LIVE UPDATES
Bota

Annalena Baerbock: Ëndrra e shkurtër për t’u zgjedhur kancelare

21 Shtator 2021, 11:28 Nga DOSJA
Annalena Baerbock: Ëndrra e shkurtër për t’u zgjedhur

GJERMANI- Ishte atëherë ende në krye, më 19 prill 2021: Së bashku me bashkëkryetarin e partisë Të Gjelbrit, Robert Habeck, Annalena Baerbock, 40 vjeç, doli para shtypit në Berlin dhe deklaroi se do të jetë kandidatja e partisë për kancelare. E para me një shans real në atë kohë për t’u zgjedhur. Në atë kohë disa sondazhe i shihnin të Gjelbrit para Unionit CDU-CSU dhe Partisë Socialdemokrate (SPD). Në përputhje me to Baerbock u prezantua me vetëbesim me fjalët: “Kështu sot fillon një kapitull i ri për partinë tonë. Dhe nëse ne e bëjmë mirë, edhe për vendin tonë “.

Gabime dhe dështime në fushatën elektorale

Por Të Gjelbrit nuk e bënë mirë. Baerbock-ut iu desh të pranonte, se nuk i kishte raportuar siç duhet në Bundestag pagesat e partisë. CV-ja e saj zyrtare përmbante gabime, Baerbock kishte renditur organizata, në të cilat ishte gjoja anëtare, si për shembull “Fondi Marshall gjerman”. Por ajo nuk aty është anëtare. Dhe në qershor Baerbock publikoi një libër me titull: “Tani. Si të rinovojmë vendin tonë”. Në të ajo kopjoi pjesë të tëra nga autorë të tjerë, gjë që vetë e pranoi menjëherë si gabim, por popullariteti i saj ra ndjeshëm.

Tani pak para zgjedhjeve të Gjelbrit, edhe për shkak të gabimeve të kandidates së tyre, kanë vetëm rreth 15 përqind të votave. Një rezultat i mirë ky për të Gjelbrit, por larg ëndrrave të së kaluarës.

Tre vite shumë të shpejta në krye të partisë

E re, me vetëbesim, me dëshirë për pushtet: Ky ishte imazhi, që Baerbock dëshironte t’i jepte vetes, që kur u bë e njohur në mbarë vendin. Në fillim të 2018 ajo u zgjodh kryetare e partisë. E veshur me një xhaketë të zezë lëkure, deputetja e Bundestagut nga Brandenburgu eci drejt foltores në kongresin e partisë në Hanover, ku mbajti një fjalim pasionant dhe luftarak. Sidomos një fjali e saj u citua në ditët dhe javët në vijim: “Ne nuk po zgjedhim sot gruan në krah të Robertit, por po zgjedhim kryetaren e re!”, tha Baerbock mes duartrokitjeve të stuhishme të delegatëve.

Fillimisht më pak e njohur se Robert Habeck, partneri i saj në kryesinë e të Gjelbërve, ajo kishte zhvilluar prej kohësh profilin e vet: si eksperte e klimës në grupin parlamentar; si eksperte e politikës së jashtme; si aktiviste e guximshme kundër populizmit dhe ksenofobisë. Kur dyshja e suksesshme e Të Gjelbërve u konfirmua pothuajse dy vjet më vonë, në dimrin e vitit 2019, në një kongres të partisë në Bielefeld, Baerbock mori 97 përqind të votave. “Burri në krah të saj”, bashkë-kryetari Habeck, mori 90 përqind.

Sportiste dhe eksperte e së drejtës ndërkombëtare

Ajo ka qenë përherë ambicioze. Kur ishte adoleshente Baerbock, e lindur në 1980 në Hanover, ishte sportiste dhe merrte pjesë në gara. Në kampionatet gjermane në kërcimin e trampolinës ajo zuri vende të treta. Në moshën 16 vjeçare shkoi për një vit në SHBA. Më vonë ajo studioi në Hamburg dhe në “London School of Economics and Political Science”, atje mori një diplomë master. Baerbock është në gjendje të japë intervista në një anglishte të rrjedhshme. Kjo nuk është e vetëkuptueshme për politikanët gjermanë as në vitin 2021.

Pas zgjedhjes së saj dhe të Habeckut në krye të partisë, Të Gjelbrit përjetuan rezultate të mira në sondazhe, me rreth 20 përqind në të gjithë vendin, plus sukseset elektorale në zgjedhjet evropiane dhe në zgjedhjet në landet gjermane. Deri në momentin kur me avancimin e fushatës zgjedhore partia filloi të bjerë gjithnjë e më shumë në sondazhe.

Për dhënien fund të prodhimit të energjisë nga qymyri dhe kufizimin e shpejtësisë

Ashtu si dhe Habeck, Baerbock nuk i frikësohet kontaktit me politikanët konservatorë. Që kur ata të dy janë në krye të ekologjistëve, ka pasur vazhdimisht spekulime për një koalicion të mundshëm të CDU, CSU me të Gjelbrit pas zgjedhjeve. Por Baerbock, e cila konsiderohet me lidhje të forta brenda të Gjelbërve, i kushton rëndësi të madhe programit të vet ekologjik.

Ajo është për dhënien fund të prodhimit të energjisë nga qymyri në Gjermani para vitit 2038, siç planifikon qeveria aktuale. Ajo është për një limit shpejtësie prej 130 kilometrash në orë në autostrada, është kundër rritjes së shpenzimeve gjermane për mbrojtjen, edhe pse partnerë të rëndësishëm si SHBA dhe CDU dhe CSU e kërkojnë me ngulm këtë gjë.

Në programin e tyre zgjedhor Të Gjelbrit kërkojnë hapa shumë më energjikë për mbrojtjen e klimës, që vijnë pa dyshim edhe si rezultat i ndikimit të ekspertes së klimës Baerbock.

Green Deal i evropianëve me SHBA

Në një intervistë për DW në janar 2021 Baerbock ishte e lumtur për presidentin e ri të SHBA Joe Biden dhe kthimin e tij te marrëveshja e Parisit për mbrojtjen e klimës. Por në të njëjtën kohë udhëheqësja e Të Gjelbërve formuloi edhe pritjet e saj të qarta dhe konkrete: “Letrat presin me durim. Këtë e kemi përjetuar vitet e fundit. Prandaj kjo situatë duhet shfrytëzuar nga ne evropianët, qeveria gjermane, që propozimet që ka bërë administrata amerikane për një bashkëpunim neutral për klimën, të zbatohen vërtet. Ne duhet të bëjmë propozimet tona për një “Green Deal” transatlantik, evropian.”

Në programin e tyre zgjedhor, Të Gjelbrit nuk kanë deklaruar si shpesh herë në të kaluarën, se synojnë të bëjnë aleancë kryesisht me socialdemokratët. Sipas sondazheve aktuale, të Gjelbrit mund të qeverisin me SPD dhe Liberalët, ndoshta madje edhe me SPD dhe partinë e Majta. Por edhe një koalicion me CDU, CSU dhe FDP, për shembull, do të ishte i mundur.

Në kryeqytetin e Brandenburgut, Potsdam, ku jeton Annalena Baerbock, do të ketë pa dyshim një duel të fortë në zgjedhjet parlamentare: Baerbock është kandidatja e të Gjelbërve. SPD përfaqësohet nga zëvendëskancelari dhe ministri i Financave Olaf Scholz. Dhe ai është kandidati i socialdemokratëve për kancelar.

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota annalena baerbock zgjedhjet ne gjermani annalena baerbock zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll
Bota 21 Shtator 2021, 10:54

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë pas vendimit të qeverisë së Kosovës mbi ve...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj