LIVE UPDATES
Art&Argëtim

"E mirë për kompanitë, por e keqe për krijuesit!" The Economist: Karriera joshëse e influencuesit

Nëse pyesni të rinjtë e sotëm se çfarë dëshirojnë të bëjnë si karrierë, shpesh përgjigjja është se duan të bëhen të famshëm në mediat sociale.

1 Dhjetor 2024, 08:06 Nga M.B
"E mirë për kompanitë, por e keqe për krijuesit!"
Foto ilustruese

SHBA- Shumë njerëz duan të bëhen influencues në mediat sociale. Kjo është e mirë për kompanitë, por e keqe për “krijuesit”, shkruan The Economist. Nëse pyesni të rinjtë e sotëm se çfarë dëshirojnë të bëjnë si karrierë, shpesh përgjigjja është se duan të bëhen të famshëm në mediat sociale. Plot 57% e të rinjve amerikanë të brezit Z (12 deri në 27 vjeç), do të donin të ishin influencues të mediave sociale, sipas firmës Morning Consult. Rreth 53% e përshkruajnë atë si një “zgjedhje karriere me reputacion”.

Këto ëndrra mund të jenë të kuptueshme sepse ka shembuj të shumtë të superyjeve të mediave sociale, që fitojnë dhjetëra mijë dollarë për një postim që reklamon produktin e një marke të caktuar. Ndërsa konsumatorët po shpenzojnë më shumë kohë në mediat sociale, edhe shumat që paguajnë kompanitë, po rriten.

Sidoqoftë, ndërsa kjo industri është zgjeruar, ajo gjithashtu ka ndryshuar. Kompanitë e kanë zhvendosur vëmendjen drejt influencuesve online që shënjestrojnë një grup më të ngushtë ndjekësish, si për shembull, influencuesit që japin këshilla për modën për personat mbi 60 vjeç, ose këshilla kopshtarie për banorët e qytetit, në mënyrë që edhe kompanitë t’i shënjestrojnë më mirë këta konsumatorë.

Tërheqja e një grupi të vogël ndjekësish në një fushë të veçantë, mund t’u sjellë influencuesve disa para shtesë, por zakonisht kjo nuk mjafton që ata të lënë punën e rregullt. Ata që fantazojnë për të siguruar jetesën duke u bërë një yll i mediave sociale, mund të përfundojnë të zhgënjyer.

Kompanitë kanë rritur pjesën e buxheteve të marketingut për influencuesit online. Sipas shoqërisë kërkimore eMarketer, gjatë pesë viteve të fundit, kompanitë amerikane kanë trefishuar shpenzimet për marketing online, në 7 miliardë dollarë. Në një anketë nga grupi kërkimor Influencer Marketing Hub, 86% e markave në botë thanë se kanë në plan të shpenzojnë për marketingun në internet këtë vit, nga 37% në vitin 2017, kur u mbajt sondazhi për herë të parë.

Gati një e katërta e kompanive synojnë të shpenzojnë mbi 40% të buxhetit të marketingut, për t’u reklamuar nga influencuesit online. Kompanitë e kuptojnë se këta influencues, ose “krijues”, siç u pëlqen atyre ta quajnë veten, po ndikojnë gjithnjë e më shumë në sjelljen e konsumatorëve.

Sipas hulumtimit nga Universiteti Northwestern dhe platforma LTK, gati tre të katërtat e të rinjve të brezit Gen Z në Amerikë, kanë ndjekur këshillat e influencuesve online për blerjen e produkteve. Edhe më e habitshme është se një e treta e konsumatorëve që ndjekin këshillat e influencuesve online, janë në moshë të rritur.

Influencuesit online janë pjesë e çdo fushate të madhe në ditët e sotme, thotë Mark Read, drejtuesi i agjencisë së reklamave WPP. Zinxhiri amerikan i supermarketeve, Walmart, ka punuar me yjet e TikTok, si Charli dhe Dixie D’Amelio. Marka e veshjeve BOSS, ka bashkëpunuar me komedianin Khaby Lame, i cili ka më shumë ndjekës se kushdo tjetër në TikTok. Marka e veshjeve luksoze Louis Vuitton ka zhvilluar fushata me figurën e njohur të Youtube-it, Emma Chamberlain.

Gjatë viteve të fundit, influencuesit online kanë luajtur rol edhe në reklamat e kampionatit Super Bowl, së bashku me figurat e njohura të Hollivudit dhe yjet e Pop-it. Influencuesit më të mëdhenj online, tani punësojnë staf për t’i ndihmuar ata të krijojnë postime më tërheqëse, ndërsa agjencitë dhe ndërmjetësit e tjerë i ndihmojnë që të lidhin marrëveshje me markat e ndryshme.

Histori të tilla po joshin gjithnjë e më shumë njerëz të ndryshëm që të provojnë fatin e tyre për t’u bërë të famshëm në internet. Banka Goldman Sachs vlerëson se që nga viti i kaluar, kishte më shumë se 50 milionë influencues online në botë dhe numri i tyre po rritet me nga 10% deri në 20% në vit.

Rritja e numrit të influencuesve online ka qenë një ndihmë për kompanitë që i paguajnë ata për të shitur produktet e tyre. Influencuesit e famshëm mund të jenë të dobishëm për reklamimin e një marke ose për të ndryshuar mënyrën si ajo perceptohet nga blerësit, por kur bëhet fjalë për të bindur njerëzit për të blerë diçka, tregtarët janë më të përqendruar te krijuesit që kanë grupe të vogla por besnike ndjekësish.

Që nga viti 2021, pjesa e shpenzimeve për reklamim nga influencuesit online me më shumë se një milion ndjekës, ka rënë nga 15% në 8%; ndërsa pjesa e paguar për ata që kanë më pak se 20,000 ndjekës, është rritur nga 20% në 45%. Agjencitë e marketingut i ndihmojnë kompanitë që të lidhin kontrata me shumë influencues të tillë, ndonjëherë duke përdorur edhe Inteligjencën Artificiale për të zbuluar ata që përputhen më mirë me nevojat e kompanive.

Ata që shpresojnë të bëjnë një karrierë duke qenë të famshëm në mediat sociale, duhet të jenë të shqetësuar nga fakti se kjo po bëhet një karrierë gjithnjë e më e dëshiruar. Vetëm 4% e krijuesve fitojnë nga kjo punë 100,000 dollarë ose më shumë në vit, sipas Bankës Goldman Sachs.

Inteligjenca Artificiale mund ta bëjë edhe më të vështirë garën, pasi “influencuesit virtualë” po fillojnë të përhapen kudo nëpër mediat soiale. Për shembull, Aitana López, një guru fitnesi me flokë rozë dhe një fytyrë aq simetrike sa mund të ishte krijuar vetëm nga një kompjuter, ka 330,000 ndjekës në Instagram.

Numri i madh i krijuesve online po e bën famën në internet edhe më të paqëndrueshme. Edhe nëse një postim bëhet viral, kjo nuk do të thotë se karriera e një ndikuesi është vendosur një herë e përgjithmonë, thotë Joe Gagliese, bashkëthemelues i agjencisë së reklamave Viral Nation.

“Nëse ata nuk arrijnë ta shfrytëzojnë sa më mirë çastin viral, këtë do ta bëjë një krijues tjetër pas tyre”, thotë ai.

“Kjo industri është jashtëzakonisht e paqëndrueshme”, thekson Vanessa Chen, një blogere e modës e njohur më mirë me emrin e saj në Instagram, Vivacious Honey.

Për të diversifikuar të ardhurat, së fundmi ajo hodhi në treg linjën e vet të veshjeve. Shumë të tjerë kanë bërë diçka të ngjashme. Ka edhe një problem tjetër me vërshimin e influencuesve online: konsumatorët po lodhen nga reklamat e vazhdueshme të maskuara si argëtim. Në një sondazh të vitit të kaluar, firma këshillimore McKinsey zbuloi se 68% e konsumatorëve të modës në mbarë botën, ishin të pakënaqur me sasinë e përmbajtjes së sponsorizuar në mediat sociale.

Influencuesit fillimisht u bënë të famshëm, sepse konsumatorët i shihnin ata si “njerëz të cilëve mund t’u besonin”, thotë Anita Balchandani nga shoqëria McKinsey. Për të mbetur të pëlqyer, ata duhet të vendosin një baraspeshë midis pagesës dhe bindjes së ndjekësve se ata janë ende “autentikë”, një nga fjalët më të parapëlqyera të kësaj industrie. Të jesh popullor, duket se është më e vështirë se kurrë./ Monitor

influencer

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj