LIVE UPDATES
Insights

ANALIZA: Kush e donte të vdekur Aleksei Navalny-n?

1 Shtator 2020, 16:47 Nga DOSJA
ANALIZA: Kush e donte të vdekur Aleksei Navalny-n?

Vizita e Aleksei Navalnit në Siberi javën e kaluar, shkoi si shumica e udhëtimeve të tjera që ai ka ndërmarrë në mbarë vendin, për të nxitur zemërimin popullor kundër presidentit Vladimir Putin. Lideri më popullor i opozitës ruse bëri shumë selfi me mbështetësit, u zhyt për qejf në lumin Tom, dhe shmangu një kurth të dukshëm nga ana e shërbimeve sekrete ruse.

Gjatë fluturimit për në Moskë, Navalni nisi befas të ndjehej keq dhe të mbulohej nga djersët, kishte marrje mendsh, dhe për pak sekonda u rrëzua në banjon e avionit. Pasagjerët e dëgjuan duke rënkuar nga dhimbjet, para se të humbte ndjenjat.

Një javë më vonë, ai mbetet në gjendje kome në një spital të Berlinit në Gjermani, ku sipas mjekëve analizat sugjerojnë se ai është helmuar me një element kimik të quajtur kolinterazaza, përdorimet e të cilit variojnë nga prodhimi i ilaçeve, apo pesticideve në bujqësi, deri tek agjentët nervorë.

Sulmi ndaj Navalnit atentati i gjashtë i këtij lloji kundër një disidenti rus në 5 vitet e fundit ka provokuar një reagim të ashpër nga ndërkombëtarët, në një shkallë që nuk është parë që nga helmimi i ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal në Britaninë e Madhe në vitin 2018 me agjentin nervor Noviçok.

Moska pretendon se nuk ka gjetur ndonjë provë se Navalni është helmuar, dhe i ka hedhur poshtë si një “zhurmë boshe” akuzat për përfshirjen e shtetit në këtë ngjarje. Megjithëse aleatët e Navalnit e drejtojnë gishtin tek Kremlini, aktivisti opozitar ka krijuar një listë të gjatë armiqsh të plotfuqishëm.

“Në thelb, kemi të bëjmë me një përpjekje për ta zhdukur atë si një kërcënim. Ata e trajtojnë këtë çështje sipas mentalitetit klasik të KGB: “Asnjë njeri, asnjë problem!”- thotë Vladimir Milov, ish-zëvendësministër i Energjitikës, që është aktualisht këshilltar i Navalnit.

“Me eliminimin  tij, ata synojnë të vrasin emblemën, dhe t’i japin fund ekipit drejtues të opozitës. . .Por Kremlini gabon rëndë nëse mendon, se pa të do të ndalet lëvizja popullore opozitare”-shton ai. Në një dekadë aktivizëm, Navalni, 44-vjeç, ka krijuar një sfidë të jashtëzakonshme ndaj Vladimir Putinit, pavarësisht nga armiqësia e vazhdueshme e shtetit ndaj tij.

Pasi u censurua plotësisht nga mediat e kontrolluara nga Moska, aktivisti krijoi një audiencë të madhe në YouTube me hetimet virale anti-korrupsion, të cilat i përdori për të organizuar protestat më të mëdha në historinë moderne të Rusisë.

Në vitin 2012, kur Navalni drejtoi një seri protestash kundër rikthimit të Putinit në Kremlin si president, mbështetësit e pyetën:”Pse mendoni se nuk do të vritesh nga ata, dhe çfarë ndodh nëse të vrasin?- kujton Sergei Guriev, profesor në Universitetin Shkenca Po në Paris, dhe një ish-këshilltar i Kremlinit.

Përgjigja e Navalnit ishte:Rusia është një vend i rrezikshëm, dhe kjo është arsyeja pse unë po komunikoj me ju, me shpresën se mund të angazhoheni në kauzën tonë të përbashkët”.  Teksa popullariteti i Navalnit po rritej, po kështu u shtuan edhe përpjekjet e shtetit për ta ndalur atë.

Ai është burgosur 13 herë për protestat kundër Putinit, dhe në vitin 2013 u dënua me 6 vjet burg me akuzën e përvetësimit. Presioni ligjor, është shoqëruar vitet e fundit me një seri sulmesh fizike brutale. Në vitin 2017, një aktivist pro-Kremlinit hodhi drejt tij një substancë kimike, e cila e verboi në njërin sy.

Vetë Navalni beson se u helmua në burg vitin e kaluar. Vizita e tij në Siberi javën e kaluar, ishte një përpjekje për të zgjeruar fushatën e tij të re mbi “votimin e zgjuar”, duke u bërë thirrje mbështetësve të votojnë taktikisht kundër partisë së Putinit, Rusia e Bashkuar në zgjedhjet rajonale të shtatorit.

Ai pretendon se strategjia e re i kushtoi partisë së Putinit gati gjysmën e vendeve në këshillin e qytetit të Moskës në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Guriev, tani një këshilltar jozyrtar i Navalnit, thotë se “votimi i zgjuar” përbën një shqetësim të veçantë për Kremlinin.

Ekonomia ruse në stanjacion, dhe reagimi i dobët i Putinit ndaj pandemisë, e ka zbehur ndjeshëm popullaritetin e tij. Një sondazh i muajit qershor nga Qendra Levada, zbuloi se  Navalni ishte politikani i dytë më “frymëzues” i Rusisë pas presidentit Putin. Nëse strategjia është e suksesshme, thotë Guriev, Navalni mund të ndihmojë në përhapjen e përçarjeve në partinë e Putinit.

Navalni ka mbështetur protestat në qytetin lindor Kabarovsk, rreth arrestimit të guvernatorit popullor të “opozitës sistemike” Sergei Furgal, duke rritur frikën për më shumë humbje të Rusisë së Bashkuar në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. “Ai është kërcënimi i vetëm me të cilin po përballet partia në pushtet”- thotë Guriev.

Ndërkohë Milov flet për shpejtësinë me të cilën u grumbullua disidenca në internet në Bjellorusinë fqinje , ku 3 javët e fundit të protestave masive kundër sundimit 26-vjeçar të Aleksandër Llukashenkos të mbështetur nga Rusia, e kanë tronditur Kremlinin.

Blogeri pak i njohur Sergei Tikanovski, u bë shpejt i njohur përmes kanalit të tij në YouTube, duke ndërmarrë udhëtime në të gjithë vendin, sipas qasjes së Navalnit. Kur u arrestua, gruaja e tij Svetlana Tikanovskaja garoi në vend të tij në zgjedhjet presidenciale, dhe u shndërruar në strumbullarin e protestave.

“Shihni Bjellorusinë. Atje po ndodh një revolucion i YouTube. Tikanovskaja është Navalni bjellorus”– thekson Milov. Ndërsa Rusia e mohoi përfshirjen e saj në çështjen “Skripal”, helmimi i Navalnit e ka vënë sërish Kremlinin në pozita mbrojtjeje.

Policia ruse pretendon se të dhënat e deritanishme nuk tregojnë gjurmë helmi, ndërsa nga ana tjetër refuzon të nisë një hetim penal, duke shtuar se kamerat e sigurisë nuk gjetën asgjë të dyshimtë, pavarësisht një operacioni të gjerë mbikëqyrje gjatë gjithë udhëtimit nga ana e shërbimeve sekrete ruse.

Pakënaqësia me veprimtarinë e Navalnit, ka ardhur shpesh edhe nga oligarkët që kanë lidhje të ngushta me Kremlinin, dhe që janë përmendur në hetimet e tij anti-korrupsion. Alisher Usmanov, miliarderi që dominon industrinë e metaleve dhe teknologjisë, ishte subjekt i një hetimi të vitit 2017 nga Navalni.

Aktivisti e akuzoi se i kishte dhënë dhurata të çmuara kryeministrit të atëhershëm Dimitri Medvedev. Në kundërpërgjigje, Usmanov postoi dy video në mediat sociale ku e cilësonte Navalnin një “dështak”, duke shtuar:”Unë pështyj mbi ty!”. Më vonë fitoi një çështje gjyqësore kundër Navalnit, dhe gjykata urdhëroi heqjen nga interneti të investigimit.

Jevgeni Prigozhin, që është vënë nën sanksione nga SHBA për aktivitetet e tij të dyshimta, nga një rrjet famëkeq hakerash në Shën Petersburg, tek aktivitet me ushtri mercenare në Afrikë, tha këtë javë se synon të zbatojë një vendim gjykate, sipas së cilës fondacioni i Navalnit duhet t’i paguajë 1.2 milionë dollarë borxhe, që i detyrohet shoqërisë së tij.

Me gjithë listën e gjatë të armiqve të Navalnit, zyrtarët rusë pretenduan në ditët e para pas helmimit, se ai përbënte një kërcënim më të madh për Kremlinin në gjendje kome – pas një sulmi që shumëkush e lidh me shtetin – sesa i gjallë dhe aktiv në YouTube.

“Ai depërtoi vërtetë nën lëkurën e njerëzve të pasur, por nuk mendoj se përbën një kërcënim kaq të madh për regjimin, saqë ky i fundit ta eliminojë atë”-thotë një person që komunikon rregullisht me zyrtarë të lartë në Kremlin. “Në rast se nuk ka një hetim publik bindës, opozita do ta drejtojë gishtin drejt autoriteteve. Dhe nuk do të jetë e vështirë të gjesh një “kokë turku” për këtë ngjarje”- shton ai.

“Por padyshim që nuk është Putini dhe as qeveria pas kësaj ngjarje. Të paktën kështu shpresoj”– thekson personi që flet në kushte anonimati. Vladimir Ashurkov, drejtori ekzekutiv i fondacionit të Navalnit, thotë se dështimi për të hetuar 2 sulmet e mëhershme, nën kupton se Kremlini duhet të marrë përgjegjësinë për helmimin, edhe nëse nuk ka qenë direkt i përfshirë në të.

“Ne nuk e dimë me siguri, nëse sulmi ishte porositur personalisht nga Putini. Por ne e kuptojmë se ai krijoi kushtet që kjo të ndodhë, dhe autorët nuk do të ndëshkohen”-thotë ai.

Pak orë pasi Navalni u shtrua në spital, 2 liderët më të fuqishëm të BE kërkuan që Moska të niste një hetim të plotë mbi ngjarjen.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, dhe presidenti francez Emanuel Makron, dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, duke i ofruar shërbim mjekësor dhe azil politik Aleksei Navalnit. Brenda 24 orësh mjekët rusë që e trajtuan atë, u tërhoqën nga këmbëngulja e tyre se ai nuk mund të transferohej diku tjetër pasi rrezikonte shumë.

Familja e Navalnit, pretendoi se kjo ishte një taktikë për të penguar diagnostikimin e helmimit. Ai u dërgua në Berlin me një avion privat të porositur nga një OJQ gjermane.

Ndërsa Moska ngurron të ndërmarrë ndonjë hetim serioz, mbështetësit e Navalnit i kanë varur shpresat tek presioni ndërkombëtar mbi Kremlinin.

Vetëm të mërkurën gati një javë pas helmimit  Kremlini bëri më në fund thirrje për një hetim të plotë dhe objektiv, pas një takimi midis presidentit Putin dhe kryeministrit italian Xhuzepe Konte. Por pak nga mbështetësit e Navalnit, presin që hetimi paraprak të arrijë ndonjë gjë më shumë.

Vjaçesllav Volodin, kreu i parlamentit rus, tha se do të drejtojë një hetim të veçantë për të përcaktuar nëse helmimi ishte “një përpjekje e fuqive të huaja, për të dëmtuar shëndetin e një qytetari rus, me synim nxitjen e tensioneve brenda Rusisë, dhe për të hedhur akuza të reja ndaj vendit tonë ”

Ndërsa ai mbetet ende në koma, stafi i Navalnit po i bashkohet fushatës së “votimit të mençur”. Miqtë e tij thonë se helmimi vetëm sa do të forcojë vendosmërinë e Navalnit për të vijuar betejën opozitare, dhe do ta bëjë atë të refuzojë ofertën e Gjermanisë për azil politik.

“Unë ua them me 120 për qind, se ai nuk do ta bëjë kurrë atë gjë. Ai do të qëndrojë në Rusi, dhe do të vazhdojë të bëjë atë që bën. Dhurata më e madhe që mund t’u bënim njerëzve në Kremlin, është të ngrihemi dhe ikim nga vendi”- thotë një nga bashkëpunëtorët e tij.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione aleksei navalnit henry foy max seddon aleksei navalnit henry foy max seddon

Sondazh

Poll
Insights 1 Shtator 2020, 06:50

Tani Edi të puthet me Milon

Rezultati i zgjedhjeve në Mal të Zi ishte një shpullë e papritur ndaj elitave të verbëra të perëndimit, ndaj burokratëve të Brukselit dhe atyre që e përdorën kr...

Insights 29 Gusht 2020, 06:14

Televizioni me parabolë dhe fqinji im Taku!

Sapo kishin dalë antenat parabolë. Unë nuk kisha lekë ta blija. Taku, komshiu im zemërmirë, kishte lekë sepse atë kohë shiste “vjetërsina”, priza, f...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë