LIVE UPDATES
Insights

ANALIZA: Të drejtat themelore nuk janë privilegje

29 Korrik 2021, 06:46 Nga DOSJA
ANALIZA: Të drejtat themelore nuk janë privilegje

Pyetja kryesore është nëse shteti mund të diskriminojë të pavaksinuarit. Debati është pjesë përbërëse e lëvizjes kundër vaksinimit dhe po bëhet më i ashpër. Përgjigjja është e qartë: Shteti nuk mund të kufizojë të drejtat themelore të atyre që janë vaksinuar me të dyja dozat, më shumë sesa është e nevojshme. Është një çështje e të drejtave themelore, jo e privilegjeve.

Dhe që nga momenti kur të gjithë kanë pasur mundësinë e vaksinimit, shteti mund të vendosë masa për ata që refuzojnë të vaksinohen, në përputhje me kërkesat e shoqërisë. Duke vepruar kështu, shteti duhet të mundësojë përjashtime për të miturit të cilët (ende) nuk mund të vaksinohen (dhe të përmbushë detyrat e tij duke instaluar filtra ajri në ndërtesat e shkollave – një fushë ku landet gjermane, të cilët janë përgjegjës për politikën e arsimit, kanë dështuar kolektivisht). E njëjta vlen edhe për të rriturit, për të cilët mbrojtja nga vaksinimi nuk është e mundur për arsye mjekësore.

Krahasimi ndërkombëtar

Kjo po kthehet në një sfidë të vërtetë edhe për vendet e tjera. Franca dhe Italia po punojnë me udhëzimet për njerëzit e vaksinuar dhe jo të vaksinuar; në Shtetet e Bashkuara, imunologu Anthony Fauci tashmë po flet për një valë të re të afërt të koronavirusit me deri në 4000 vdekje në ditë dhe po paralajmëron një “pandemi të të pavaksinuarve” – sepse shumë pak njerëz në vend po vaksinohen.

Bëhet fjalë për liritë, në kuptimin e të drejtave themelore – dhe për masat e nevojshme paraprake. Thjesht shikoni numrin në rritje të vendeve që po diskutojnë, ose e kanë bërë vaksinimin tashmë të detyrueshëm për personelin mjekësor: Italia dhe Franca, Anglia, Hungaria dhe Greqia. Fakti që numri i infermierëve në Gjermani që nuk janë vaksinuar është ende shumë i lartë në rajone ku populistët e djathtë dhe teoricienët e konspiracionit janë veçanërisht të fortë, është tregues i motivimeve që nxisin ata për të kundërshtuar vaksinimin.

Kërkesat për stafin mjekësor tregojnë se sa e ndërlikuar është situata. Nga natyra, punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të jenë fizikisht afër me njerëzit për të cilët kujdesen, veçanërisht ata në rrezik. Kjo është pikërisht arsyeja pse vaksinimi filloi në një fazë të hershme, dhe me të drejtë, për punonjësit e klinikave dhe azileve.

Dilema ligjore

Tashmë ka sugjerime se si mund të funksionojë dallimi midis të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve në arsimin e lartë. Të vaksinuarit mund të marrin pjesë në të ashtuquajturat ligjërata hibride në vend (mësim i kombinuar me prani fizike në klasa dhe nëpërmjet klasave online), ndërsa të pavaksinuarit mund t’i ndjekin ato vetëm online, përmes Zoom. Trajtimi i barabartë në këtë fushë nuk është i detyrueshëm. Por, pse jo?

Është e qartë se shteti nuk mund të ndalojë askënd të marrë pjesë në aspektet themelore të jetës shoqërore. Por gjatë pandemisë, ajo ishte në gjendje të impononte detyrime për këdo, brenda kufijve të nevojshëm – siç është ajo për të mbajtur maska gjatë blerjeve ose në transportin publik. Këto kërkesa mund të zbatohen për të gjithë.

Rruga drejt vaksinimit të detyrueshëm do të ishte, megjithatë, një rrugë e gjatë dhe e vrullshme nga pikëpamja ligjore, dhe një sfidë e madhe. Sidoqoftë, sektori privat nuk i ka këto “pranga”: Çdo organizator koncertesh, çdo restorant, çdo hotel, çdo vend dëfrimi mund të mbështetet fillimisht tek vaksinimet ose certifikata e vaksinimit – me kusht që ata të mos kenë një vërtetim monopol. Do të jetë në dorën e gjykatave që të sqarojnë çështjen. Por askush nuk mund ta detyrojë një pronar restoranti të kujdeset për klientët e pavaksinuar në ambiente të mbyllura.

Etika, në diskutim?

Ata që konsiderojnë si arbitrar vaksinimin, duket se harrojnë dhe injorojnë seriozitetin e pandemisë: spitalet e mbingarkuara, kolapsin e strukturave të kujdesit shëndetësor, efektet e dëmshme mbi brezin e ri, të cilin disa tashmë e quajnë “brezi i humbur”, dhe betejat social-ekonomike.

Ajo që kam përshkruar më lart është rasti i vaksinimit të detyrueshëm etik. Politikanët herë pas here flasin shumë dhe me nxitim për të bërë dallimin midis kësaj kërkese etike dhe një kërkese ligjore për të vaksinuar, ose për të lejuar të tjerët ta bëjnë vetë dallimin. Siç duket, nëse personave të vaksinuar u jepen më shumë liri në një farë mase, në aktivitetet e tyre shoqërore, kjo do të mund të justifikohet mbi baza etike.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

opinione opinione christoph strack gjermani christoph strack gjermani

Sondazh

Poll
Insights 22 Korrik 2021, 11:19

Kritikët e Bashës – smira dhe mercenarizmi

Nga Erl KodraKurrë nuk e kam kuptuar retorikën politike që përmban fjalë të tilla si “gjithëpërfshirje, kontribute, produkte, mekanizma, shoqëri civile, k...

Insights 20 Korrik 2021, 14:46

“Ndodhi në PUSHIME VERORE”Një familje Shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 v...

Insights 17 Korrik 2021, 14:24

Dy “nonat” e informalitetit

Gruaja 77 vjeçare që shiste produktet bujqësore në rrugët e Tiranës dhe kapi vëmendjen e mediave dhe publikut, e kishte përmbysur vetë karrocën për t’i s...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj