Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Shkon në 85 numri i të infektuarve me koronavirus në Angli, vetëm sot u konfirmuan 34 raste
4 Mars 2020, 16:17Nga DOSJA
ANGLI-Numri i të infektuarve në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 85 raste të konfirmuara, pasi vetëm ditën e sotme janë zbuluar 34 persona të infektuar. Sipas mediave të huaja, nuk është konfirmuar se ku janë saktësisht vendndodhjet e të prekurve, por megjithatë zyrtarët shëndetësorë, kanë pohuar se 80 të infektuar janë brenda Anglisë, tre në Skoci, një në Uells dhe një në Irlandën Veriore.
Këto raste kanë shtuar edhe më tepër frikën tek britanikët, pasi virusi po përhapet në mënyrë masive në ishull. Shefi i mjekësisë në Angli, mëngjesin e sotëm ka bërë një paralajmërim duke thënë se koronavirusi do të vriste shume britanikë.
Mesazhi i profesorit Chris Whitty për 66 milionë banorët e Britanisë erdhi pasi Kryeministri Boris Johnson pranoi dje njerëzit mund të duhet të mbahet në izolim deri në tre muaj për të luftuar virusin vdekjeprurës.
Sipas ‘planit’ të qeverisë, shkollat mund të mbyllen, miliona persona mund të jenë të detyruar të punojnë nga shtëpia dhe njerëzve u është këshilluar që të mos frekuentojnë zona publike me shumë popullsi.
(A.K. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BE-Koronavirusi ka prekur edhe institucionet e Bashkimit Evropian. Sot u konfirmuan dy raste të prekura nga COVID-19 nga autoritetet në Bruksel; një rast i një ...
KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka folur për vizitën e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të A...
GJERMANI– Gjermania është një nga vedet e prekura nga virusi vdekjeprurës kinez, ku paniku është shtuar çdo ditë e më shumë me rritjen e pacientëve të së...
SIRI– Qytetarët nga Evropa Lindore dhe Ballkani migruan në Lindjen e Mesme duke kaluar Detin Mesdhe dhe Turqinë për të shpëtuar nga okupimi nazist dhe Sovjetik ...
SAMO– Hikmatullah ka kufje në veshë. Vështrimi i tij humbet në zbrazëti. Ai është nervoz, largohet papritmas nga dhoma, pastaj kthehet dhe përqafon vëllain e ti...
KOSOVË-Kryeparlamentarja Vjosa Osmani i ka kthyer zyrtarisht përgjigje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me seancën e sotme që ai e ka kë...
Vetëm prej pakujdesisë, një burrë ka qenë gati duke vrarë shumë njerëz në saunën e palestrës ku shkonte gjithmonë.Nga mediat e huaja mësohet së ai aksidentalish...
MAROK– “Lufta” për maskat kirurgjikale është bërë e fortë në këtë kohë të vështirë ku e gjithë bota pothuajse është prekur nga koronavirusi.Së fundmi mediat bri...
SHBA-Sherifi i qarkut në Los Angeles, Alex Villanueva tha se tetë policë kanë përfunduar nën hetim për shkak se kanë bërë publike disa foto së rrëzimit të helik...