Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Anila Prifti vlerësohet me çmimin “Fatos Baxhaku”: Gazetaria është gjymtuar, unë mbijetova
1 Prill 2022, 12:14Nga DOSJA
TIRANË– Gazetarja Anila Prifti është vlerësuar me çmimin e parë ‘Fatos Baxhaku’ në konkursin kombëtar të shkrimeve, Fact Checking. Në fjalën e saj, pasi tërhoqi çmimin, Prifti përmendi paragjykimet që e shoqërojnë gazetarin sot dhe betejën e saj për t’ia dalë mbanë në realizimin e kësaj pune me integritet, pa rënë ndesh me parimet e këtij profesioni.
“Prej shumë vitesh, njerëzit besojnë fort se një gazetar në vendin tonë nuk është i drejtë. Sepse ai ose gënjen ose i thonë të gënjejë. Dhe për pasojë nuk na duan. Një gazetar sot nuk tregon dot atë që shikon. Një gazetar sot mbase edhe fle i qetë për këtë gjë. Për pasojë, ai trajtohet pa integritet. Gazetaria është gjymtuar, ndoshta dhe sëmurë për gjithë jetën. Unë mbijetova, por shumë të tjerë jo. Tek ‘Dyert e Renda të Shtetit’, Fatos Baxhaku shkruante: Kur gjërat nuk venë mirë sa duhet, të shndërrohen aq familjare dhe normale saqë të mos ua vesh më veshin. Nis e mësohesh ngadalë me to, si me një dhembje të vjetër trashëguar nga motet e fëmijërisë”. Përpiquni që kjo të ndryshojë! Ju faleminderit! “, u shpreh gazetarja Anila Prifti.
Vlerësimi mban emrin e Fatos Baxhakut, që ishte shembulli i gazetarit me integritet dhe me parimet e një gazetarie cilësore.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
LEZHË– Policia e Lezhës ka dalë me njoftimin zyrtar për plagosjen e kreut të Njësisë Administrative në Kallmet. Sipas policisë, është plagosur me arm...
LEZHË– Altin Marku është personi që ka qëlluar me 3 plumba sot kreun e Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë, Besnik Simoni. Mësohet se Marku dhe S...
LEZHË– Administratori i njësisë administrative në Kallmet, Besnik Simoni është personi që ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Kallmet të Lezhës....
LEZHË– Besnik Simoni është duke u transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Kreu i njësisë Administrative i Kallmetit u qëllua me breshëri ka...
TIRANË-Dosja.al ju sjell pamjet nga spitali i Traumës, aty ku po mbahet prej ditësh Nuredin Dumani. Sot ai u njoh me masën e sigurisë ‘arrest me burg...
LEZHË– Personi në foto është Besnik Simoni, kreu i njësisë administrative Kallmet në Lezhë, i cili mbeti i plagosur ditën e sotme me armë zjarri. Akt...
LEZHË– Një shpërthim është regjistruar në ambientet e një lokali në Lezhë. Konkretisht mësohet se një person është afruar pranë një bari dhe ka hedhu...
SERBI-Një shpërthim metani ka ndodhur në minierën e Sokos në Sokobanjë të Serbisë mëngjesin e sotëm. Tetë minatorë kanë vdekur në minierën dhe 18 prej tyre janë...