22 Mars 2024, 16:05
Nga S.B
David dhe Victoria Beckham
SHBA- Ish-futbollisti anglez David Beckham rrëfen se e dinte se do të martohej me Victorian që në fillim. Në një bisedë që ka zhvilluar me moderatorin James Gorden, futbollisti veteran ka zbuluar shumë për marrëdhënien e tij me bashkëshorten.
“Me të vërtetë, më pëlqeu. Unë thjesht e doja atë. Nuk e dija si ishte ajo si person, por më pëlqente shumë, si shumica e njerëzve në atë kohë. Nuk e dija me kë do të martohesha ose me kë do të isha për pjesën tjetër të jetës sime”, tha ai.
Ish-futbollisti vuri në dukje se gruaja e tij ishte “e bukur” dhe “seksi”, por dashuria e tij për të u rrit për shumë arsye të tjera.
“Më pëlqejnë femrat e forta dhe më pëlqen fakti që ajo punon shumë. Më pëlqen fakti që ajo është një nënë e shkëlqyer. Më pëlqen fakti që ajo kujdeset për mua dhe ju e dini, ne kemi krijuar këtë familje me katër fëmijë të mrekullueshëm dhe janë më të rëndëshmit në jetën tonë, kështu që zgjodha Viktorian ... mënyrën se si ajo drejton familjen."
Të dy mirëpritën djalin e tyre të parë, Brooklyn, më 4 mars 1999. Pasi u martuan në një ceremoni të mbushur me yje në Irlandë më 4 korrik 1999, familja e tyre u rrit me lindjen e Romeo, 21, të Cruz, 19 vjeç dhe Harper, 12. David deklaroi se aftësia e stilistes për t'u kujdesur është një nga cilësitë e saj më të mira. Atleti kujtoi gjithashtu se një nga herët e para që e dinte se do të martohej me Victorian ishte kur pa videoklipin "Say You'll Be There" të Spice Girls.
“Është e preferuara ime sepse ishte kënga që po luhej në televizor kur isha ulur në dhomën time me Gary Neville. Iu drejtova Gary-t dhe i thashë: Do të martohem me atë me fustanin e zi të shkurtër” tha David.
david beckham victoria beckham
Art&Argëtim
22 Mars 2024, 15:19
S.B
Margot Robbie
SHBA- Aktorja më e përfolur e momentit Margot Robbie do të prodhojë filmin "The Sims" bazuar në lojën ikon...
Art&Argëtim
22 Mars 2024, 11:47
S.B
familja Kardashian
SHBA- Dinastia Kardashian-Jenner ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në kulturën amerikane, me ndi...
Art&Argëtim
22 Mars 2024, 11:16
S.B
Madonna
SHBA- Koncertet e Madonnës po kthehen në një nga shfaqjet më të çuditshme të momentit, kryesisht për...
Art&Argëtim
22 Mars 2024, 10:58
S.B
Shakira dhe Cardi B
SHBA- Këngëtarja Shakira dhe reperja Cardi B kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor me ...
Art&Argëtim
22 Mars 2024, 10:22
S.B
Biggie, Michael dhe Catherine
SHBA- Djali 22-vjeçar i Michael Jackson po çon së fundmi gjyshen e tij në gjykatë. Bigi, i ...
Art&Argëtim
22 Mars 2024, 09:43
M.B
Dua Lipa
SINGAPOR- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa kishte zhvilloi një vizitë 24 orëshe në Singapor...
Art&Argëtim
22 Mars 2024, 07:15
M.B
Foto ilustruese
Dashi
Mos i lejoni të tjerët që të ndikojnë në zgjedhjet tuaja kryesore, sidomos në vendin e punës...
Art&Argëtim
21 Mars 2024, 17:57
S.B
Cillian Murphy
SHBA- Aktori i njohur Cillian Murphy është konfirmuar se do të kthehet në filmin ‘Peaky Blinders’. Akto...
Art&Argëtim
21 Mars 2024, 17:27
S.B
Ariana Grande
SHBA- Vanity Fair sapo publikoi disa fotografi të pa para më parë të këngëtares Ariana Grande dhe aktor&eu...
Art&Argëtim
21 Mars 2024, 16:29
S.B
Julia Fox
SHBA- Aktorja dhe autorja italo-amerikane Julia Fox u pa së fundmi për një shëtitje në qytetin e Nju Jorkut, dhe sh...