LIVE UPDATES
Bota

Analiza/ DW: BE dhe Ukraina, fituan meskinët

13 Mars 2022, 07:37 Nga DOSJA
Analiza/ DW: BE dhe Ukraina, fituan meskinët

Llogaritet se Vladimir Putin fiton rreth një miliardë euro në ditë nga eksportet e naftës dhe gazit. Dhe sa më të larta të jenë çmimet, aq më shpejt mbushet arka e luftës. Por Gjermania dhe të tjerët vazhdojnë ta refuzojnë bojkotin, duke thënë se do të ishte shumë e shtrenjtë për ekonomitë e tyre. Dhe kur erdhi puna që Ukrainës t’i jepej një sinjal për t’iu bashkuar BE-së, evropianët nuk gjetën përgjigje tjetër, përveç formulave të zakonshme boshe diplomatike.

Pati një ndarje midis vendeve anëtare të reja dhe të vjetra dhe një debat të gjatë se çfarë sinjali mund t’i jepte BE-ja Ukrainës për dëshirën e saj për t’u anëtarësuar. Të gjithë e dinë se ky është një gjest simbolik. Për t’u dhënë shpresë njerëzve të torturuar dhe ndjenjën se janë të pranuar nga Evropa. Sepse është pikërisht ky orientim politik i vendit drejt perëndimit për të cilin ata tani po paguajnë një çmim të tmerrshëm.

Arsyetim i dobët ndaj një vendi në luftë

Por europiano-lindorët, të cilët donin t’u dërgonin një sinjal fqinjëve të tyre, dështuan për shkak të rezistencës nga Holanda dhe të tjerët që thirren në rregullat e BE-së: Se nuk mund të bëni përjashtime dhe se një pranim i tillë zakonisht kërkon shumë vite. Ky është një arsyetim i dobët në një vend që po bombardohet deri në themele nga Rusia. Por në BE mbizotëron kujdesi dhe dyshimi. Presidenti ukrainas Zelenski tha në fund se ishte i zhgënjyer me rezultatin. Dhe me shumë të drejtë!

Udhëheqësit e BE-së ende po mburren për sanksionet e ashpra që vendosën ndaj Rusisë menjëherë pas fillimit të luftës. Dhe, me shtrëngimin e mëtejshme të vidhës së sanksioneve, ndoshta do të bllokojnë edhe disa banka të tjera dhe disa oligarkë të tjerë do të futen në listën e zezë. Kjo e dëmton ekonominë ruse në planin afatmesëm dhe afatgjatë, por nuk i bën as përshtypjen më të vogël Vladimir Putinit. Nuk mjafton për ta detyruar atë për një armëpushim apo që të ulet në tryezën e bisedimeve.

Në vend të kësaj, ai kryen çdo ditë krime lufte, duke bombarduar popullatën civile, duke gjuajtur me raketa kolonat e evakuimit, spitalet e lindjes dhe kopshtet e fëmijëve. Është strategjia e tokës së djegur. Dhe evropianët mbushin arkën e tij të luftës me rreth një miliardë euro çdo ditë, sepse vazhdojnë të blejnë naftë dhe gaz prej tij.

Bojkoti i energjisë nuk po vjen

Kur, nëse jo tani, do të ishte momenti për t’i mbyllur rubinetin Putinit? Por edhe këtu interesi vetjak triumfon mbi moralin. Kjo do të dëmtonte rëndë ekonominë gjermane, thotë kancelari Olaf Scholz. Hungaria, Bullgaria dhe të tjerët gjithashtu janë kundër, sepse janë shumë të varur nga furnizimet nga Rusia. Edhe nëse shumica e gjermanëve janë tani në favor të një bojkoti të tillë, zyrtarët e qeverisë po bëhen më të kujdesshëm dhe të frikësuar.

Ndoshta bllokada do të vijë në fund, pasi Ukraina të jetë kthyer në rrënoja totale, kur numri i të vdekurve të bëhet i padurueshëm dhe numri i refugjatëve aq sa të mos përballohet. Por atëherë do të jetë shumë vonë. Tani ky sanksion i fundit ndoshta mund të bënte një efekt. Ndërsa evropianët po e ndihmojnë Putinin të fitojë luftën. Dhe asnjë nga mesazhet e dëshpëruara të Presidentit të guximshëm të Ukrainës nuk e ndryshojnë këtë fakt.

Dikush gjithashtu duhet të pyesë se sa e mençur ishte që në radhë të parë të përjashtohej një zonë e ndaluar fluturimi mbi Ukrainë. Vendet e BE-së, shumica e të cilave janë gjithashtu në NATO, u tërhoqën shpejt nga kërcënimet e paqarta të Putinit me raketa bërthamore. Strategët më të zgjuar do ta kishin lënë këtë pyetje në errësirë, sepse në këtë mënyrë krerët e qeverive bënë të qartë mbi të gjitha një gjë: çfarëdo që të ndodhë dhe sado e tmerrshme të bëhet gjendja në Ukrainë, ne do të jemi gjithmonë vetëm spektatorë!

BE-ja dëshiron të kujdeset për veten tani

Në fillim pati fjalë të mëdha se kjo luftë ishte një sulm ndaj gjithë Evropës dhe sigurisë së saj. BE-ja arriti në përfundimin se tani duhet të kujdeset për veten, autonominë e saj ekonomike, mbrojtjen dhe vendin e saj në botë. Kjo nuk është e gabuar – përkundrazi, sepse gjeopolitikisht deri tani ka munguar gjithçka për vite me radhë. Por duke pasur parasysh tragjedinë në Ukrainë, kjo është shumë pak. Në fund mbizotëruan skeptikët, hezituesit dhe meskinët. Ata ua lanë Ukrainën raketave të Putinit dhe iluzioneve të tij për ringjalljen e Perandorisë Ruse. BE-ja po furnizon me ndihma dhe armë dhe po kujdeset për refugjatët – por nuk duket e gatshme të marrë përsipër rreziqe më të mëdha dhe të përdorë më shumë burime. Javët dhe muajt e ardhshëm do të tregojnë nëse i kanë bërë llogaritë gabim. / Barbara Wesel, Deutche Welle

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj