LIVE UPDATES
Politike

Relator për shkarkimin e tij, Meta thirrje për zëvendësimin e Përparim Kalos

3 Shkurt 2022, 14:41 Nga DOSJA
Relator për shkarkimin e tij, Meta thirrje për zëvendësimin

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar edhe njëherë përfundimin e afatit për të aplikuar për Gjykatën Kushtetuese. Me anë të një njoftimi zyrtar, kreu i shtetit u ka bërë thirrje juristëve që plotësojnë kushtet që të kandidojnë për t’u bërë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese për vendin vakant të Përparim Kalos, të cilit i mbaron mandati.

“Në datën 13 Janar 2022, pas njoftimit nga Gjykata Kushtetuese, në cilësinë e organit të emërtesës, kam dekretuar shpalljen e procedurave të thirrjes për aplikim për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim plotësimin e një “vakance të plotë”, me mandat 9-vjeçar, që krijohet në këtë Gjykatë më datë 08.04.2022.” Gjithashtu kreu i shtetit kërkon nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit që të punojë pa ndërprerë për të plotësuar gjykatën e Lartë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në datën 13 Janar 2022, pas njoftimit nga Gjykata Kushtetuese, në cilësinë e organit të emërtesës, kam dekretuar shpalljen e procedurave të thirrjes për aplikim për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim plotësimin e një “vakance të plotë”, me mandat 9-vjeçar, që krijohet në këtë Gjykatë më datë 08.04.2022. Kjo vakancë krijohet për shkak se në datën 8 prill 2022, gjyqtarit aktual z.Përparim Kalo i përfundon mandati kushtetues për të cilin ai u emërua në dhjetor 2020. Thirrja për aplikime është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës, në Fletoren Zyrtare, në shtypin e shkruar dhe në të gjitha mjetet e informimit publik. Afati për paraqitjen e aplikimeve përfundon ditën e nesërme më 4 shkurt 2022. Me qëllim nxitjen sa më shumë të konkurrencës dhe paraqitjen e sa më shumë kandidaturave cilësore për këtë vend vakant në Gjykatën Kushtetuese; Përsëris dhe një herë thirrjen dhe ftoj çdo person të interesuar jurist të kualifikuar, të ndershëm, të pavarur dhe me integritet, që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj, të marrë pjesë në këtë procedurë konkurrimi të hapur dhe publik, dhe të paraqesë apikimin e tij pranë Institucionit të Presidentit të Republikës. Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparent çdo rezultat të këtij procesi dhe do të ndjekë me përpikmëri të gjithë procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në ligj. Për kujtesën dhe lehtësinë tuaj më poshtë gjeni linkun ku gjendet e publikuar thirrja për aplikime: https://president.al/njoftim-shpallje-per-hapjen-e…/ Gjithashtu, me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë sa më shpejt funksionale me të gjithë trupën e nevojshme të saj, si President i Republikës, gjej rastin t`i bëj edhe një herë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor, por dhe gjithë institucioneve të tjera të përfshira në këtë proces, të angazhohen dhe të bashkëpunojnë me impenjim të plotë, të pandërprerë, dhe me transparencë, me qëllim përfundimin pa vonesë të procedurave për plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë numrin e gjyqtarëve (19), për të bërë të mundur kështu që, kjo Gjykatë jo vetëm të përmbushë misionin e saj sublim, por dhe zhbllokimin e procesit të emërimeve të tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që i takojnë për emërim Gjykatës së Lartë. Pavarësia dhe paanshmëria e sistemit të drejtësisë, sidomos për gjyqtarë të karrierës duhet të garantohet jo vetëm në dukje, por dhe në themel të saj, dhe çdo emërim i ri apo rritje në detyrë, duhet të ruajë të pacenuar parimin themelore të një gjykate të paanshme, të pavarur dhe të caktuar me ligj, dhe sipas ligjit. Vetëm kjo rrit besimin e gjithë shoqërisë tek sistemi i drejtësisë, që duhet të sigurojë në vijimësi një staturë, që garanton pavarësi e paanësi të gjyqtarëve, si dhe veprime të paanshme të sistemit gjyqësor në shërbimin të interesit publik.

Kjo vakancë krijohet për shkak se në datën 8 prill 2022, gjyqtarit aktual Përparim Kalo i përfundon mandati kushtetues për të cilin ai u emërua në dhjetor 2020. Me 22 dhjetor të vitit 2021, me kërkesë të kryetares Vitore Tusha, Gjykata Kushtetuese ka vendosur mbarimin e mandatit për dy anëtarë të saj, Përparim Kalos dhe Altin Binajt. Kalo, i cili është edhe relator në çështjen e shkarkimit të Presidentit, krijon vakancë e cila duhet të zëvendësohet nga Presidenti i Republikës. Vetë magjistrati Kalo u emërua nga Presidenti Ilir Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese në 17 dhjetor 2020 në vend të Besnik Imerajt, i cili dha dorëheqjen në vitin 2018, këhtu që ai nuk mori një mandat 9-vjeçar kur u emërua, por vijoi mandatin e të dorëhequrit.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gjykata kushtetuese ilir meta përparim kalo gjykata kushtetuese ilir meta përparim kalo

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj