LIVE UPDATES
Ekonomi

Ari, ‘strehë’ e sigurt në kohë lufte, shqiptarët po blejnë flori pas pushtimit të Ukrainës

18 Mars 2022, 18:11 Nga DOSJA
Ari, ‘strehë’ e sigurt në kohë lufte, shqiptarët

“Vrapojmë pas arit, se nga ari varet gjithçka. Ah ne të mjerët,”- shkruante Goethe tek Fausti për arin që është gjithnjë atraktiv në kohë krizash. Fjali që shëmbëllen fort mirë atë çka pa ndodh jo vetëm me të huajt por edhe me shqiptarët që kanë nisur të investojnë e të blejnë flori që pas pushtimit të Ukrainës.

Ari, që konsiderohet gjithnjë si strehë e sigurt gjatë kohërave të pasigurisë gjeopolitike dhe inflacionit në rritje, me konfliktin që i shtohet presionit ekzistues, po ‘luan’ rolin e tij tradicional për të gjithë qytetarët që janë përfshirë në ethet e panikut. Operatorët e tregut tregojnë për Gazetasi.al se ditët e fundit qytetarët kanë nisur që të blejnë flori, me një trend tipik ‘më pak, më shtrenjtë’, të nxitur nga lufta që po zhvillohet në Ukrainë.

Edhe pse ka qenë një dekadë sfiduese për sektorin e luksit, bizhuteritë nisën të kishin një bum shitjesh që pas pandemisë dhe tregu i tyre vijon të jetë në zhvillim.

“Shumë qytetarë kanë ardhur të blejnë flori së fundmi dhe përgjithësisht kanë blerë bizhu të kushtueshme në vlerë. Pak a shumë thonë të gjithë të njëjtën gjë, që në këto kohë të pasigurta për ekonominë preferojnë të kenë gjendje në shtëpi. Ky është një trend i njohur për të gjithë shitësit që merren me arin e që ndodh përgjithësisht në kohë krizash ose vështirësish të pritshme ekonomike. Njerëzit duken të trembur dhe shumë prej tyre thonë që më mirë një pjesë të kursimeve që kanë, ta shpenzojnë në flori”, tregojnë për Gazetasi.al shitësit nga argjendari “Zerja”. Nga një tjetër argjendari e vogël në Tiranë, shitësi pohon thuajse të njëjtën gjë dhe liston disa prej arsyeve se përse floriri zgjidhet gjithmonë nga njerëzit në kohë të tilla.

“Edhe unë kam vënë re një trend të tillë ku Shqipëria sërish ndjek botën. Njerëzit me të drejtë zgjedhin të investojnë në flori në kohë luftërash, sulmesh kibernetike apo krizash. Ari është një aktiv fizik, i pranueshëm nga të gjithë, thuajse i padëmtueshëm dhe nuk ka rrezik falimentimi prandaj ai historikisht është konsideruar si një ‘save heaven’. Gjithashtu ai është provuar si një mbrojtës shumë i mirë inflacioni (inflation hedge) në afate të gjata kohore dhe ndryshe nga instrumentet e borxhit apo aksionet është i pavarur nga politikat që mund të kenë qeveritë. Të gjithë këto elementë kanë ndikuar në dyndjen e njerëzve tek ai herë pas herë”, thotë ai për Gazetasi.al.

Në Shqipëri ekzistojnë dy lloje bizhuterish, ato që punohen e prodhohen në vend, si dhe bizhuteri të gatshme që vijnë nga vende si Italia, Greqia apo Turqia. Këto dy kategori shoqërohen me ndryshime çmimesh, duke qenë se importet janë kryesisht nga marka ndërkombëtare, të cilat vijnë me çmime të unifikuara në treg global.

Aktorët e tregut pohojnë se shitjet e floririt do të vijojnë të njohin rritje në ditët në vijim edhe pse shitësit informalë mund të shfrytëzojë pikërisht këtë periudhë për të ndikuar negativisht në punën e tyre.

Argjendaritë e vogla tregojnë se ky treg informal konsiderohet problematik për çështjen e çmimit, pasi, kur çmimi i floririt rritet në bursë, argjendaritë e vogla nuk mund ta reflektojnë këtë rritje çmimi, duke qenë se “tregu i zi” i mban çmimet shumë të ulëta, për shumë arsye. Kështu këta njerëz janë ata që u drejtohen vetë klientëve në rrugë, duke “çrregulluar” skemën që ata i drejtohen argjendarit.

Investimi në ar në tregun global

Kursimtarët e shitjes me pakicë po u bashkohen investitorëve që nxitojnë drejt arit dhe po e çojnë çmimin këtë javë afër nivelit të tij më të lartë të të gjitha kohërave, ndërsa kërkojnë asete strehë të sigurta përballë luftës në Ukrainë. Metali i çmuar këtë javë kapërceu barrierën e 2.000 dollarëve dhe u tregtua me 2.074 dollarë, pak nga rekordi i tij i gushtit 2020 prej 2.085 dollarësh. 

Ashtu si mallrat e tjera, çmimi i metalit të çmuar drejtohet nga oferta dhe kërkesa. Por funksionon në një “cikël kërkese pothuajse të kundërt me aksionet”, tha John Moore, menaxher i lartë i investimeve në Breëin Dolphin.

“Ne e kërkojmë atë kur gjërat janë shqetësuese…nëse do të isha shumë optimist për botën, mund të shes arin tim dhe të blej disa aksione.” Edhe përpara se tanket ruse të kalonin kufirin ukrainas, çmimi i arit ishte “i qëndrueshëm”, pavarësisht një dollari të fortë dhe pritshmërive për rritje të normave të interesit. Kjo “më vete ishte e jashtëzakonshme”, tha Michael Widmer, strateg i metaleve në Bank of America.

“Luftërat më vete nuk priren të jenë nxitëse të qëndrueshme të arit, ka një shtytje fillestare më të lartë kur ato godasin”, thotë Moore. Presioni inflacionist në Europë po nxit rritjen, shton ai. Kursimtarët nuk duan të mbajnë para në këtë mjedis, ndërkohë që luhatshmëria e tregjeve po i shtyn ata të investojnë në aksione.

Fondet e tregtuara në bursë të arit (ETF), janë më likuide.ETF-të e arit, duke përsëritur çmimet e shufrave, janë një produkt me “qasje të lehtë” për investitorët që “nuk duan bagazhin e zotërimit fizik të arit”, tha Moore. Ata performojnë në përputhje me shufrat, “megjithëse me një kosto të vogël administrimi dhe pronësie”. Indeksi i minierave të arit FTSE është rritur me 18 për qind që nga fillimi i janarit dhe me 12 për qind që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Marrë nga GazetaSI

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale ari cmimi i arit floriri ari cmimi i arit floriri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj