LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Figura më komplekse artistike në Shqipëri’, Mevlan Shanaj ‘rikthen’ artistin Rikard Ljarja me një dokumentar

Mevlan Shanaj thotë se në dokumentar është përpjekur të tregojë madhështinë e Rikard Ljarjas, pasi ai nuk ishte vetëm aktor, ishte figura më komplekse artistike në Shqipëri.

31 Mars 2023, 16:09 Nga k.m.
‘Figura më komplekse artistike në Shqipëri’, Mevlan
Rikard Ljarja

TIRANË- Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së një prej emrave të mëdhenj të kinematografisë shqiptare si Rikard Ljarja, me datë 1 prill figura e tij do të risillet në vëmendje. Dokumentari “Rikard” sjell në ekranin e kinemasë artistin e madh Rikard Ljarja, i cili u nda nga jeta rreth 3 vite më parë.

Dokumentari me skenar nga Natasha Lako dhe regji Mevlan Shanaj do të ketë premierën më datë 1 prill në kinema Millennium.

Regjisori Mevlan Shanaj tregon për Gazetën “Si” punën që është bërë për realizmin e këtij dokumentari, që sjell edhe njëherë në ekran artistin, figura e të cilit ka jetuar për mbi 50 vjet në çdo shtëpi shqiptari.

Dokumentari për Ljarjan vjen si një premtim i bërë tri vite më parë, pikërisht në ditën e ndarjes së tij nga jeta.

“Me Rikardin është një miqësi e lashtë mbi 50 vjet, një miqësi e veçantë, kemi xhiruar filma bashkë. Unë kam qenë aktor te filmi i tij, ai ka qenë aktor te filmi im dhe miqësia është konsoliduar ndër vite. Kur vdiq Rikardi ishte kulmi i Covidit, mora të shoqen e tij në telefon dhe i thashë e ndoqa përcjelljen Marjeta, por nuk munda të vija nga Covidi, por do t’ja shlyej këtë Rikardit duke bërë një dokumentar. Pra ishte një premtim i asaj dite të cilin e realizova”, shprehet regjisori Mevlan Shanaj për Gazetën “Si”.

Shanaj thotë se në dokumentar është përpjekur të tregojë madhështinë e Rikard Ljarjas, pasi ai nuk ishte vetëm aktor, ishte figura më komplekse artistike në Shqipëri.

“Më shumë se gjithçka i lidhur me ekranin. Jeta e tij fillon me muzikën, me pianon, fagotin, fizarmonikën, pastaj nis shkollën për aktor dhe shkëlqen, dhe kulmon me rolin e tij të parë ‘Komisari i Dritës’, ky ishte personazhi që i dha lavdi, sepse te kjo figurë spektatori pa njeriun e dlirë”, vijon më tej Shanaj për Gazetën “Si”.  

Ai thotë se Rikard Ljarja erdhi si një portret unikal i kinemasë, që në filmin e parë “Komisari i Dritës”.

“Dritan Shkaba u bë një figurë mbarëkombëtare dhe për këtë merita kryesore ishte e Rikardit. Fotografia e Rikardit mbahej edhe nëpër autobusë, është aktori që ka përjetuar lavdinë më shumë se çdo aktor tjetër”.

Xhirimet për dokumentarin janë bërë në Tiranë, Shkodër dhe nëpër disa pika të tjera të Shqipërisë.

“Dokumentari është i fokusuar në Tiranë dhe në Shkodër. Në dokumentar ka shumë dëshmitarë, ka materiale arkivore, dhe mbi të gjitha ka një lloj lirizmi që i shkon për shtat shpirtit të tij lirik. Ka imazhe, dhe njerëzit që sjellin fakte nga jeta edhe ata janë të mbuluar me emocione”, thotë ndër të tjera regjisori.

Regjisori Shanaj tregon se fytyra e tij me dlirësi u ngjiz me përfytyrimin e së mirës, së bukurës që kërkon shikuesi në ekran.

“Rikardi eci nga njëri karakter te tjetri deri më 1973 kur ishte 30 vjeç me personazhin më të arritur të karrierës së tij në filmin ‘Rrugë të bardha’, Deda të krijon ndjesinë se është Rikardi që po vepron dhe jo karakteri i personazhit, në këtë rast ka një ngjizje të përsosur karakteri me aktorin”, thotë Shanaj.

Ndër të tjera ai vë në pah modestinë dhe kulturën e aktorit Rikard Ljarja.

“Ai filloi të bëjë dhe regjisurë, skenarë, ka 12 skenarë. Ka 50 karaktere të interpretuara në kinema dhe në teatër, ka mbi 100 piktura dhe 6 romane, pra është figura më komplekse e artit të ekranit. Por mbi të gjitha këto shumëzohen me zero para modestisë dhe kulturës së Rikard Ljarjas”.

Si regjisor Mevlan Shanaj ka trajtuar dhe më parë në projektet e tij figura madhore si Tefta Tashko, Marie Kraja, Lasgush Poradeci, Pandi Raidhi, Vangjush Furrxhi, Ndrekë Luca, Xhanfise Keko. Por Shanaj thekson se dokumentari për Rikardin, ndryshe nga të tjerët është në një dimension të thellë lirik. Një vit më parë, më 1 prill u promovua libri “Nuk kam asnjë peng”, si një dëshirë e bashkëshortes së tij, Marjeta Ljarja për të përkujtuar e festuar 79-vjetorin e tij në krah të miqve e figurave të njohura të artit shqiptar. Libri u përgatit për botim nga studiuesi Dashnor Kaloçi dhe vetë bashkëshortja e tij, Marjeta Ljarja, gati dy vjet pas ndarjes së Rikardit nga jeta.

Rikard Ljarja u shua në moshën 77-vjeçare, më 1 prill 2020, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike./GazetaSi

rikard ljarja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj