"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
All - General - 1
Politike
Anulimi i Metës, presidenti vajti në zyrën e kryeministrit natën e 24 majit, propozimi i mohuar: S’iki para 2021!
10 Qershor 2019, 09:01Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANE- Vendimi i presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit nuk e suprizoi kryeministrin. Siç e tha edhe vetë në Berat, e priste prej kohësh, megjithëse ishte një lëvizje e gabuar sipas tij e kreut të shtetit.
Por çfarë ndodhi mbrëmjen e 24 majit, në një takim “sekret” mes tij dhe presidentit që nuk u njoftua në media, por vetëm në rrethin e ngushtë të këshilltarëve të dy palëve.
Burime për Dosja.albëjnë me dije se mbrëmjen e 24 majit 2019, ora 22:00, presidenti Ilir Meta ka shkuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama, një ditë para se opozita të zhvillonte protestën e 25 majit.
Në 24 maj, Meta i propozoi kryeministrit Edi Rama, që nëse është nevoja për të zgjidhur krizën politike, të dy, president edhe kryeministër të japin dorëheqjen. Ky propozim është mohuar kategorikisht nga Rama, i cili i ka bërë të ditur kryetarit të shtetit, se ai vetë nuk largohet nga mandati i dytë, para 2021.
“Unë nuk largohem para vitit 2021”,-mësohet se është shprehur Rama.
Takimi mes tyre ka zgjatur disa orë, ku presidenti mësohet se e ka vënë në dijeni kryeministrin për hapin e radhës që do të ishte anulimi i zgjedhjeve, në rast se kriza nuk merrte zgjidhje. Në këto ditë dialogu mes Ramës dhe Metës, kryeministri shpeshtoi edhe letrat drejtuar Lulzim Bashës, që u mbyllën pa asnjë zgjidhje.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar pas vendimit përfundimtar të Ilir Metës për anulimin e 30 qershorit si datë për zgjed...
TIRANË– Dita e sotme ka nisur me zhvillime të mëdha politike, teksa Presidenti Ilir Meta anuloi zyrtarisht zgjedhjet e 30-qershorit.Nga ana tjetër kryemini...
TIRANË- Partia Socialiste në mbledhjen e kryesisë vendosi sot të nisë procedurat për shkarkimin, Ilir Meta, pas vendimit të këtij të fundit për anulimin e ...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë në fjalën e tij para anëtarëve të Kryesisë së Partisë Socialiste. Pak orë pas fjalës së presidentit Ilir Meta, i c...
TIRANË- Sapo Presidenti i Republikës, Ilir Meta përfundoi leximin e arsyeve të tij për anulimin e datës 30 qershor, socialsitët kanë mbledhur Kryesinë për ...
Tiranë- Elisa Spiropali në emër të PS-së ka kërkuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta pasi ky i fundit dha argumentet pse anuloi zgjedhjet e 30-qershorit. Spir...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konferencë ka dhënë shpegimet politike dhe ligjore pse anuloi 30 qershorin. Meta tha se vendi po shkonte drejt një përp...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta mbajti sot një konferencë të jashtëzakonshme ku shpjegoi arsyet që e çuan të anulonte zgjedhjet e 30-qershorit.Ai u shp...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka firmosur zyrtarisht anulimin e dekretit të zgjedhjeve të 30-qershorit. Pasi argumentoi arsyet që e çuan në marrjen e...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme teksa theksoi rsyet që e bënë të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit. Në fjalën e t...