por rasti i Çanos duket ‘sui generis’, pasi siç del nga vendimi i Kolegjit raporti për të nuk përmban informacion për shkelje që mund kanë ndodhur, por shkelje që do të ndodhnin.

Nga vendimi i Kolegjit lihet të kuptohet se gjyqtarët nuk kanë pasur as mundësi për të verifikuar përtej sa ishte raportuar.

“Kolegji mbeti pa lëndën që do të përbënte objektin e verifikimit e vlerësimit të sjelljes së subjektit”, thuhet në vendim.

Trupa arsyeton se raporti negativ ishte marrë në shkelje të ligjit, pasi në informacionin e dorëzuar nuk përmendej që Çano të kishte kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, i cili është edhe kriteri për të shpallur papërshtatshmëri. Në vendim trupa arsyeton se raporti mund të shqyrtohej vetëm në kontekstin e profesionalizmit.

Por institucioni raportues nuk e kishte ndjekur më tej informacionin e marrë në rrugë sekrete. Kolegji shprehet në vendim se informacioni u klasifikua si tepër sekret dhe atë nuk mundi ta shihte as Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa, i cili kishte ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e Çanos.

Nga verifikimet e trupës rezultoi se pas gjithë gurgulesë informacioni ishte i pavlerë për të ndryshuar vlerësimin e Çanos në kriterin e figurës.

Kolegji arsyeton në vendim se pas verifikimit të disa fakteve të njohura prej KPA, atyre u rezultoi në fakt se jo vetëm që shkeljet e Çanos nuk kishin ndodhur, por priteshin në të ardhmen, por edhe ngjarja që duhej të ndodhte në mënyrë që prokurori të përfshihej apo të kryente shkelje të ligjit nuk mund të ndodhte.

“Kolegji e analizoi këtë rrethanë në këndvështrim të disa fakteve të njohura prej Kolegjit, në kuptim të nenit 49, pika 3 e ligjit nr. 84/2016, të cilat objektivisht pamundësonin ndodhjen e ngjarjes me të cilën kushtëzohej veprimtaria e dyshuar e subjektit”, thuhet në vendim.

Kolegji shprehet se u gjend “para një situate faktike në të cilën veprimi në kundërshtim me ligjin, i dyshuar se do të kryhej prej subjektit, logjikisht dhe objektivisht nuk kishte ndodhur”.

Rrëzimi i denoncimeve

Pas ankimit nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të çështjes ndaj prokurorit të Krujës Petrit Çano, ndaj këtij të fundit u paraqitën dy denoncime të reja.

KPA u shpreh për denocimet që në seancën gjyqësore. Një prej tyre kishte të bënte me çështje penale ngritur ndaj ndërtuesve të dy pallateve në Krujë. Sipas vendimit prokurori kishte nisur hetim ndaj tyre për shkak të denoncimeve nga blerës të apartamenteve që akuzonin se ishin mashtruar.

Personi në fjalë pretendonte se hetimet në këtë rast ishin hakmarrëse, por provat e sjella nga prokurori, verifikimet e trupës dhe të vëzhguesit ndërkombëtar treguan se në fakt ishte denoncuesi ai që po përpiqj të hakmerrej ndaj prokurorit.

Kolegji shprehet në vendim se në fund “çmoi se informacioni i përcjellë nëpërmjet tij/tyre, nuk plotësonte kriteret e besueshmërisë dhe objektivitetit, sipas parashikimit të nenit 53 të ligjit 84/2016, për pasojë vendosi të mos e hetojë atë”.

Ngjashëm Kolegji vendosi edhe mbi një denoncim tjetër. Sipas KPA informacioni i përcjellë me anë të këtij denoncimi, “nuk u mbështet në asnjë fakt që buronte nga ndonjë dokument ligjor apo që të përftohej nga ndonjë burim prove i njohur nga ligji, për pasojë ai nuk mund të ndikojë në procesin e rivlerësimit për subjektin Petrit Çano”.

Kolegji po ashtu rrëzoi edhe pretendimet e Komisionerit Publik sa i përket pasurive të Çanos. Kolegji nuk gjeti probleme as në veprimet për blerjen e një apartamenti nga vetë prokurori, as në ato në blerjen e një apartamenti nga e bija dhe as në shitjen e disa moblijve në biznesin e vajzës.

“Gjithashtu, ekzistojnë një sërë rrethanash, përfshirë edhe mungesën e kushteve të konfliktit të interesit, të cilat nuk mbështetin konkluzionin se çmimi i vendosur në kontratë është fiktiv, prandaj pretendimi i Komisionerit Publik në këtë drejtim, u vlerësua se nuk është i mbështetur në prova e në ligj”, thuhet në vendim sa i përket pretendimeve për çmim fiktiv të një apartamenti.

Në tërësi pas verifikimeve Çano rezultoi me një bilanc negativ prej 214 mijë lekësh në vitin 2005. KPA shpehet se ky ishte i vetmi fakt në kriterin e pasurisë që u provua ndaj prokurorit, por që në tërësi nuk është konsideruar shkarkues.

Njësoj Kolegji vlerësoi edhe mbi kriterin e profesionalizmit. KPA shprehet se të dhënat statistikore mbi çështje për lirim me kusht e të ngjashme nuk ishin të mjaftueshme për të vlerësuar profesionalisht subjektin, për sa kohë këto nuk ishin çështje që ai kishte ndjekur, por në të cilat ai vlerësohej si drejtues i prokurorisë.

“Gjykimi mbi cilësinë e punës së subjektit si drejtues mbi këto shifra, do të ishte i padrejtë dhe i pambështetur as në një panoramë të plotë të situatës faktike dhe as në dispozitat ligjore që rregullojnë kompetencat e drejtuesit të zyrës”, thuhet në vendim.

Në fund KPA vendosi të linte në fuqi vendimin e Komisionit. “Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji çmon se kërkimi përfundimtar i Komisionerit Publik, se nga vlerësimi i përgjithshëm i të tria kritereve të procesit të rivlerësimit, rezulton që subjekti i rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë, është një konkluzion i pambështetur në situatën faktike dhe parashikimet ligjore”, thuhet në vendim./reporter

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet petrit çano petrit çano

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!