LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA/ Pagën minimale në Kosovë s’e luan as rritja e çmimeve

15 Shkurt 2022, 17:33 Nga DOSJA
ANALIZA/ Pagën minimale në Kosovë s’e luan as rritja e

KOSOVË- Ndonëse ka premtuar, Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë hap drejt rritjes së pagës minimale. Vlera e pagës minimale në Kosovë është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë evropiane të Statistikave, Eurostat. Ajo është e ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

Kryeministri Albin Kurti ka më shumë se katër muaj që ka premtuar rritjen e pagës minimale në 250 euro, por në praktikë nuk ka asnjë lëvizje. E pyetur nga Radio Evropa e Lirë se kur pritet të merret vendimi për këtë çështje, Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur. Në kohën kur Kosova, sikurse edhe shumë vende të tjera, po përballet me rritje të çmimeve të konsumit, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) propozon që paga minimale të rritet në jo më pak se 300 euro.

Kemi ngritje të çmimeve, sidomos në ushqime esenciale, si: vaji, mielli…”, thotë Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së.

BSPK-ja është pjesë e Këshillit Ekonomiko-Social të Kosovës, i cili funksionon si organ i pavarur dhe përbëhet prej anëtarëve që përfaqësojnë interesat e të punësuarve, të punëdhënësve dhe të Qeverisë.

Paga minimale, e pandryshuar për më shumë se një dekadë

Me Ligjin e Punës në Kosovë, ky këshill propozon vlerën e pagës minimale në fund të çdo viti kalendarik, e cila më pas kalon për miratim te Qeveria.

Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011. Këshilli Ekonomiko-Social ka propozuar në vitin 2018 që paga minimale të jetë 250 euro, por propozimi nuk ka shkuar tutje. Në bazë të Nenit 86 të Ligjit të Punës, faktori kryesor që duhet të merret parasysh gjatë përcaktimit të pagës minimale, është kostoja minimale e shpenzimeve jetësore. Të dhënat zyrtare tregojnë se kjo kosto është në rritje, së paku qysh vitin e kaluar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma vjetore e inflacionit në muajin nëntor të vitit 2021 ka arritur në 6.9 për qind, nga 0.1 për qind sa ka qenë në periudhën e njëjtë të vitit 2020. Çmimet kanë vazhduar të shënojnë rritje edhe gjatë këtij muaji. Një kilogram speca aktualisht kushton mbi 3 euro. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, çmimi i specave ka qenë 2.14 euro. Çmimi i domateve për kilogram ka arritur në 1.5 euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka qenë jo më shumë se 1 euro.

Duhet të jesh ekonomist i fortë për t’ia dalë nga muaji në muaj”, thotë Bajram Sinani, në të 60-tat e tij. Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Prishtinë, ai thotë se familja e tij është 5-anëtarëshe dhe se duhet pasur shumë kujdes në shpenzimet që bën – edhe pse, siç thotë, të hyrat mujore të të gjithë familjes “janë të mira”. Rritje çmimi ka pësuar edhe buka në Kosovë, ashtu si edhe mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët dhe produkte të tjera. Për një kategori të qytetarëve është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike.

Kaçaniku: Çmimet i kanë falimentuar disa familje

Selatin Kaçaniku, drejtor i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve në Kosovë, thotë se shporta mujore për një familje rreth 5-anëtarëshe mund të arrijë vlerën e 400 eurove.

Sipas tij, paga minimale në Kosovë mund të shërbejë vetëm për disa produkte, si mielli e vaji, si dhe për pagesën e disa shërbimeve komunale – ujit apo pastrimit.

“Këto çmime i kanë falimentuar disa familje në Kosovë. Në momentin kur nuk mund t’i përmbushim nevojat elementare për jetë, jemi të falimentuar”, thotë Kaçaniku për Radion Evropa e Lirë.

Të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017 dhe, sipas tyre, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri. Kosova nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i të punësuarve që marrin pagë minimale, por besohet se ajo u takon më së shumti të punësuarve në sektorin privat. Sektori privat në Kosovë llogaritet si punëdhënësi më i madh: me mbi 220 mijë punëtorë.

Sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, në pagën minimale përfshihen punëtorët në sektorin e pastrimit, shërbyesit shtëpiakë, punëtorët e sigurimeve private e të tjerë. Paga mesatare bruto në Kosovë është rreth 460 euro. Në sektorin publik, paga mesatare bruto është rreth 620 euro, ndërsa në sektorin privat rreth 380 euro.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti atdhe hykolli bajram sinani kosove albin kurti atdhe hykolli bajram sinani kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj