LIVE UPDATES
Art&Argëtim

'Çdo natë do të takoj në ëndrra'/ Dedikimi prekës i Inis Gjonit për motrën: Çdo orë e këtyre ditëve peshon si gurët e rënda të malit

Në një postim në Instagram, ajo shkruan se e motra bëri ditën e sotme kthimin e fundit për në atdhe dhe në familjen e saj, “pa frymë por me atë buzëqeshjen dhe sharmin e fytyrës dhe shpirtit më të bukur në botë”.

29 Dhjetor 2023, 11:05 Nga a.l
'Çdo natë do të takoj në ëndrra'/ Dedikimi
Ilda Gjoni dhe Inis Gjoni

TIRANË- Këngëtarja Inis Gjoni ka prekur me fjalët dedikuar motrës së saj, Ilda Gjonit, të cilës do t’i japë lamtumirën e fundit ditën e sotme. Në një postim në Instagram, ajo shkruan se e motra bëri ditën e sotme kthimin e fundit për në atdhe dhe në familjen e saj, “pa frymë por me atë buzëqeshjen dhe sharmin e fytyrës dhe shpirtit më të bukur në botë”.

“Dhimbja që solli ikja jote kaq e hershme, na ka dërmuar zemrat dhe trishtuar pa fund, ndjesitë dhe mendimet tona”, shkruan Inis Gjoni.

Postimi i plotë:

Ildës mendimi që do më zgjojë çdo ditë dhe do ngrysë çdo natë të jetës sime! Sot e shtrenjta motra jonë, Ilda bëri kthimin e fundit për në atdhe, për në familje, për në shtëpi, për tek nëna, për tek fëmijët, pa frymë por me atë buzëqeshjen dhe sharmin e fytyrës dhe shpirtit më të bukur në botë.

Je nisur drejt Zotit, që me shumë besim dhe përulësi i lutemi të të strehojë tek kopshtet e Parajsës.

Njeriu përballet dhe tejkalon shumë sprova në jetë, por dhimbja që solli ikja jote kaq e hershme, na ka dërmuar zemrat dhe trishtuar pa fund, ndjesitë dhe mendimet tona. Çdo orë e ketyre ditëve peshon si gurët e rënda të malit, që hesht dhe dëgjon vetëm vajtimin e një ikje pa kthim. Por na ngroh dielli që ti le pas, fëmijët, punët e mira vlerësimet aq të vyera të miqve, të afërmve, kolegëve dhe kushdo që të ka njohur dhe ka dëgjuar për ty.

Jeta që ti jetove na frymëzon, dashuria energjia dhe mirësia jjote na bënë të ndjehemi kaq shumë krenare që ishim pjesë e çdo dite dhe misioni tënd.

Fëmijët e tu të bukur dhe të mbarë do jenë amaneti yt i gjallë që neve së bashku të qëndrojmë gjithmonë një familje e fortë, me vlera dhe me qëllime të forta.

Sot do mbesin dhe shumë shumë radhë të tjera pa shkruar, por që cdo natë do ti them kur të takoj në ëndrra, ti ëngjëll në qiell dhe unë duke lotuar në shtrat nga malli për ty.

Zoti u kujdestë për ty dhe për çdo nënë që largohet nga kjo jetë që mbetet një udhëtim i ashpër dhe me fund të sigurt. Amiin

ilda gjoni inis gjoni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj