LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA/ Obama bën paralajmërimin e ashpër për demokracinë amerikane, kritikat për Trump

20 Gusht 2020, 16:29 Nga DOSJA
ANALIZA/ Obama bën paralajmërimin e ashpër për

SHBA–  Ish-lideri amerikan, Barack Obama gjatë një fjalimi në Filadelfia para popullit amerikan, ka paralajmëruar se pasardhësi i tij, Donald Trump ishte në prag të shkatërrimit të vetë demokracisë. Dueli i fundit mes Barack Obamës dhe Donald Trump tregoi dy ekstreme të qeverisjes së tyre në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Obama, një lider serioz dhe intelektual, mbajti një ligjëratë komplekse gjatë Konventës Kombëtare Demokratike. Ai bëri thirrje për një spastrim historik, duke përfshirë Themeluesit, Lëvizjen për të Drejtat Civile, trashëgiminë e emigrantëve të Amerikës dhe të rinjtë amerikanë, të cilëve sot u ka kërkuar për të shpëtuar liritë e tyre ashtu si e kishin bërë paraardhësit e tyre sa herë që premtimet e politikanëve nuk janë mbajtur.

Pas fjalimit të Obamës, Trump u shqetësua shumë dhe menjëherë mohoi akuzat ndaj tij, duke pretenduar se janë gënjeshtra. Gjithashtu ai shtoi se kishte prova  të çuditshme për paraardhësin e tij.

Në 2004, Obama mbajti fjalime të jashtëzakonshme, mbase naive drejtuar DNC, që në thelb jepnin mbështetje ndaj të rinjve amerikanë. Ndërsa gjashtëmbëdhjetë vjet më pas Obama paralajmëroi Amerikën se duhet të presë që një “president të jetë kujdestari i kësaj demokracie”.

“Ne duhet të presim që pavarësisht nga egoja, ambicia apo bindjet politike, presidenti do të ruajë, mbrojë liritë dhe idealet që aq shumë amerikanë marshuan për lirinë dhe përfunduan në burg, ku në fund vdiqën për të.”- tha ai.

Obama, tashmë një qytetar amerikan pa asnjë post të lartë në qeverinë aktuale, nuk ka fuqi zyrtare dhe asnjë mandat për të folur me popullin amerikan ashtu si bëri mbrëmjen e së mërkurës, në një kongres virtual i izoluar në shtëpi si shkak i pandemisë.

Por ai mbart statusin e tij historik, peshën morale të udhëheqësit së Shtëpisë së Bardhë dhe popullaritetin e qëndrueshëm në gjysmën e vendit të revoltuar nga abuzimet Administratës Trump. Ish-Presidenti e paraqiti veten si mbrojtës të demokracisë, të 243 viteve, të normave kushtetuese dhe autoritetit të huazuar nga masat që nuk u imponuan nga një udhëheqës i fortë.

“Mos lejoni që ata t’ju heqin pushtetin tuaj. Mos lejoni që ata të heqin demokracinë tuaj. Bëni një plan tani për mënyrën sesi do të përfshiheni dhe do të votoni. Bëjeni sa  më shpejt që të mundeni dhe tregoni familjes dhe miqve tuaj se si ata mund të votojnë. Ajo që ne bëjmë jehonë përmes brezave.”- tha Obama në thirrjen e tij për qytetarët, mesazh i thellë i  një lideri politik për politikat e trashëgimisë shkatërruese të paraardhësit të tij.

Demokratët kanë pritur katër vjet që Obama të flasë në një mënyrë të tillë. Por, sikur të kishte bërë një koment të përditshëm për zemërimet e Trump, paralajmërimi i ish-komandantit ditën e djeshme do të kishte mungesë ndikimi.

Ai e qortoi Trumpin në terma ‘mahnitëse’ si anëtar i klubit të presidentëve, një vëllazëri që lideri aktual e përçmon.

“Asnjëherë nuk kam pritur që pasardhësi im të përqafojë vizionin tim ose të vazhdojë politikat e mia. Kam shpresuar, për hir të vendit tonë, që Donald Trump mund të tregojë ndonjë interes për ta marrë seriozisht punën. Që ai të vijë dhe të ndiejë peshën e postit që mbante në zyrën e Presidenit për demokracinë që ishte në duart e tij. Por ai kurrë nuk e bëri. Për gati katër vjet, ai nuk ka treguar interes për ta bërë këtë, nuk ka asnjë interes për të gjetur terren të përbashkët, nuk ka interes për të përdorur fuqinë e jashtëzakonshme të zyrës së tij për të ndihmuar këdo, por ndihmon veten dhe miqtë e tij.”- tha Obama.

Ndërkohë Presidenti Trump ka injoruar dhe sulmuar çdo institucion që mund ta mbajë atë për të dhënë llogari nga Kongresi në gjykata, Departamenti i Drejtësisë si edhe shtypi. Ai vijon me statuset e tij në rrjetet sociale për propagandën e inteligjencës ruse. Çdo ndikim frenues në kabinetin e tij ka kohë që është evituar. Ai mund të ketë shtypur tashmë legjitimitetin e çdo fitoreje të Biden në nëntor duke paralajmëruar se zgjedhjet që ai humb do të jenë “të manipuluara”.

Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany refuzoi disa orë më parë të shprehej se Presidenti do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve. Në çdo administratë tjetër ky do të ishte një skandal përcaktues.

Në shumë mënyra, e gjithë presidenca e Trump ka shpalosur si një përpjekje për të zhdukur Obamën, të cilin ai e sulmoi pa mëshirë në një komplot racist që ndërtoi lëvizjen e tij politike. Të mërkurën ai bëri një përpjekje tjetër për të shkatërruar marrëveshjen bërthamore të Iranit që është arritja më e rëndësishme e politikës së jashtme të Obamës.

Një betejë që do të përcaktojë një epokë

Fjalimet e së mërkurës nënvizuan se si do të vendosin këto zgjedhje nëse tendosja politike mbizotëruese në Amerikë është demagogjia populiste dhe lëvizja kulturore e ofruar nga Trump apo kryqëzata aspirative multi-kulturore e Demokratëve të Obamës, që tërheqin një komb gjithnjë e më të larmishëm.

Përgjigja e parë e Presidentit në fjalim ishte që të akuzonte në mënyrë të rreme Obamën për spiunim ndaj tij në vitin 2016, pasi një raport i ri nga një komitet i Senatit të udhëhequr nga republikanët konfirmoi kontakte të shumta midis fushatës së tij dhe Rusisë në 2016.

“Ai spiunoi fushatën time dhe u kap!”- ka shkruar Trump, duke shtrembëruar të vërtetën e zgjedhjeve të kaluara.

Trump erdhi në pushtet i vendosur për të shkatërruar status quo-në amerikane. Normat, ligjet, traditat nuk do të thotë asgjë për të, pasi Presidenca është vetëm një fazë tjetër për të ndjekur qëllimet e tij personale.

Sjellja e keqe e tij dhe sjellja jokushtetuese që ata që pajtohen me Obamën e konsiderojnë të turpshme dhe kërcënuese për vetë republikën është arsyeja pse miliona ndjekës të tij, janë të zemëruar nga elitat që ata besojnë se grumbullojnë një sistem politik që i injoron dhe i përçmon ato.

Por Obama ka thënë herë pas here, se paraardhësit e amerikanëve modernë ishin përballur me të njëjtat dyshime,  nga fermerët e pluhurit (periudha e stuhive të mëdha pluhuri që dëmtuan shumë ekologjinë dhe bujqësinë e amerikane dhe kanadeze gjatë viteve 1930), deri  tek emigrantët italianë dhe irlandezë, por kishin bërë të mundur që sistemi amerikan të funksiononte

“Kjo administratë ka treguar se do ta shkatërrojë demokracinë tonë nëse kjo është ajo që duhet për të fituar.”- u shpreh Obama duke bërë thirrje për një votim të madh mbështetjeje për ‘biletën’ Demokratike të Joe Biden dhe Kamala Harris.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota barack obama donald trump filadelfia kamala harris kayleigh mcenany zgjedhjet e nentorit ne shba barack obama donald trump filadelfia kamala harris kayleigh mcenany zgjedhjet e nentorit ne shba

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje