LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Alis Kallaçi u shpall fitues i Festivalit të Këngës/ Sonila Meço: Arti i Alisit meriton skenën ndërkombëtare, e ka yllin në ballë

Sipas saj arti i Alisit meriton skenën ndërkombëtare, ku edhe Eurovisionin e konsideron të cekët për thellësinë e mjeshtërisë së tij.

21 Dhjetor 2025, 07:42 Nga E.d
Alis Kallaçi u shpall fitues i Festivalit të Këngës/
Foto ilustruse

TIRANË- Gazetarja Sonila Meço ka reaguar pas shpalljes së fituesit të Festivalit të Këngës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meço u shpreh se arsenali artistik i Alisit, fitues i Edicionit të 5-të të X Factor, kultura e tij muzikore, disiplina dhe i gjithë arti që shpreh është bërë për skena të mëdha. Sipas saj arti i Alisit meriton skenën ndërkombëtare, ku edhe Eurovisionin e konsideron të cekët për thellësinë e mjeshtërisë së tij.

Ajo tha se Kallaçi është një pedagog i ndriçuar, që nuk u mëson fëmijëve e adoleshentëve vetëm notat, por edhe disiplinën e mendimit, durimin e artit dhe elegancën e përqendrimit. Në fund, ajo tha se Alis është ndërtuar si talent, me kulturë dhe respekt për muzikën si gjuhë e lartë.

"Mu në mes të një trazimi politik që e ka mbingarkuar fjalën, ia ka zbrazur kuptimin duke ndotur veshin, shpirtin e durimin, të vjen art i pastër, si një shpëlarje higjenike shpirtërore, si ujë i kthjellët në një peizazh llumi nga muzika e Alis Kallaçit, fitues i Festivalit të Këngës. Në parantezë, e pranoj se shijet muzikore janë çështje personale, dikujt kënga fituese mund t’i ketë folur e dikujt jo. Por përtej pëlqimeve subjektive, arsenali artistik i Alisit, fitues i Edicionit të 5të të X Factor, nxënës i devotshëm i pianos qysh nga klasa e parë e gjer në formimin e lartë, kultura e tij muzikore, disiplina, i gjithë arti që shpreh është bërë për skena të mëdha. Që jo vetëm i përballon, por i “përtyp” me dy “kafshata”.

Unë mund të jem edhe subjektive në vlerësimin e tij si fitues festivali, sepse e njoh nga afër, jemi të dy pedagogë në të njëjtën akademi. Pa është edhe profesori i pianos i sime bije, një udhërrëfyes i labirintheve plot dritë-hije të muzikës në këtë moshë delikate të saj. Ia shoh e ia di shprehjet artistike edhe në mënyrën si vishet, si flet, si sillet. Por përtej kësaj lëvizjeje të shpejtë të pëlqimeve, arti i Alisit meriton skenën ndërkombëtare, megjithëse Eurovisionin e konsideroj të cekët për thellësinë e mjeshtërisë së tij.

Në piano është një pedagog i ndriçuar, që nuk u mëson fëmijëve e adoleshentëve vetëm notat, por edhe disiplinën e mendimit, durimin e artit dhe elegancën e përqendrimit. U mëson si të dëgjojnë pjesën e bukur të botës, duke u edukuar veshin dhe shijet. Sepse ashtu është ndërtuar si talent, me kulturë dhe respekt për muzikën si gjuhë e lartë. E ka yllin në ballë, nuk ka lindur në skenë. Skena e vërtetoi në fakt më shumë se një herë. Dhe përpos gjithçkaje ia dua atë thjeshtësinë kur kthehet i qetë, pa bujë, të mësojë fëmijët e adoleshentët si të mos kenë frikë e të dashurohen me notën e parë.

Shijoje Eurovisionin Alis, si një ndalesë të parë në një udhë që do të të çojë në skena të mëdha ku do të merresh vesh me gjuhën universale të muzikës, që e zotëron aq bukur! Por ndërkohë të presim tek pianoja jonë, aty ku lindin notat e para dhe ku arti zë fill vërtetë." shkruan Meço./Dosja.al

sonila meço alis kallaçi fitues

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj