Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Është historia e dy burrave, e dy artitëve të rinj, me pasione e karaktere krejt të ndryshëm, që ndajnë se bashku të njëjtat vështirësi të jetës.
TIRANË- “Burra pa gra”, një komedi e hidhur e tejet cinike, e autorit italian Angelo Longoni, ështëshfaqur mbrëmë premierë në sallën e vogël të Universitetit të Artit e do të vijojë të shfaqet përgjatë gjithë kësaj fundjave, nën intepretimin e Valdrin Hasanit e Andi Begollit.
Është historia e dy burrave, e dy artitëve të rinj, me pasione e karaktere krejt të ndryshëm, që ndajnë se bashku të njëjtat vështirësi të jetës.
I shkurtri është muzikant, saksofonist, me prirje të fortë drejt alkoolizmit, i çuditshëm në pamje, ndërsa i gjati, është një shkrimtar aspirant, elegant, i kujdesshëm për shëndetin, sportiv. Por të dy janë në sfidë të vazhdueshme përballë pamundësive për të përmbushur jetët e tyre profesionale e atë sentimentale.
Ata ndjejnë keqardhje për veten e tyre por nuk dorëzohen dhe dijnë ta shijojnë jetën… aq sa e gjithë kjo histori mbyllet me një shpërthim të qeshurash, që dalin nga shpirti.
“Burra pa gra” është një vepër që të bën të qeshësh e të qash, që përcjell mesazhe të forta, kryesisht për artistët që janë në sfidë të vazhdueshme me veten dhe realitetin.
Ata në çdo kohe kanë vështirësitë e tyre për të gjetur vetveten, rrugën e tyre të suksesit, në tregun artistik, i cili bëhet gjithmonë e më I vështirë edhe në qytetërime të mëdha, aq më shumë në qytete e vende të vogla si Shqipëria e Tirana.
Në kohët kur arti po shkon gjithmonë e më shumë drejt tendencave të showbiz-it, artistët që zgjedhin të bëjnë art jo komercial, gjenden përballë sfidash edhe më të vështira: krijojnë por nuk fitojnë dot aq sa për të krijuar një jetë normale. Kjo i zhyt në realitetë të padëshiruara, prej të cilave duhet të dalin duke luftuar fort me unin, me shoqërinë e më gjithcka që kanë përreth. Por ama, duke e ruajtur gjithmonë fillin artistik të jetës së tyre.
Kushdo që do ta ndjekë këtë shfaqje, do të gjejë një pjesë të jetës, të së përditshmes së vet aty.
“Burra pa gra”, (projekt i mbështetur nga Bashkia e Tiranës) me regji të Julian Canameti e me dy personazhet simpatikë të intepretuar nga Valdrin Hasani dhe Andi Begollit, do të vijojë të shfaqet në datat 24- 25- 26 nëntor në sallën e vogël të Universitetit të Arteve.
foto ilustruese Dashi Të premten rekomandon të luani me pozitivitet dhe të gjeni një ekuilibër midis asaj që dëshironi ...
Jim Carrey SHBA- Jim Carrey i është përgjigjur thashethemeve rreth rikthimit të tij si Grinch në n...
Jamie Foxx SHBA- Jamie Foxx akuzohet për sulm seksual ndaj një gruaje në Nju Jork në vitin 2015. Sipas një rap...
foto ilustruese Dashi Të enjten kjo është një ditë e bukur për të marrë vendime dashurie. Nëse keni një ...
Nicole Kidman, Antonio Banderas dhe Harris Dickinson SHBA- Nicole Kidman dhe Antonio Banderas do të luajnë në fil...
Rolling Stones SHBA- Siç pritej, legjendarët 'Rolling Stones' kanë njoftuar se do të dalin sërish në rrugë ...
Vin Diesel BRITANI E MADHE- Princi William është tullaci më seksi për vitin 2023, sipas indy100.com dhe një votim është...
Brendan Faser SHBA- Brendan Fraser, rikthimi triumfues i të cilit në Hollywood u shënua nga performanca e tij fituese e Oskarit në...
Kourtney dhe Kim Kardshian Me Hënën që ka kaluar në Peshqit që dje, shpirtrat do të qetësohen disi ...
Shigjetar Sot pasdite, Dielli hyn në Shigjetar, duke e bërë jetën tonë të përditshme më të leht&eu...