LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Fevziu: Politika më dukej e neveritshme! I kam refuzuar ofertat për tu bërë ministër, s'jetoj dot me truproja, jam i lirë

Ai thotë se pëlqen udhëtimet dhe largohet shpesh nga vendi.

11 Korrik 2022, 23:45 Nga F.M
Fevziu: Politika më dukej e neveritshme! I kam refuzuar ofertat për tu
Blendi Fevziu

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka treguar se ka refuzuar oferta për t’u bërë pjesë e politikës e madje poste si ministër. Në një intervistë për "Të paekspozuarit", Fevziu thotë se nuk i përshtatet dot formatit të një politikani sepse është njeri i lirë dhe nuk mund të kufizohet dhe të jetë strikt e nën vëzhgimin e truprojave. Ai thotë se pëlqen udhëtimet dhe largohet shpesh nga vendi.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi Fevziu: Më kanë thirrur disa herë. Kam qenë 31 vjeç. Që në momentin e parë kur më kanë thënë, kam thënë jo. Ideja që kam patur, ka qenë mos-ngatërrimi me politikën. Kam qenë aktiv në vitet 90’-95’ midis gazetarisë dhe politikës. Kam qenë pjesë e Partisë Demokratike në fillim dhe Aleancës Demokratikë më mbrapa. Edhe pse isha shumë i ri, fillova të kuptoj që në politikë gjërat nuk varen shumë nga ti. Ose do të jesh i pari dhe të vendosësh piketat, ose të gjithë të tjerët mbrapa nuk e mbajnë dot peshën e të ruajturit të personalitetit të fortë. E shihja që kishte brryla, sharje, ishte gjë neveritëse. Në gazetari kisha më shumë pasion. Të gjithë ofertat e mëpasme kam thënë jo. Madje një miku im që ka qenë prezent kur më kanë bërë oferta, më ka thënë pse thua jo? Kam thënë jo sepse nuk kam dilemë.
 Në një rast tjetër kur më kanë bërë një gjë të ngjashme, kam thënë unë nuk jetoj dot me badigardë. Jam njeri relativisht i lirë. Liri do të thotë që çohem në mëngjes, vendos të iki, mbush valixhen dhe i hipi një avioni, mund të gjendem në fund të botës. Jam njeri që dua të dal për dreka, ti hipi makinës të shkoj në një vend tjetër, nuk bëj dot jetën strikte.
Edhe pse jeta ime ka qenë e limituar për shkak të katër emisioneve në jave. Para disa kohësh kisha një problem me marrje mendsh dhe vajta te një mjek në Austri. Kur po i tregoja ritmin tim të punës, ai ngeci një moment. Më tha, ke një problem ndryshe me ritmin. Ritmi starton në mëngjes, arrin një kulm nga dreka dhe rreth orën pesë bie ritmi, kurse ty të kulmoka në 10 të natës, ndaj duhet të përshtatesh me një lloj jete tjetër.

Ylli Rakipi: Fevzi, si u bërë gazetar ti? Vendi ishte bosh, mund të zgjidhje gjithçka. Ti pse shkove te gazetaria?

Blendi Fevziu: Ishte një kohë kur oferta për të punuar dhe për tu angazhuar, ishin më të mëdha se mundësitë që kishte vendi. Mund të bëheshe çfarë të doje, deputet, ministër, gazetar, biznesmen. Mund të shisje cfarë të doje. Unë nuk isha rastësisht. Kisha zgjedhur të studioja letërsi. Mua mu përputh kërkesa me atë që më caktuan. Im atë dhe ime më nuk ishin dakord. Im atë thoshte nëse do të kesh hajër në jetë, mundohu të marrësh një profesion. E dyta thoshte mos bëj shkollën e lartë, po mbarove shkollën e lartë do të hedhin në veri. Më mirë shko ushtar dhe merr zanat, rri në Tiranë. Ime më thoshte letërsia nuk është ndonjë degë, jam vetë mësuese letërsie. Unë doja letërsinë. Im atë më tha po shkatërron jetën tënde. Ai thoshte merr profesion. Madje kishte idenë për mjekësinë apo inxhinier. Pra një zanat. Unë nuk kisha asnjë lidhje me zanatet. Kur hyra në letërsi, atë vit ndodhi dicka. Unë vija nga një familje që kishte probleme me regjimin komunist dhe normalisht do ta kisha të vështirë të drejtën e studimit. Për fatin tonë të madh, Ramiz Alia në një takim, mbajti një fjalim ku ka thënë një frazë që e përdorën të gjithë për të shkuar në shkollë, tha që ne nuk kemi pse ta shtrijmë luftën e klasave edhe te nipërit e atyre që kanë qenë kundërshtarë, sepse janë njerëz që janë lindur dhe rritur në sistemin tonë popullor, duhet t’ju japim mundësi nëse janë të aftë. U futa në shkollë, fillova të angazhohem me gazetën Studenti, do të thotë të punoje falas, të rrije dy herë në javë në shtypshkronjë, por e bëja me pasion. Kur filloi të liberalizohej pak, vendosa bashkë me Ben Blushin të bënim një seri intervistash me shkrimtarë të njohur, për ti dhënë gazetës Studenti një frymëmarrje tjetër. Shkuam te shkrimtarët më të njohur. Befas, këto intervista që i bënim dy faqe, filluan të kishin vëmendje të jashtëzakonshme, sa filluan shkrimtarë të njohur të na thoshin përse nuk na merr ne. Nga gjashtë muaj shkoi dy vjet ai cikël. Filluam të njihemi me Prec Zogajn dhe Remzi Lanin, që ishin njerëz të rëndësisëm dhe filluan të na angazhonin për Gazetën Zëri i Rinisë. Gazetaria ishte pasion. Ka shumë njerëz në botë që bëjnë një punë, e bëjnë se duhet të jetojnë, e bëjnë sepse fitojnë shumë, e bëjnë sepse është e vetmja mënyrë ekzistence. Por, ka shumë pak njerëz që bëjnë një punë që do të dëshironin ta bënin në jetë. Kjo është puna që unë dua të bëj në jetën time. Ditën që do të çohem në mëngjes me sikletin që ç’më duhet kjo punë, do të iki.

Ylli Rakipi: Nuk ke lënë vend pa vajtur në botë Fevzi, ke njohur gazetarë edhe në botë, ku ndryshon gazetari shqiptar me gazetarin perëndimor?

Blendi Fevziu: Kur flasim gazetar perëndimor flasim për vendet e mëdha. Në vendet e mëdha lajmi është lajm, komenti është koment, Shqipëria është vend i vogël. Nëse në botë konkurenca është midis mediave, ne Shqipëri konkurenca më e madhe janë kafenetë. Ti bën një lajm, ndërton artikull, gjëja e parë që ta konteston artikullon janë llafet nëpër kafe.  Kjo në botë nuk ndodh. Bota është një gjë e madhe. E kam diskutuar edhe vjet kur ishin zgjedhjet, që filluan grupimet e PR, filluan të ndërtojnë skenare absurde, nxirrnin njerëz para liderit të partisë që ti thoshin do të votoj për ty, por kam votuar për partinë tjetër deri dje, i jepnin një 50 mijë leksh të thoshte këtë. I thashë, dëgjo, këto janë skema që funksionojnë në vende me 50-100 milionë banorë, ku atë personin që del aty nuk ka si ta njohë ai i qytetit tjetër. Në Shqipëri identifikohet. Problemi më i madh i gazetarisë në Shqipëri, është beteja me botën informale të thashethemeve.

blendi fevziu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj