LIVE UPDATES
Politike

Apeli i Asamblesë Parlamentare të OSBE/ Montella: Qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje

23 Prill 2021, 16:13 Nga DOSJA
Apeli i Asamblesë Parlamentare të OSBE/ Montella: Qytetarët

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella ka dhënë një intervistë ekskluzive për SYRI TV.

Gjatë bisedës me gazetarin Bledian Koka, Montella ka bërë thirrje që qytetarë të dalin masivisht në zgjedhjet e 25 prillit.

Më poshtë, intervista e plotë:

Bledian Koka: Zoti Montelas, faleminderit që pranuat ftesën.

Montella: Faleminderit ju që më ftuat në program.

Bledian Koka: OSBE është ende aktive në jug-lindje të Evropës. A është kjo një shenjë pozitive apo negative?

Montella: Unë natyrisht do ta shihja si një shenjë pozitive që OSBE është këtu me kërkesë të qeverive të jug-lindjes së Evropës. Nuk është një imponim, por një kërkesë e qeverive të jug-lindjes së Evropës, është si një shprehje e mbështetjes për demokracitë në zhvillim në Evropën jug-lindore. Është një ushtrim në bashkëpunim me qeveri të Evropës jug-lindore, ndaj është një mision që nuk drejtojnë doemos gishtin tek një qeveri, por përkundrazi, punojnë krah më krah me qeveritë për ti ndihmuar ato që të zhvillojë ndërtesat e tyre institucionale, apo çka i nevojitet atyre për të patur një demokraci plotësisht funksionale.

Bledian Koka: A ka ndonjë marrëdhënie midis OSBE dhe rajoneve, në kontekstin e politikave prioritare rajonale për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian?

Montella: OSBE është një organizatë me 57 anëtarë, nga Vankuver në Vladivostok, ndaj natyrisht që në nuk mund të flasim se cilat janë inspiratat e BE-së, por në atë çfarë është e përfshirë organizata e OSBE është: Sundimi i ligjit, zhvillimi i zbatimit të ligjit, zhvillimi i medias, institucionet, demokracia, të gjitha përbërës kyç të dosjes që duhen përmbushur në mënyrë që të kesh akses në BE. Në këto kontekst mund të shohim se ka një koincidencë këtu, edhe pse ne nuk punojmë për atë qëllim pasi është një vendim që i përket qeverive dhe qytetarëve të jug-lindjes së Evropës për të vendosur se kush mund të jenë objektivat e tyre të politikës së jashtme . Ne thjesht i ndihmojmë ata për të zhvilluar demokracitë e tyre.

Bledian Koka: Cili është roli i OSBE në Shqipëri? Njerëzit shpesh e ngrenë këtë pyetje. Çfarë përfitimesh i sjell OSBE shqiptarëve? A mund t’ia shpjegosh në mënyrë që ti ndihmosh ata të kuptojnë rolin tuaj!

Montella: Jemi pikërisht në ndërtesën ku pozicionohet edhe prezenca e OSBE. Njeriu më i përshtatshëm për të kthyer këtë përgjigje do të ishte ambasadori, Vinçenco del Monako, i cili përfaqëson OSBE-në në Shqipëri. Por natyrisht që OSBE, këtu në Shqipëri ashtu sikurse edhe në vendet e tjera të Evropës jug-lindore, është e përfshirë në zhvillimin e sundimit të ligjit, zbatimit të ligjit, median, trafikun njerëzor, projektet mjedisore, reforma elektorale, puna me parlamentin për reformat parlamentare. Ndaj ka punë shumë, ditë pas dite, nga burra e gra të prezencës së OSBE-së këtu në Shqipëri. Jam e sigurtë që shumë shqiptarë janë të vetëdijshëm për këtë, vijon prej vitesh dhe natyrisht që sjell përfitime të mëdha në jetën e përditshme të njerëzve. Unë personalisht jam përfshirë në punët në terren të OSBE-së në Evropën jug-lindore dhe mund të them se është një nga sekretet më të bukura të fshehta të OSBE-së. Puna e përditshme e OSBE-së sjell përfitime të drejtpërdrejta tek njerëzit e vendeve në të cilat ne operojmë. Ndaj jam i sigurtë që shikuesit që po na ndjekin e kuptojnë fare mirë se për çfarë po flas. Megjithatë do të të ftoja që të njëjtën pyetje t’ja bësh edhe ambasadorit del Monako i cili do të ishte i gatshëm të të tregonte për punën e misionit këtu.

Bledian Koka: Patjetër që po. Zoti Montela, cili është pozicioni i Shqipërisë në OSBE? Rikujtojmë se vitin e kaluar ne kishim Presidencën e OSBE-së.

