Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Arrestimet për korrupsion dhe ryshfet në Morinë, zëvendësohen 31 policë
11 Prill 2022, 09:19Nga DOSJA
KUKËS– Në pikën e përbashkët kufitare të Morinës është kthyer normaliteti, ndonëse struktura e policisë kufitare u ‘shkri’ pas arrestimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre. E gjithë struktura policore e kësaj pike, është zëvendësuar e po vijon punën normalisht. Raportohet se janë zëvendësuar të 31-të policët që u vunë në pranga. E njëjta situatë është edhe me policinë kufitare të Kosovës.
Procesi i punës si dhe i hyrjes apo daljes se mjeteve e qytetarëve në dy anët e kufirit është sipas procedurave dhe nuk janë vërejtur probleme apo vonesa të pajustifikuara në kufi.
Policët e arrestuar në Kukës, të akuzuar për korrupsion në Shqipëri dhe Kosovë për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, madje kalonin edhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk i regjistronin fare në sistemin TIMS, por vetë merrnin si fitim deri në 8000 euro në ditë. 312 raste korrupsioni janë kryer nga 32 policë të doganës e Morinit në Kukës. Nga operacioni i përbashkët i autoriteteve policore të Shqipërisë dhe Kosovës. Ky ishte operacioni i dytë që zhvillohet për të njëjtin qëllim. Operacioni ‘Pika 1’ u finalizua më 14 mars, ku 48 zyrtarë policorë u ndaluan pasi dyshoheshin për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
(a,b)dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI-Lorenc Beqari ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali. 45-vjeçari shqiptar, po udhëtonte mbrëmjen e së shtunës me mjetin e tij R...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrethrrotullimin e Selitës në Tiranë. Raportohet se makina është kthyer përmbys dhe ka bllokuar ...
ELBASAN– Për dhunimin e Kancelarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, Ledio Sulkuqi janë shoqëruar në polici për t’u pyetur disa persona....
ELBASAN– Ledio Sulkuqi, kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit u dhunua në orët e vona të fundjavës, pasi kishte dalë nga një lokal dhe po ...
UKRAINË- Forcat e armatosura të Ukrainës, kanë njoftuar se forcat ruse do të vazhdojnë të godasin objektet e infrastrukturës së transportit në mënyrë që të...
ITALI– Orges Beqari, vëllai i vogël i Lorenc Beqarit, biznesmeni që humbi jetën në aksidentin automobilistik në Itali ka folur për mediat italiane. Ai ka ...
LEZHË– Një i mitur është paraqitur ditën e sotme në spitalin e Lezhës i plagosur. Dyshohet se ai mund të jetë vetëplagosur.Aktualisht ndodhet nën kuj...
KUKËS– Një ngjarje e rëndë e cila mund të ishte kthyer në tragjedi është parandaluar në Kukës. Policia informon se ka rënë në pranga një 36-vje&ccedi...