LIVE UPDATES
Bota

Analizë nga VOA: Lufta në Ukrainë, pse disa vende vazhdojnë të mbështesin Rusinë?

30 Prill 2022, 17:49 Nga DOSJA
Analizë nga VOA: Lufta në Ukrainë, pse disa vende vazhdojnë

UKRAINË- Analistët thonë se pjesa më e madhe e botës perëndimore është bashkuar kundër sulmit rus në Ukrainë. Por shumë vende afrikane, aziatike dhe të Lindjes së Mesme, po përpiqen të mbajnë një qëndrim neutral në lidhje me konfliktin.

Të enjten, në të njëjtën ditë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ndodhej në Kiev për një takim me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Rusia kreu një sulm ajror, duke goditur një ndërtesë banimi, e duke vrarë gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ushtria ruse kishte goditur ndërtesat e fabrikës së prodhuesit ukrainas të raketave hapësinore Artem.

Është gjithashtu simbolike që në momentin e sulmit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ndodhej në Kiev. Kjo është e ashtuquajtura ‘përshëndetje’ për të, me anë të së cilës Putini bombardoi shtëpitë tona, duke i shkatërruar ato. Objektivi i Putinit nuk janë shtëpitë, por jetët e njerëzve”, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

Shumica e vendeve perëndimore janë të bashkuar në dënimin e sulmit të Kremlinit ndaj Ukrainës, por pikëpamja mbi luftën është më komplekse në pjesë të tjera të botës, thonë ekspertët.

Ia vlen të thuhet se 141 vende kanë nënshkruar rezolutat të OKB-së që dënojnë agresionin e Rusisë. Pra, 75 për qind e vendeve anëtare të OKB-së e kanë bërë një gjë të tillë. Por ne e dimë se në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, shumë vende janë të shqetësuara nga ndikimi i kësaj lufte në ekonomitë e tyre. Ekziston frikë se lufta në Ukrainë do të çojë në rritje të mëdha të çmimit të ushqimeve, energjisë dhe për shumë udhëheqës jashtë Evropës, këto janë në fakt çështjet më shqetësuese”, thotë Richard Gowan, drejtor për çështjet e OKB-së në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Ekspertët thonë se lufta mund të ketë një ndikim me pasoja të rënda përballë mungesave të mëdha ushqimore në disa pjesë të Afrikës. Ndërkohë, Rusia po përhap dezinformata në kontinent, duke pretenduar se Ukraina dhe NATO janë agresorët, dhe se ata kërcënuan Rusinë, gjë që nuk është e vërtetë.

Pra, nëse kjo paraqitet si një betejë Lindje-Perëndim, shumica e afrikanëve nuk do të duan të përfshihen në të. Por nëse kjo luftë shihet si një kërcënim për kartën e Kombeve të Bashkuara, ligjin ndërkombëtar dhe sundimin e ligjit, unë mendoj se shumë qeveri afrikane do të kundërshtonin atë që po bën Rusia”, thotë Joseph Siegle i Qendrës Afrikane për Studime Strategjike.

Ekspertët thonë se shumica e vendeve në Lindjen e Mesme nuk po mbajnë anën e askujt në konfliktin Rusi-Ukrainë.

Mendoj se shumë vende po vendosin të ndjekin rrugën e tyre. Vendet prodhuese të naftës që janë pjesë e OPEC Plus-it [Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës], si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duan të mbajnë lidhje të mira si me Rusinë, ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara. Pra, ata po tregohen shumë të kujdesshme”, thotë Brian Katulis nga Instituti i Lindjes së Mesme.

Mes sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, disa vende në Azi, përfshirë Indinë dhe Kinën, po blejnë më shumë energji nga Rusia me çmime të zbritura. Presidenti rus Vladimir Putin u takua me kryeministrin indian Narendra Modi në dhjetor për të forcuar lidhjet ekonomike mes dy vendeve.

India blen shumë pajisje ushtarake nga Rusia. Ajo gjithashtu ka lidhje të rëndësishme energjetike dhe ekonomike me të. Por qeveria indiane është afruar më shumë edhe me Shtetet e Bashkuara vitet e fundit, në një kohë që është mjaft e pakënaqur me politikën amerikane në Afganistan. Në këtë situatë, indianët nuk shohin një arsye themelore strategjike për të shkëputur të gjitha lidhjet e tyre me Moskën”, thotë zoti Gowan.

Ekspertët thonë se nëse Rusia vazhdon të vendosë në shënjestër civilët e të kryejë krime lufte, disa vende që tani janë të paanshme, mund të detyrohen të ndryshojnë qëndrimet e tyre./VOA/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota joseph siegle lufta ukraine-rusi richard gowan joseph siegle lufta ukraine-rusi richard gowan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj