LIVE UPDATES
Bota

Analiza e FP: Ka ardhur koha të mendojmë për një botë pa Vladimir Putin

12 Shkurt 2021, 12:08 Nga DOSJA
Analiza e FP: Ka ardhur koha të mendojmë për një botë

RUSI– Presidenti Vladimir Putin ka qenë udhëheqësi i Rusisë që prej viti 2000, kur ishte vetëm 48 vjeç. Një brez i tërë i të rinjve rusë, nuk ka njohur ndonjë udhëheqës tjetër. E megjithatë, një Putin tanimë i plakur, duket i vetëdijshëm për vdekshmërinë e tij, dhe po merr masa për të siguruar stabilitetin që ai solli në Rusi edhe kur të mos jetë më në këtë botë.

Në Perëndim ai perceptohet si një autokrat i pamëshirshëm, qëllimi i vetëm i të cilit është të sigurojë pushtetin e vet personal, ndërsa pasuron veten dhe aleatët e tij.

Qasja më këmbëngulëse që Rusia ka pasur nën sundimin e tij, si në periferinë e saj të menjëhershme, ashtu edhe në skenën ndërkombëtare, është parë si një agresion i hapur, me qëllimin përfundimtar rimarrjen e territoreve të humbura gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik.

Tek këto perceptime ka disa të vërteta, por edhe disa shtrembërime. Sigurisht, Putini ka përdorur të gjitha mjetet që ka në dispozicion, përfshirë kërcënimet, ndjekjet penale dhe dhunën për të siguruar qëndrimin e tij në pushtet, ndërsa ka grumbulluar një pasuri të madhe.

Por në nivelin shtetëror, këto veprime janë më shumë një mjet drejt një qëllimi, sesa vetë qëllimi. Para ngjitjes së Putin në pushtet, Rusia e viteve 1990, shihej gjerësisht si një shtet gangsterësh, ku oligarkët që kishin zhdukur kufijtë midis biznesit legjitim dhe ndërmarrjes kriminale, talleshin me shtetin dhe përdornin lidhjet e tyre politike për të plaçkitur ekonominë kombëtare.

Putin nuk i dha fund korrupsionit, por ai pohoi epërsinë e shtetit dhe interesave të tij mbi gjithçka tjetër, përfshirë synimet e oligarkëve dhe vetë ligjit. Tani territori kontrollohet

nga njerëzit e Putinit, dhe lufta midis oligarkëve menaxhohet dhe mbahet kryesisht larg vëmendjes së publikut.

Së bashku me bumin e çmimeve të naftës në vitin 2000, kufizimi i korrupsionit dhe ripërtëritja e biznesit mundësoi një bum ekonomik, që e transformoi jetën e rusëve të zakonshëm pas dëshpërimit të viteve 1990, dhe hodhi bazat e popullaritetit të Putinit.

Por së bashku me këtë erdhën një sërë veprimesh të rrezikshme, të cilat synojnë të sigurojnë ato që Rusia i sheh si interesat e saj kryesore të sigurisë, përfshirë qasjen në Detin e Zi dhe hegjemoninë në rajonin e Kaukazit. Putini nuk është përgjegjës vetëm për hartimin e politikave të jashtme dhe të brendshme të Rusisë.

Ai drejton një grupim të palëve të interesuara, që përfshin udhëheqësit e biznesit, ‘silovikët’ e forcave të armatosura dhe shërbimeve të sigurisë, si dhe manjatët rajonalë. Putin dhe rrjeti i tij përfitojnë drejtpërdrejt nga postet e tyre. Por edhe rrjeti më i gjerë i palëve të interesuara, dëshiron të mbetet në pushtet dhe të ruajë qasjen e tij në burimet e shtetit, pavarësisht nëse Putini do vijojë të jetë apo jo në krye.

Udhëheqja ruse, po synon të vendosë një stabilitet politik afatgjatë, që do t’i pengonte liderët e ardhshëm të prishin ekuilibrin që kanë krijuar ata. Nga perspektiva patriotike e Putinit, kjo do ta shpëtojë Rusinë nga një lider tjetër i dobët si ish-presidenti Boris Jeltsin, që do të lejonte dobësimin nga brena të Rusisë.

Mekanizmi kryesor për sigurimin e kësaj vazhdimësie janë ndryshimet e fundit kushtetuese që janë duke u miratuar, të cilat krijuan një ndryshim elegant por gjithsesi të konsiderueshëm të qeverisjes. Për shembull, sipas kushtetutës së re, Duma (parlamenti rus) ka tashmë kompetencën ekskluzive për të emëruar një seri anëtarësh kabineti të fokusuar në politikën e brendshme dhe politikat ekonomike.

Ndërkohë, presidenca merr kompetenca më të qarta në emërimin e një pjese të kabinetit që merret me politikën dhe sigurinë e jashtme. Me një rëndësi të ngjashme është roli në rritje i të ashtuquajturit Këshilli i Rusisë, përfshirë Këshillin e Sigurimit dhe Këshillin e Federatës që përfaqëson rajonet e Federatës Ruse.

Miratimi i këtyre ndryshimeve, do ta çojë Rusinë drejt një forme udhëheqjeje që mbështetet më shumë mbi një konsensus midis aktorëve kryesorë, sesa tek një politikë e diktuar nga një njeri i vetëm. Ky ndryshim kërkon jo vetëm ndryshimin e ligjeve, por edhe të kulturës politike.

Gjithashtu ky proces ka nevojë për një themel të caktuar të stabilitetit, në vend të një sistemi të ndërtuar rreth lidhjeve dhe karizmës së një njeriu. Kjo ka nënkuptuar një zgjatje të kohës së qëndrimit në detyrë të Putinit, për të lehtësuar tranzicionin dhe reformën drejt një epoke post-Putin.

Duke pasur parasysh historinë e Rusisë dhe realitetin e dinamikës së saj të brendshme, është plotësisht e mundur që largimi i Putinit nga skena, qoftë me një pensioni real apo përmes vdekjes, do të shkaktojë një konkurrencë të ashpër brenda elitave ruse.

Udhëheqësit politikë, oligarkët dhe zyrtarët e shquar të sigurisë, kanë luftuar në heshtje për pushtet nën sundimin e Putinit. Por pa personalitetin e tij të fortë dhe fuqinë e centralizuar që ai mishëron, konfliktet të tilla rrezikojnë që të përçajnë organet qeveritare ruse dhe të sjellin më shumë ngërçe sesa në konsensus.

Duke pasur parasysh kompleksitetin e këtij transformimi politik, mungesa e kuptimit të strukturave udhëheqëse ruse nga administratat perëndimore paraqet disa sfida të rëndësishme.

Perëndimi duhet të nisë të marrë parasysh se si do të duket një Rusi pa Vlaidmir Putin, duke analizuar në detaje sistemin e ri, dhe duke parë mundësitë për të kultivuar dhe mbështetur njerëzit brenda këtyre strukturave të fuqisë, të cilët mund ta drejtojnë Rusinë në një kurs më të favorshëm për interesin e SHBA-së.

Në funksion të këtij qëllimi, Shtetet e Bashkuara duhet të jenë jashtëzakonisht përllogaritëse në zbatimin e sanksioneve kundër anëtarëve të qeverisë ruse, dhe të jenë mjaft fleksibël për të lehtësuar ose eleminuar ato si një shenjë e mirëbesimit.

Zbatimi i sanksioneve është përdorur masivisht vitet e fundit, dhe rrezikon të tjetërsojë një brez të ardhshëm liderësh që e ndiejnë veten si më të afërt me Perëndimin. Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të ndërgjegjshme, se ndryshimet e ardhshme mbi mënyrën se si qeveriset Rusia dhe kush e udhëheq, janë më së shumti dy dekada larg. Ndaj Uashingtoni duhet të punojnë jo vetëm për ballafaqimin me Moskën sot, por edhe me udhëheqësit e së ardhmes.

Shkruar nga Jeff Hawn &Sim Tack “Foreign Policy

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vladimir putin vladimir putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj