LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Anton Delhysa. Dekorohet! Pushkatohet!

24 Shkurt 2020, 14:06 Nga DOSJA

TIRANË- Është pështjelluese sesi dy njerëz u shfaqën në jetën 47-vjeçare të Antonit në çaste të ndryshme, në mënyrën më kontradiktore të mundshme. Njëri firmosi formalisht dekoratat dhe pushkatimin e tij. Tjetri, nga nxënësi të cilit nuk i mbetej veçse ta vlerësonte djalin e shkëlqyer të një viti më lart, u bë njeriu që vendosi për pushkatimin e tij. I pari ishte Omer Nishani, Presidenti i Republikës Popullore të Shqipërisë. Tjetri ishte Mehmet Shehu, fillimisht bashkënxënës me Anton Delhysën në Shkollën e Fultz-it dhe më pas njeriu që do të vendoste pushkatimin e tij në shkurt të vitit 1951.

Antoni ishte lindur në Prizren. Shkollën fillore e kishte kryer në Graz të Austrisë. Më pas ishte kthyer në vendlindje, por për shkak të represionit serb, në vitin 1918, ishte vendosur në Shqipëri, ku kishte marrë dhe familjen: nënën, vëllezërit dhe motrën. Kishte studiuar në shkollën teknike të Fultz-it, ku ishte dalluar për rezultatet e larta, por edhe për kulturën e gjerë dhe katër gjuhët e huaja. Pas mbarimit të shkollës, ai drejtoi punimet për ngritjen e disa ndërtesave të rëndësishme, por në shkurt të vitit 1951, u arrestua papritur, me pretekstin e bombës në Ambasadën Sovjetike, që, siç është provuar tashmë, nuk kishte të bënte aspak as me të dhe as me 21 të pushkatuarit e tjerë, pas atij incidenti. Ai ishte përcaktuar për t’u arrestuar që në fillim të shkurtit duke iu shënuar emri në listat e drejtorive të Sigurimit të Shtetit dhe ishte pikërisht shoku i tij i shkollës, tashmë ministër i Brendshëm, që vuri kryqin e pushkatimit përbri emrit të tij, një kryq që do i mungonte besimtarit të devotshëm mbi varr sepse ai u gropos me 21 persona të tjera në një gropë të cekët, të përbashkët, në vendin e pushkatimit, në Mënik të Tiranës dhe mbeti aty për 50 vjet. Por Mehmet Shehu nuk u mjaftua vetëm me shënimet vrastare të prapaskenës që zëvendësuan çdo gjykim dhe shkelën çdo ligj. Njeriu i kujtimeve të rinisë së hershme iu shfaq Anton Delhysës edhe në orët e fundit të jetës, kur shkoi në burgun e Tiranës dhe kërcënoi frikshëm të arrestuarit e atyre ditëve, duke u ndalur në mënyrë të veçantë te ish-shoku i tij i shkollës: “Akoma gjallë qenke, zoti Anton?!”.

Mehmet Shehu e dinte që Antoni do të ishte gjallë vetëm për disa orë, e kishte vendosur vetë pushkatimin e tij. Ajo që nuk dihet është arsyeja përse ky njeri që nuk ishte përfshirë kurrë në politikë, u pushkatua. Në librin e tij “Bombë në Ambasadën Sovjetike”, nga janë marrë të dhënat e këtij shkrimi, historiani Uran Butka sjell interpretimin e tij për pushkatimin e Anton Delhysës. Sipas tij, janë katër arsyet që mund të kenë çuar në eliminimin e teknikut: e para që ishte nga Kosova dhe kosovarët shiheshin me dyshim nga regjimi komunist; e dyta se kishte kryer Shkollën Amerikane të Fultz-it dhe shumë nga ata që kishin mbaruar këtë shkollë, u burgosën dhe u pushkatuan; e treta sepse ai kishte drejtuar punimet për ndërtimin e kombinatit të sheqerit në Maliq dhe inxhinierët e teknikët që thanë kënetën e Maliqit dhe ndërtuan kombinatin e sheqerit aty, u pushkatuan si agjentë anglo-amerikanë dhe së fundmi, sepse Antoni kishte ndërtuar në kohën e Zogut Shkollën Amerikane në Golem, Shkollën Teknike të Fultz-it dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë, vepra që e bënin atë të shihej si agjent amerikan nga komunistët.

Ca kohë më parë, kontributi i tij në ndërtimin e këtyre veprave, ishte vlerësuar në dekorata si “kontribut i vlefshëm gjatë periodës së ndërtimit, në ngritjen dhe lumturinë e Atdheut dhe të popullit shqiptar”. Kishte marrë katër medalje pune të Kuvendit Popullor dhe disa vlerësime nga ndërmarrjet e ndërtimit, që me përmbajtjen e tyre e bëjnë edhe më të pabesueshme përmbysjen e  ndodhur në shkurt të 1951-shit, kur ai do të akuzohej “për krime kundër shtetit dhe kundër popullit”. U akuzua si agjent amerikan dhe si terrorist. Nuk pranoi asgjë nga këto sepse asgjë nuk ishte e vërtetë. “Nuk kam marrë pjesë dhe nuk kam kryer asnjë akt terrorist…Akuzën nuk e pranoj…Në shkollën teknike kam qenë, por nuk kam marrë pjesë në ndonjë kurs spiunazhi…”, janë fjalët e tij të ruajtura në procesverbale dhe të publikuara në librin e studiuesit Uran Butka. Megjithatë vendimi ishte marrë tashmë. Ai ishte dënuar, pa gjyq, me pushkatim. Profesionalizmi, përkushtimi, kultura, humanizmi, aftësitë dhe virtytet e tij nuk bënë t’i dridhej dora askujt në marrjen dhe çuarjen në fund të këtij vendimi. Ishte shumë e thjeshtë për duart vepruese të diktaturës t’u vinin kryq këtyre vlerave dhe njeriut që i mbartte. Në librin “Bombë në Ambasadën Sovjetike”, historiani Uran Butka sjell kujtimet e inxhinierit Irfan Tërshana për Anton Delhysën, që i zgjerojnë edhe më dimensionet e tij. Irfan Tërshana kujton që kur po hapeshin themelet e godinës së Ambasadës Amerikane, asaj që ekziston edhe sot në Tiranë, ndërhyrja e Antonit i kishte shpëtuar jetën atij dhe grupit të punëtorëve. Antoni kishte vënë re mungesën e dërrasave mbështetëse në anët e themeleve dhe i kishte nxjerrë jashtë menjëherë. Vetëm pak mintua më vonë dheu ishte shembur.

Të njëjtin përkushtim kishte pasur për çdo vepër që i ishte besuar. Pas atyre të ndërtuara në kohën e Mbretërisë, ai punoi ca kohë në Bashkinë  e Tiranës dhe më pas, gjatë pushtimit italian dhe gjerman, si teknik ndërtimi në kadastër. Me vendosjen e regjimit komunist mbeti ca kohë pa punë, por nuk do të kalonte shumë kohë dhe aftësitë e tij do të nevojiteshin në ndërtimin e kombinatit të sheqerit në Maliq, në spitalin e Gjirokastrës, në fabrikat e tullave të Vlorës dhe Fierit, deri dhe të një depoje drithi në Roskovec, ku u internua pas disa vitesh familja e tij. Dhe pastaj: ndal! Sigurimi kishte vendosur që ai duhej të pushkatohej. Vendimi u ekzekutua mesnatën e 26 shkurtit. Familja do ta mësonte vetëm disa ditë më vonë pushkatimin e tij, kur do të mësonte dhe internimin e saj. E bija, Antoneta Delhysa, nuk mund ta harrojë atë ditë. Ishte 1 mars. Pas dy ditësh, te porta ndaloi kamioni që do t’i çonte drejt vendit të internimit, ku kishin hipur më parë dhe familjet e Manush PeshkëpisëLluka RashkoviçitFadil Dizdarit, të pushkatuar me Anton Delhysën. Vetëm një qilim mundën të merrnin nga gjithë plaçkat që u vulosën dhe u sekuestruan, për të mos iu kthyer më kurrë familjes Delhysa. Fillimisht ndaluan në Berat dhe më pas i çuan në vendin e tyre të internimit, në Roskovec.  Në mbrëmje, i futën në një depo grumbullimi, pa dritare dhe pa derë, rolin e së cilës do e luante një perde që polici e hapte sa herë donte t’i kontrollonte. I vetmi që i vizitonte. Fshatarët e zonës i shihnin me frikë. Kjo i priste tashmë: një jetë e vështirë, e survejuar, e izoluar, me barrën e rëndë të drithit në shpinë dhe etiketimin armik. Të gjitha këto tronditje dhe vështirësi do të rëndonin shëndetin e bashkëshortes së Antonit, Karolinës dhe lutje pas lutjesh, familjen e hoqën nga Roskoveci dhe e çuan në Kavajë. Survejimi vazhdoi edhe atje. Madje që kjo të realizohej sa më lehtë, i vendosën në një dhomë ngjitur me policinë.

Për diçka ishin bindur tashmë, siç thotë Antoneta Delhysa: atë terror, familja nuk e kishte përjetuar as nga serbi dhe as kur kishin ikur nga Prizreni për në Shqipëri. Diktatura komuniste e kishte shkelur premtimin e kësaj toke.

(Marrë nga Kujto.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur anton delhysa krimet e komunizimit anton delhysa krimet e komunizimit

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 24 Shkurt 2020, 11:47

Studioja turke “Red Yacht Design” dhe zyra holandeze e projektimit “Dykstra Naval Architects” janë bashkuar për të realizuar  një koncep...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj