LIVE UPDATES
Sport

ANALIZE / Mema: Kombëtarja kaloi cdo parashikim

27 Nëntor 2020, 21:58 Nga DOSJA

TIRANE – Me mbylljen e edicionit të UEFA Nations League 2020 është kohë bilancesh edhe për Kombëtaren shqiptare. Duhet thënë qysh në fillim se ky është një edicion i suksesshëm për përfaqësuesen tonë, në të gjitha drejtimet e mundshme. Së pari, u arrit objektivi që kishim vënë, duke u renditur në vendin e parë të grupit dhe duke u ngjitur në Ligën B të këtij turneu. Vërtetë ne e kishim shpallur si objektiv dhe mund të thuhet që ishim favoritë, por për asnjë çast nuk ka qenë e lehtë dhe rruga ka qenë e mundimshme, e mbushur plot me pengesa.

Në fakt, ecuria e mirë ka shkuar përtej çdo parashikimi, jo duke patur parasysh kualitetin që ne zotërojmë si grup, por duke mposhtur edhe vështirësitë e mëdha që ka pasur Kombëtarja në këtë periudhë. Pandemia ka kushtëzuar ndjeshëm zgjedhjet e stafit teknik, pasi ka qenë shumë e vështirë në disa raste grumbullimi i lojtarëve. Klubet i druheshin masave kufizuese, karantinës së detyruar apo edhe infektimit të futbollistëve. Kjo ka bërë që klubet të vënë në vështirësi jo pak herë lojtarët para grumbullimit me Kombëtaren dhe në disa raste i kanë penguar në mënyra të ndryshme.

Së dyti, duke u ndalur te rezultati, në 6 ndeshje të luajtura pësuam vetëm një humbje aksidentale në Tiranë për shkak të një gabimi. Asnjë humbje në transfertë, një tjetër hap përpara për Kombëtaren që e ka rritur shumë nivelin. Përveç ndeshjes me Lituaninë në Tiranë ku nuk luajtëm shkëlqyeshëm, në takimet e tjera në transfertë ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë ka bërë paraqitje shumë të mira dhe meritonte në të dyja rastet fitoret. Kuqezinjtë krijuan shumë raste të pastra për gol, por u mungoi fati. Edhe në pjesën mbrojtëse skuadra ka treguar një soliditet dhe i gjithë reparti ka shkëlqyer. Vetëm në ndeshjen ndaj Bjellorusisë pësuam dy gola, aq sa kishim pësuar në total në 5 ndeshjet e tjera, dhe kjo erdhi si pasojë e lodhjes dhe rraskapitjes për shkak të tre ndeshjeve në 8 ditë të luajtura me intensitet të lartë. Sigurisht, ka vend për përmirësim dhe ka gabime që nuk kanë rezultuar edhe aq vendimtare, por që duhen eliminuar. Ky është fokusi i stafit teknik në të ardhmen që duhet të shkojë si proces paralel me rinovimin dhe afrimin e elementëve të rinj në grupin kuqezi.

Së treti, gjatë këtij edicioni të Nations League janë aktivizuar një numër i madh lojtarësh, plot 37 të tillë, të cilët janë evidentuar nga specialistët e FSHF, duke rritur kësisoj numrin e alternativave për stafin teknik sa i përket zgjedhjeve. Nga këto vetëm 8 prej tyre nuk janë aktivizuar në ndeshje zyrtare, pa llogaritur miqësoren me Kosovën. Këtë edicion numri i lojtarëve që kanë ardhur nga ekipet kombëtare të moshave për në Kombëtaren A ka qenë i konsiderueshëm. Veçanërisht në xhiron e dytë të ndeshjeve të Nations League trajneri Reja ka afruar shumë të rinj nga ekipet e moshave kuqezi.

Lojtarë si Armando Broja, Sherif Kallaku dhe Albi Doka kanë debutuar ndërkohë në ndeshje zyrtare, ndërkohë që me ekipin janë grumbulluar të tjerë si Giacomo Vrioni, Enis Çokaj, Ramen Çepele, Marsel Ismajlgeci. Edhe lojtarë të tjerë si Marash Kumbulla, Lindon Selahi apo Taulant Seferi janë aktivizuar edhe pse kanë qenë të grumbulluar në ndeshje të kaluara, por nuk kanë pasur minuta me Kombëtaren. Stafi teknik ka bërë një rinovim të skuadrës gjatë rrugës, mbase edhe të detyruar për shkak të mungesave, por ky proces ka vijuar dhe rezultatet kanë qenë pozitive. Tani është e rëndësishme që ne të sigurojmë lojtarë që do të mund të zëvendësojnë ato që quhen “veteranë” e që kanë peshë specifike në manovrën kuqezi. Kemi cilësi dhe stabilitet në mbrojtje e në sulm, por në mesfushë duhet të kemi më shumë teknikë e lojtarë të rinj, të cilët punojnë më shumë me topin dhe të na sigurojnë qarkullim më të mirë dhe më shumë zotërim të topit.

Sigurisht, përfitimet ishin po ashtu të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare në këtë edicion. Tashmë ngjitemi në Ligën B ku do të përballemi me rivalë më të rëndësishëm dhe do të matim forcat me skuadra me emër. Përveç kësaj duket se kemi fituar një bast të mirë për të ardhmen, duke siguruar një brez të mirë për skuadrën e së ardhmes. Në këto pak muaj kemi evidentuar dhe promovuar aq shumë talente të perspektivës sa do na duheshin tre edicione turnesh ndërkombëtarë për t’i përzgjedhur.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kombetarja kuqezinjtë sulejman mema kombetarja kuqezinjtë sulejman mema


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj