30 Nëntor 2022, 11:52
Nga a.l
Sam Brinton
SHBA- Sam Brinton një nga njerëzit jo binarë (dmth. njerëz me çfarëdo identiteti gjinor që nuk është ekskluzivisht mashkullor apo femëror) që është emëruar në poste kyçe nga asministrata e presidentit te SHBA- Joe Biden akuzohet për vjedhjen e një valixheje në aeroport.
Brinton, i cili mban pozicionin e ndihmës sekretarit për karburantin e shpenzuar dhe asgjësimin e mbeturinave në Agjencinë e Energjisë Bërthamore të Departamentit të Energjisë së SHBA-së, është pezulluar për shkak të akuzës për vjedhje. Zyrtari dhe aktivisti i komunitetit LGBTI+ akuzohet se më 16 shtator vodhi valixhen e shtrenjtë të një gruaje nga aeroporti i Minneapolis e zbrazi dhe më pas e përdori atë në udhëtimet e tij për një muaj.
Sipas grip.ie, duke cituar prova nga shkresat e çështjes, bagazhi i gjetur në rrethana të dyshimta në duart e 34-vjeçarit ishte i markës Vera Bradley dhe çmimi i saj i kalon 2300 dollarë. Kur policia kontaktoi Brinton gati një muaj pas incidentit, ai fillimisht mohoi të kishte marrë valixhen, duke këmbëngulur se rrobat brenda ishin të tijat.
“Po t’ia kisha marrë valixhen dikujt, do të isha shumë i lumtur t’ia ktheja, por rrobat e askujt tjetër nuk i kam në posedim. Kur hapa valixhen ishin vetëm gjërat e mia ”, tha ai fillimisht në polici.
Por dy orë më vonë dhe pasi i mendoi gjërat, ai thirri autoritetet dhe tha se nuk ishte plotësisht i sinqertë me ta. Ai ka pranuar se ka marrë valixhen e një personi tjetër, por ishte një keqkuptim. Ai pretendoi para autoriteteve se e kuptoi që bagazhi nuk ishte i tij kur arriti në dhomën e hotelit dhe e hapi atë, ndërs au justifikua se në atë kohë ishte i “rraskapitur” dhe nuk mendonte shumë qartë.
Pak ditë më vonë, gjatë dy udhëtimeve të tij në Uashington më 18 shtator dhe 9 tetor, kamerat e aeroportit regjistruan 34-vjeçarin duke përdorur të njëjtën valixhe./Dosja.al
sam brinton arrestohet sam brinton
Art&Argëtim
30 Nëntor 2022, 11:36
A.B
Kim Kardashian
SHBA- Shtëpia e yllit të njohur Kim Kardashian po krahasohet me një burg. Kështu komentojnë ndjekësit në ...
Art&Argëtim
30 Nëntor 2022, 11:34
a.l
Familja në Teksas
SHBA- Një familje në Fort Worth, Teksas, është ribashkuar me vajzën e tyre e cila u rrëmbye kur a...
Art&Argëtim
30 Nëntor 2022, 11:18
a.l
Big Mamma dhe Antonela Berisha
TIRANË- Antonela Berisha ka reaguar pas deklarateve të këngëtares Besiana Kasami e njohur ndryshe si 'Bi...
Art&Argëtim
30 Nëntor 2022, 08:13
A.B
Dua Lipa dhe Rita Ora
TIRANË- Thellohet sherri mes dy vajzave të njohura shqiptare. Shkaku i kësaj radhe është bërë konc...
Art&Argëtim
30 Nëntor 2022, 07:09
A.B
Kim dhe Kanye
SHBA- Kim Kardashian dhe Ye kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për divorcin e tyre. Ish-çifti do të...
Art&Argëtim
30 Nëntor 2022, 06:48
A.B
Horoskopi
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillKa mundësi të jeni të vetë-motivuar dhe të etur për të mës...
Art&Argëtim
29 Nëntor 2022, 22:52
I.A
Dua Lipa
SHBA- Apple Music publikoi listën e këngëve më të dëgjuara për vitin 2022. Kënga “Stay” e Kid ...
Art&Argëtim
29 Nëntor 2022, 22:27
I.A
Jacob Flint dhe Brenda
SHBA- Kantautori nga Oklahoma, Jake Flint dhe nusja e tij, Brenda, dukej se nuk lejuan që moti i lagësht t'ua zbehte shpir...
Art&Argëtim
29 Nëntor 2022, 18:30
I.A
Einxhel Shkira
TIRANË- Moderatorja Einxhel Shkira ka komentuar dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Dua Lipën. Me an&eu...
Art&Argëtim
29 Nëntor 2022, 17:07
a.l
Will Smith
SHBA- Shuplaka e Will Smith ndaj Chris Rock në Oscar ishte padyshim një nga ngjarjet më të bujshme në Hollywood, incide...