Montella: Shqipëria luan një rol tejet të rëndësishëm në OSBE si dhe në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. viti i kaluar ishte shumë i rëndësishëm për Shqipërinë në OSBE, mbante presidencën e radhës së OSBE-së, që është edhe roli i ministrit të Jashtëm për vendin që prêt presidencën. Shqipëria udhëhoqi organizatën në një kohë shumë sfiduese. Ju sapo kishit kaluar një tërmet tragjik dhe shkatërrues, dhe gjej rastin për të shprehur solidaritetin tim me viktimat e të gjithë ata që u prekën nga ky event tragjik. Jo vetëm tërmeti, por ishte një vit pandemie, ndaj nuk është e lehtë të udhëheqësh një organizatë ku ne flasim, dialogojmë, bashkëveprojmë me njëri-tjetrin, apo të lidhesh nëpërmjet internet, në një mënyrë të re teknologjike. Ndaj nuk them se Shqipëria ia doli shumë mirë në përballjen e këtyre sfidave që erdhën post-tërmetit dhe fazës së pandemisë. Në të njëjtën kohë, organizata u përball me sfida të tjera, si për shembull situate në Bjellorusi, zgjedhjet dhe post-zgjedhjet atje, ku u organizuan edhe protesta nëpër rrugë. Kjo ishte diçka e cila duhet të menaxhohej nga presidenca Shqiptare. Kishim zhgjedhjet me më shumë sfida se kurrë më parë në SHBA, një lajm botëror ky. Për sa kohë që presidenca e OSBE-së ishte e Shqipërisë, i takonte asaj të gjende një udhëheqës të misionit të monitorimit në zgjedhjet në SHBA. Gjatë kësaj periudhe të OSBE-së kishim gjithashtu konfliktin në Nagorni Karabak mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, pra një tjetër sfidë për Presidencën e Shqipërisë në OSBE, gjithashtu situata në Rusi… Dhe e di që cfarë do fjale që do të them tani këtu do të përdoret në një mënyrë apo një tjetër. Thjesht po flas për përgjegjësinë që kishte Shqipëria në organizatë, dhe ia doli mirë. Si një njeri që ka punuar me Shqipërinë e shqiptarët në Evropë jug-lindore prej shumë vitesh, isha shumë i lumtur që pash Shqipërinë t’ia dilte mirë.

Bledian Koka: Zoti sekretar, kanë mbetur edhe pak orë që Shqipëria të shkoj në zgjedhje. Pse është OSBE e interesuar në monitorimin e procesit dhe si do ta bëjë këtë? Cilat do të jenë masat?

Montella: Të jesh pjesë e klubit të OSBE-së, do të thot që çdo vend ka përgjegjshmërinë e vet për të pranuar faktin se ka vëzhgues të huaj. Natyrisht që jemi këtu me ftesë të autoriteteve por autoritetet gjithashtu e kanë të detyrim të ftojnë anëtarët e klubit që të jenë pjesëmarrës në vëzhgimin e zgjedhjeve. i jep më shumë kredibilitet procesit, më tepër transparencë. Misioni që ne kemi këtu është shumë i gjerë, i përbërë nga ekspertë të institucioneve demokratike dhe të të drejtave të njeriut. Ata janë këtu për dy muaj, ashtu sikurse i gjithë spektrumi elektoral, nga ata të administrimit e deri tek media, fushata, bashkëveprimi me komunitetin ndërkombëtar këtu. Pra ata vëzhgojnë të gjitha aspektet e më pas ka një komponent të anëtarëve të Parlamentit, dhe ne kemi një delegacion të madh me anëtarë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së por edhe nga Këshilli Evropian. Këto dy komponentë bëhen bashkë në këto ditë të fundit të zgjedhjeve, në mënyrë që të bëhet një vlerësim i procesit. Ne natyrisht nuk jemi këtu për të gjykuar rezultatin e zgjedhjeve, ai nuk na intereson, ne jemi të interesuar në mënyrën se si kryhet i gjithë procesi. Këtë e kemi bërë prej vitesh në Shqipëri, për mua është hera e katërt që vëzhgoj zgjedhjet që nga 2009-ta. Kjo e ndihmon vendin në përmirësimin e sistemit elektoral, procesit elektoral. Është një kontribut do të thoja për vendin që ne vëzhgojmë.

Bledian Koka: Sekretar, ne kemi disa problem serioze me pretendimin e partive politike për fenomenin e shit-blerjes së votave. Cila është deklarata e OSBE-së në lidhje me këtë çështje?

Montella: Do ti shmangesha një deklarate në këto moment. Kjo do të jetë një deklaratë të cilën ne do ta bëjmë të Hënën nga delegacioni i vëzhguesve të OSBE-së, udhëhequr nga zoti Azai Guliyev, koordinuesi special i cili do të bëjë vlerësimin të Hënën. Ndaj nuk do ti hyja vlerësimit në këto moment, megjithatë pretendime të tilla i dëgjojmë në çdo vend që ne vëzhgojmë ndaj janë edhe ekspertët, për të vlerësuar dhe e di që do të dinë si të japin një vlerësim korrekt. Por nuk dua ti hy kësaj çështje tani.

Bledian Koka: E kuptueshme. Pyetja ime e fundit! A keni ju një mesazh për votuesit shqiptar?

Montella: Natyrisht që po. Zgjedhjet janë një dhuratë e madhe, një mundësi për shtetasit që të ngrenë zërin kundrejt politikanëve apo qeverive. Do tu thoja: Dilni dhe votoni, ushtroni të drejtën tuaj të votës në mënyrë të lirë, pa frikën e intimidimit. Voto dhe bëhu pjesëmarrës sepse ky është moment që ti të ngresh zërin për të ardhmen e vendit tënd. Ndaj ky është një moment tejet i rëndësishëm.

Bledian Koka: Zoti Montela, ishte një kënaqësi e madhe t’ju kisha sot.

Montella: Faleminderit ju.

MARRË NGA Syri.net

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike osbe roberto montella zgjedhjet 25 prill 2021 osbe roberto montella zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes