Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Arrestohen 5 persona në Tiranë, njëri vinte nga Pogradeci, transportonte emigrantë
15 Tetor 2021, 09:47Nga DOSJA
TIRANË– 5 persona janë prangosur në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Efektivët e Policisë kanë arrestuar në flagrancë 32-vjeçarin me iniciale, E.Sh., i cili u kap mat duke duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm me mjetin e tij. Emigrantët i kishte sjellë nga Pogradeci dhe do t’i dërgonte në Shkodër, ndërkohë që destinacioni i tyre final ishte Italia. Po ashtu janë prangosur edhe 4 persona, të cilët ishin të shpallur në kërkim. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale: trafik lëndësh narkotike, vjedhje, plagosje me dashje, etj.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh, 32 vjeç, pasi në dalje të Kamzës, u kap në flagrancë nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin e tij 4 emigrantë të parregullt, të clët i kishte marrë në Pogradec me destinacion Shkodër, me qëllim kalimin për në Malin e Zi me destinacion përfundimtar Italinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti dhe një aparat celular.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjigjesisë ligjore, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja e 4 personave në kërkim konkretisht:
•Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasin në kërkim E. R, 53 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim R. L, 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë kapjen e shtetasit I. N, 30 vjeç, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Librazhd, për veprën penale “Plagosje e lehte me dashje”. Për veprime të metejshme iu kalua Librazhdit; Po nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 u bë kapja e shtetasit K. M, 24 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP për veprën penale “Vjedhja”. Për veprime të metejshme iu kalua Durrësit. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policieë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. S, 46 vjeç, pasi dyshohet se pas një konflikti verbal ka kanosur me një mjet prerës shtetasin B. B.
Më datë 14.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve, F. S, 18 vjeç( me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe L. L, 32 vjeç, sepse në rrugën “Bab Rexha”, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. T, 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve nga kontrolli i ushtruar në banesa u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materialë disa sende të kundërligjshme. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Më datë 13.10.2021, në Rrugën e Elbasanit, në Sauk, ka rënë nga lartësia e pallatit në ndërtim ku punonte shtetasi H. H, 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë. Pas daljes nga Kryesia, Rama iu përgjigj pyetjeve t...
TIRANË– Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkesën për shtyrjen e afateve të Komisioneve të Vettingut. Në projektligjin që është dorëzuar në ...
TIRANË- Nisin lëvizjet e para brenda Partisë Socialiste! Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, u bë edhe një riorganizim i deputetëve të Partisë Socialiste dhe...
VLORË– Tre persona janë ndaluar ditën e sotme në Vlorë, të dyshuar si të përfshirë në grabitjen e zyrat e pronave të këshillit të qarkut Vlorë 3 ditë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se vija e kuqe është vendosur e se nuk do lejohen më punësimet nga deputetët. Pas daljes nga Kry...
TIRANË – Sekretariati i Komunitetit të Energjisë i ka tërhequr vëmendjen Shqipërisë sa u takon rezervave të sigurisë së naftës, ligj i cili ka mbetur...
TIRANË– Drejtori në Këshillin e Qarkut të Vlorës, Bardhyl Gjika i cili denoncoi tre ditë më parë vjedhjen që ndodhi në institucion, është vënë ditën ...