LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm sot, parashikimi i yjeve për çdo shenjë

Parashikimi i horoskopit për sot.

22 Qershor 2024, 07:15 Nga N.F
Duhet të jeni shumë të kujdesshëm sot, parashikimi i yjeve
Foto ilustruese

DASHI


Kjo ditë nuk do jetë ashtu si e kishit imagjinuar. Dashuria sidomos ka rrezik të ketë probleme. Yjet do ua vështirësojnë gjërat dhe shpesh nuk do e duroni dot ta keni pranë partnerin. Mundohuni të kafshoni gjuhën dhe të mos merrni vendime të nxituara për të cilat do pendoheni. Ju beqarët do keni takime shumë të bukura, por që nuk do mund të çohen më tej. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht. Shëndeti do jetë problematik gjatë ditët për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes profesionale. Sido që të jetë mos neglizhoni asnjë shqetësim. Në punë fillimi i ditës do jetë goxha pozitiv, ndërkohë që pasdite ka rrezik që situata t’iu dale jashtë kontrollit.


DEMI


Nëse nuk doni të keni probleme sillni ndërmend gabimet që keni bërë dhe mësoni prej tyre. Mos bëni shumë ndryshime në jetën tuaj në çift sepse nuk do jenë të nevojshme. Nëse keni pasur zënka mund të keni edhe një përmirësim të lidhjes tuaj. Për ju beqarët do ketë shumë takime, flirte dhe aventura. Megjithatë dashuria e vërtetë nuk do të vijë këtë ditë. Me financat do keni tendencë të shpenzoni shumë pa menduar fare sesa e keni buxhetin. Tregohuni të kujdesshëm sepse do lindin probleme të mëdha. Asnjë planet nuk do ndikojë tek gjendja juaj shëndetësore prandaj do jeni në formë të mirë. Sipas Horoskopi.vip në punë do merrni edhe rreziqe mbi supe, por në fund do ia dilni mbanë me sukses.


BINJAKËT


Asnjë fushë nuk do kalojë krizë këtë të shtunë, përkundrazi optimizmi do mbizotërojë. Nëse keni një lidhje do ndiheni më të plotësuar se më parë, por do kërkoni nga partneri që t’i mbajë disa premtime. Mos e bëni këtë gjë me ngulm nëse nuk doni mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni nevojë të ndiheni të sigurt dhe të keni mbështetje para se të hidhni hapa prandaj nuk do nxitoheni për asgjë. Financat herë pas here mund të kenë edhe disa tronditje të vogla, por asgjë për t'u alarmuar nëse merrni masa. Shëndeti do jetë i mirë edhe për ata që mund të kenë kryer ndërhyrje kirurgjikale. Do rikuperohen shpejt. Në punë përqendrohuni tek objektivi kryesor dhe keni për t'ia dalë.


GAFORRJA


Sot duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të qetë. Partneri nuk do jetë dakord me çdo gjë që ju do dëshironi të bëni dhe kjo mund të sjellë debate. Sido që të vijnë punët, mos bëni asgjë që atij nuk i pëlqen nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë. Ju beqarët duhet të shihni rreth e rrotull kudo që të shkoni sepse personat interesantë mund të shfaqen papritur. Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jenë të mëdha dhe të njëpasnjëshme. Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Në punë do jeni të fiksuar edhe pas detajeve më të vogla. Suksesi këtë ditë do të jetë i garantuar.


LUANI


Këtë ditë gjërat do marrin më shumë kuptim dhe do ndiheni më të plotësuar. Marrëdhënia në çift do shkojë mirë në përgjithësi. Tensioni do te ulet dhe do filloni t’i shfrytëzoni prioritetet e të qenit ne një lidhje. Ju beqarët që kërkoni dashuritë e mëdha do keni shumë fat këtë të shtunë. Do filloni të mendoni edhe për një lidhje serioze. Falë mbështetjes së Mërkurit ju do keni fat edhe në planin financiar. Megjithatë nuk duhet absolutisht të rrezikoni shumë. Shëndeti pritet të jetë i mirë, por për të mos pasur probleme konsumoni sa më shumë vitamina, merruni me aktivitet fizik dhe mbrohuni nga djersitja. Në punë gjërat do shkojnë mirë dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi.


VIRGJËRESHA


Tregohuni më të organizuar gjatë ditës dhe mos lini asgjë pas dore nëse doni që gjithçka t’iu shkojë mirë. Ndikimi i planetëve do ju bëjnë që të jeni më të mbyllur në lidhjen tuaj. Edhe pse mund të keni ndonjë konflikt të vogël, do e kaloni lehtë. Do jetë një ditë e qetë, harmonike dhe do bashkëpunoni me njeri-tjetrin. Ju beqarët do joshni shumë, por nuk do e gjeni personin ideal. Buxheti do përmirësohet, por kjo nuk do të thotë që ju mund të shpenzoni sa të doni. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Vetëm moshat më të mëdha mund të kenë probleme me gjumin. Në punë duhet të përfitoni nga mbështetja që po iu jep Jupiteri. Mos e lini t’iu ikë nga duart asnjë rast që do iu jepet.


PESHORJA


Kjo e shtunë ka për të qenë më ë qëndrueshme edhe pse jo me të veçanta të mëdha, Venusi do ua rregullojë jetën ju të dashuruarve me romantizëm dhe haree. Do jeni të dyja palët me shprehës, por nuk do ulërini që ta marrin vesh që të gjithë. Nëse jeni beqarë, do jeni më të disponueshëm ndaj takimeve dhe do e merrni çdo gjë me qetësi. Diçka e bukur do ndodhë në momentin më të papërshtatshëm. Sipas Horoskopi.vip në planin financiar do iu gjeni shpejt zgjidhje problemeve dhe do jeni më të qetë. Edhe shëndeti do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do kenë shqetësime. Në punë do jeni të kujdesshëm, diplomatë dhe gati për të provuar edhe sfida të reja. Më të privilegjuarit do jenë ata që punojnë në aktivitete private.


AKREPI


Jo çdo gjë do ju ecë shumë mirë këtë ditë megjithatë nuk duhet ta lëshoni veten. Nëse keni një lidhje mos i shtyni shumë gjërat e rëndësishme sepse situata do ju ndërlikohet. Nëse jeni beqarë më mirë shmangini dashuriçkat mes kolegësh sepse mund të lëndoheni pamasë. Më mirë prisni edhe pak kohë sepse gjërat do ju përmirësohen. Në planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin sepse gjithçka do rregullohet, vetëm se duhet të bëni edhe ju më shumë përpjekje. Për shëndetin do jetë periudhë goxha e vështirë. Do keni shqetësime të njëpasnjëshme nga pjesë të ndryshme të trupit. Në punë mund të arrini më lart nëse punoni në ekip dhe nëse nuk ndaleni për asnjë çast.


SHIGJETARI


Ka rrezik që gjërat t’iu ndërlikohen tej mase këtë ditë. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të forta me partnerin pasi për asgjë nuk do bini dakord me njeri-tjetrin. Në shumë momente do ndiheni vërtet keq dhe do qani. Ju beqarët ka gjasa t’i riktheheni një historie të vjetër, por kësaj here gjërat kanë për të qenë tërësisht ndryshe. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, gjithsesi nëse tregoheni te kujdesshëm dhe mendoni edhe për të ardhmen gjërat do normalizohen. Shëndeti do jetë më i kënaqshëm se një ditë më parë. Nuk do keni më shqetësimet nga barku apo mesi. Edhe në punë do i keni gjërat shumë më të thjeshta dhe do arrini rezultate të larta.


BRICJAPI


Pritet që qielli të hapet dhe dielli të shkëlqejë gjatë kësaj dite. Nëse kohët e fundit keni pasur probleme dhe vështirësi me partnerin, tani situata do ndryshojë për mirë. Do jeni në humor për të bërë shakaa dhe për te hapur edhe rrugë atëherë kur duhet. Ju beqarët më në fund do takoni një person që do iu përshtatet në çdo pikë dhe do filloni me të një lidhje te qëndrueshme. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat do keni edhe tronditje te forta. Gjendja shëndetësore ka për të qenë e shkëlqyer. Do ndiheni plot energji e dinamizëm. Në punë do fillojë një periudhe shumë e kënaqshme dhe me arritje të njëpasnjëshme. Zbatojini ende rekomandimet e dhëna nga miqtë.


UJORI


Ka rrezik që gjatë kësaj dite të ndodhin incidente të ndryshme. Ju të dashuruarit do jeni të palogjikshëm dhe mund të bëni gjëra që do e lëndojnë tjetrin. Mos përfitoni nga dashamirësia e tij sepse në një moment ai mund t’iu braktisë përfundimisht. Ju beqarët do keni disa takime, por për fat të keq do përballeni me zhgënjime. Financat do jenë më shumë të trazuara sesa të stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vetë këtë sektor kërkoni ndihmë nga specialistët. Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer sidomos nëse jeni jurist. Mund të keni përfitime shumë shpejt nga një punë që do nisni.


PESHQIT


Me bekimin e yjeve, jeta juaj do jetë edhe më harmonike gjatë kësaj dite. ju të dashuruarit do dilni më shumë, do argëtoheni dhe do përjetoni ndjesi të paimagjinueshme. Nëse jeni beqarë do jeni në kërkim të lidhjeve serioze dhe të rafinuara, çka nuk do ju mundësohet dot këtë periudhë. Sektori i financave do jetë tej mase i privilegjuar dhe situata do ketë përmirësime të konsiderueshme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë më e mirë se më parë dhe do e rifitoni energjinë e humbur. Në punë do ketë probleme, sfida, por edhe arritje të mëdha. Bëhuni gati për ndryshime të jashtzakonshme.

parashikimi i horoskopit

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion