Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Arrestohen 7 persona në Shqipëri, njëri u kap teksa kthehej nga Gjermania
6 Tetor 2021, 06:24Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
SHQIPËRI– Shtatë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të policisë mësohet se një 34-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është kapur në Rinas duke ardhur nga Gjermania. Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Tre persona akuzohen për dhunë, një për kanabis, ndërsa një tjetër për shkelje të rrgullave të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i policisë Tiranë
Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre në kërkim kombëtar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. G, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij; E. B, 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Sherbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit për shtetasin në kërkim T. K, 34 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetsore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”. Ky shtetas u kap në Pikën Kufitare Rinas, duke ardhur nga Gjermania.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E. M, 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij. Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Kavaja u bë kapja e shtetasit V. H, 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. S, 31 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale; R. P, 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ELBASAN– Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orëve të natës në qytetin e Elbasanit. Paraprakisht mësohet se drejtuesi i një automjeti të llojit “Peug...
TIRANË– Vendi ynë sot do të përfshihet nga një mot me vranësira e shira të dendur. Sipas Meteoalb, Shqipëria do të ndikohet nga kushte të paqëndruesh...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al është lajmi mbi pengimin e një koncensioni në Gosë të...
KURBIN- 4 persona kanë mbetur sot të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen, por disa orë më pas njëri ka ...
TIRANË- Ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë, një prej personave që mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur në aksin Milot-Rrëshen.M...
SPANJË– Policia e Spanjës ka arrestuar 12 persona me kombësi shqiptare, pasi u kapën në një anije që transportonte gaz nga porti i Bilbaos.Sipas medi...
MAL I ZI- Rreth 300 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis janë kapur sot në terminalin Doganor në Podgoricë. Droga u zbulua nga anëtarët e Administratës ...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar largimin e Ardi Veliut nga posti i kryepolicit. I ftuar mbrëmjen e sotme në “LOG”, u shpreh se...
Bashkëshortja e Martin Tushes është drejtuar në emisionin “Stop”, për të denoncuar korrupsionin brenda burgut të Reçit, ku i shoqi vuan dënimin. Mario La...