Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Meta shtyn zgjedhjet pa afat, PS nis procedurat e shkarkimit, Rama informon ndërkombëtarët
10 Qershor 2019, 05:34Nga DOSJA
TIRANË- “30 qershori nuk ekziston më”, kjo ishte një nga frazat që Ilir Metës mund t’i kushtojë karrigen e presidentit. Në një konferencë të paracaktuar, Meta shpjegoi të gjitha arsyet pse në Shqipëri nuk mund të kishte zgjedhje në 30 qershor.
Meta u shpreh i prerë se pa të dhe pa datë të vendosur prej tij nuk mund të zhvilloheshin zgjedhje, kur opozita që sipas tij përfaqëson gati gjysmën e qytetarëve nuk ka marrë pjesë në to. Ai më tej tregoi dhe mbështetjen në Kushtetutë për këtë vendim të tijën, ku përmendi nenin që i jep të drejten ekskluzive Presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve.
Meta firmosi dekretin LIVE dhe bëri shenjën e shqiponjës me duar, një “shenjë” kjo e Lulzim Bashës, në çdo protestë kombëtare.
Por menjëherë pasi Meta përfundoi fjalën, Edi Rama, kryeministër mblodhi me urgjencë kryesinë e Partisë Socialiste, ku u vendos shkarkimi i presidentit. Spiropali, foli në emër të kryesisë dhe tha se të enjten mazhoranca do të miratojë një rezolutë për shkarkimin e presidentit.
Ditë e ngarkuar është edhe për kancelaritë ndërkombëtare të akredituara në Tiranë. Kryeministri Edi Rama zhvillon takim me ambasadorët e vendeve të BE në Tiranë, dhe pritet të bëhet publik qëndrimi i tyre për vendimin e Metës.
(A.B. J.V. F.M. F.G/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GREQI- Emërimi i Sheshit “Çamëria” nga Bashkia e Tiranës nuk është pritur mirë me sa duket nga disa qarqe në Greqi, duke mos anashkaluar dhe disa media. ...
TIRANË- Një foto e sikletshme është publikuar sot në mediat sociale. Erion Veliaj, teksa ka postuar disa foto nga takimet elektorale, njërën prej tyre duke...
TIRANË- Në fakt, është një emër jo shumë i njohur, pasi ka pranuar mandatin e lënë nga paraardhësi dhe ka ardhur pak kohë më parë në Parlament.Ai quhet Hal...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar një video nga protesta e djeshme, ku bënë dhe një herë thirrje për largimin e Ramës.Në reagimin ...
TIRANË- Deputeti Ralf Gjoni, pas drekës që kishte me deputetët e tjerë të LSI dhe me Lefter Kokën, ka reaguar dhe për vendimin e Ilir Metës për anulimin e ...
TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar sërish pas vendimit të Presidentit Ilir Meta, për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qers...
TIRANË- Deputetët e LSI që janë futur në Kuvend pas djegies së mandateve janë mbledhur sot të gjithë sëbashku.Fotoja e tyre është publikuar nga Ralf Gjoni,...
DIBËR- Kryeministri Edi Rama sot ka qenë në disa takime në qarkun e Dibrës, ku ka prezantuar kandidatët për bashkitë.Gjatë takimit që pati në qytetin e Pes...
Gjatë fjalës së tij para dibranëve, Rama ka folur gjatë për vendimin e Metës dhe ka bërë një krahasim me Bujar Nishanin.Teksa tha se Meta nuk meriton të rrijë n...
TIRANË- Kujtim Gjuzi është një nga deputetët i cili u shndërrua brenda pak javësh ndër më të komentuarit për shkak të deklaratave të tij mediatike.Ai është...