LIVE UPDATES
Art&Argëtim

1924 / Rrëfimi ekskluziv i arkeologut Léon Rey mbi zbulimet e para të misionit arkeologjik francez në apolloni(FOTO)

Rey, drejtor i Misionit Arkeologjik Francez në Shqipëri, na shpjegoi se çfarë kishim të drejtë të prisnim, për shkencën, nga gërmimet e kryera në vendin e Apollonisë antike

26 Qershor 2022, 11:47 Nga d.d
1924 / Rrëfimi ekskluziv i arkeologut Léon Rey mbi zbulimet e para
Foto ilustruese

FRANCË-“Je sais tout” ka botuar me 15 tetor 1924, në faqen n°49, rrëfimin ekskluziv të arkeologut Léon Rey mbi zbulimet e para asokohe të misionit arkeologjik francez në Apolloni, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Në numrin tonë të qershorit, z. Rey, drejtor i Misionit Arkeologjik Francez në Shqipëri, na shpjegoi se çfarë kishim të drejtë të prisnim, për shkencën, nga gërmimet e kryera në vendin e Apollonisë antike. Sot, studiuesi i bën revistës tonë nderin e madh që t’i komunikojë rezultatin e punës së parë të misionit të tij : një rezultat me interes të madh dhe që autorizon (lejon) të gjitha shpresat. Ky është, për lexuesit tanë, një “ekskluzivitet” i vërtetë që ata me siguri do t’i jenë mirënjohës z. Rey që e ka rezervuar me kaq dashamirësi për ta. J.S.T.

“Kur, në Liceun Condorcet, përkthyem “De Bello civili”, dhe në veçanti këtë faqe ku Çezari tregon se si, duke ndjekur Pompeun, pa qytetin e Apolonisë t’i dorëzohej, nuk mendoja për kodrën e gjelbër në rrëzë të cilës vrapojnë kuajt e rinj të fshatarëve të Pojanit. Në të njëjtat shpate ku dikur qëndronin monumentet e mermerit, tarracat, tempujt dhe ai akropol nga ku u largua Staberius-i, natyra ka rifituar tani të drejtat e saj; dhe një mantel gjelbërimi, lulesh dhe gjembash mbulon këtë tokë që pati orën e saj të famës.  Megjithatë, në këto fusha, sidomos kur ka rënë shi, parmenda nxjerr tjegulla, mbetje vazosh dhe monedhash, të dhëna modeste pa dyshim, por që vlejnë më shumë se fjalët e vendasve të cilët nuk kanë më shumë njohuri se unë.

Njohja e teksteve, kur ato ekzistojnë, dhe mbi të gjitha inspektimi i përpiktë i vendeve, vetëm mund ta udhëheqë studiuesin në kërkimet e tij. Në Pojan, ku bollëku i bimësisë e bën shumë të vështirë këtë ekzaminim, pika e orientimit tonë ishte një pllakë, sipërfaqja gri e së cilës mezi rrafshohej mes barishteve: ishte pjesa më e lartë e një muri antik të groposur plotësisht. Me pastrimin e këtij muri, ne zbuluam një shtëpi greko-romake dhe nuk kam dyshim se kjo shtëpi nga ana tjetër do të na bëjë të zbulojmë një nga pjesët më të rëndësishme të qytetit.

Por kjo nuk është e gjitha të zublosh : arti konsiston në gjetjen e maksimumit... me sa më pak para. Gjithashtu, çështja e thellësisë në një gërmim shterues vjen gjithmonë e para. Në Durrës, për shembull, niveli i qytetit aktual duke qenë, si rezultat i rrethanave gjeologjike, pesë metra mbi Dyrrahun romak, do të duhet që, për një gërmim me një sipërfaqe prej 100 m², shpenzoni pesë herë më shumë para sesa për një gërmim të së njëjtës shtrirje të bërë në vendin e Apolonisë, ku e njëjta shtresë romake gjendet ndërmjet 50 centimetrave dhe 1 metër të thellë. 

Organizimi i punës në kantier (në terren) është gjithashtu shumë i rëndësishëm për performancën e mirë, gërmuesit duhet të monitorohen vazhdimisht, veçanërisht në fazat e para. Kam punësuar francezë, gjermanë, bullgarë, serbë, rusë, tani shqiptarë; dhe gjithmonë e kam vënë re se, me instinkt, gërmuesi dëshiron të shkatërrojë atë që është nën kazmën e tij “për të parë atë që ka poshtë ose pas”.

 Kjo ndjenjë është për më tepër aq e natyrshme, saqë vetë gërmuesi, në nxitimin e tij për të kuptuar, duhet të kujdeset që të mos ngutet; shpesh, ajo që në pamje të parë duket si një grumbull gurësh të pakuptimtë, bëhet, pasi është më e qartë, një monument. Këtu, si kudo tjetër, metoda e duhur kërkon pjesën e saj të durimit.

Në terren, ekzaminim, sondazh, fotografi të rrënojave; në kamp, pas punës, vizatimet dhe shënimet të vihen në rregull të plotë, me pastrimin e objekteve të grumbulluara, okupimet e gërmuesit. Kjo e fundit veçanërisht është një dëfrim simpatik. Asgjë nuk është më zbavitëse sesa të shohësh të shfaqet, nën furçë dhe sapun, vizatimin e një vazoje të tillë me figura apo detaje të padyshimta të një skulpture të tillë, nëse nuk është, në ujë, me një lëng limoni të shtuar saktësisht, pamjen e ngadaltë të një medalje që ne menduam se ishte shumë e papërpunuar. Në këtë drejtim, me të drejtë është thënë se nuk mund të jesh arkeolog i mirë pa qenë historian. Por unë, mendoj se për t’u bërë arkeolog duhet të fusësh “dorën në brumë”. 

Më pas ne kuptojmë një mijë gjëra të vogla që ndihmojnë për t’i shfaqur gjërat e mëdha në dritë, dhe njeriu hyn, si të thuash, në kontakt të drejtpërdrejtë me antikitetin. Gjithashtu duhet të shpresojmë që Misioni arkeologjik francez në Shqipëri, në të ardhmen e afërt të bëhet një lloj shkolle praktike për arkeologët e rinj të Universiteteve tona.”

Marrë nga Darsiani.com

aurenc bebja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj