LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Filmat konservatorë po përpiqen të përçajnë Hollywood-in?

Konservatorët, të cilët e qortojnë Hollywood-in se është kthyer nga një fabrikë ëndrrash, në një fabrikë “woke”, po shkruajnë dhe prodhojnë filma dhe seriale për ata shikues që nuk ndajnë pikëpamjet e së majtës në lidhje me gjininë, racën dhe korrektësinë politike.

10 Shkurt 2024, 07:43 Nga M.B
Filmat konservatorë po përpiqen të përçajnë
Foto ilustruese

HOLLYWOOD- Një njeri i zakonshëm lufton kundër një armiku të fuqishëm me burime të pakufizuara. Këtë tregon filmi fantastiko-shkencor “The Shift”, që u shfaq më 1 dhjetor. Por ai mund të quhet edhe si një simbol i studios kinematografike “Angel Studios”, të drejtuar nga disa vëllezër që e quajnë veten “djem ferme nga Idaho” dhe që janë në një mision për të rikrijuar Hollywood-in, shkruan The Economist. Angel, një studio e pavarur kinematografike, është në krye të një prirjeje të re në botën e argëtimit në Amerikë. Konservatorët, të cilët e qortojnë Hollywood-in se është kthyer nga një fabrikë ëndrrash, në një fabrikë “woke”, po shkruajnë dhe prodhojnë filma dhe seriale për ata shikues që nuk ndajnë pikëpamjet e së majtës në lidhje me gjininë, racën dhe korrektësinë politike. Mund t’i quani ata “konservatorë Hollywood-i”. Hiti i tyre më i madh është “Sound of Freedom” (Tingulli i Lirisë), një film thriller aksion nga studio Angel, i cili u transmetua në Amazon Prime Video më 26 dhjetor. Filmi gjeneroi 184 milionë dollarë nga shitjet e biletave në kinematë amerikane, duke ua kaluar hiteve më të fundit, si “Indiana Jones” dhe “Mission Impossible”. (Gjithashtu kaloi parashikimet edhe jashtë vendit, ku solli fitime nga biletat me vlerë 63 milionë dollarë).

“Sound of Freedom” është versioni “Dirty Harry” për epokën e Donald Trump. Mesazhi i filmit u bën thirrje shikuesve republikanë: një ligjvënës amerikan vëren të keqen në botë, përpiqet ta mposhtë atë dhe del kundër një burokracie të pashpirt qeveritare. Ai merr ligjin në duart e veta dhe në fund del fitimtar. Filmi përfytyron jetën e Tim Ballard-it, një aktivist kundër trafikimit seksual. Në film, ai portretizohet si një agjent federal i rreptë, i cili kap pedofilët që ndajnë pornografi fëmijësh në internet. Zotin Ballard e paralajmërojnë mbikëqyrësit se nuk mund të shkojë në një mision të rrezikshëm shpëtimi në Amerikën e Jugut. I vendosur për të shpëtuar më shumë fëmijë, ai dorëzon distinktivin dhe niset gjithsesi. Një nga fansat e filmit është vetë Donald Trump, i cili ka thënë: “Ky është një film shumë i rëndësishëm dhe një dokumentar i përmbledhur në një film”. Përpara zgjedhjeve presidenciale në vitin 2024, Trump dëshiron të tregojë mbështetje për luftimin e trafikimit seksual, një çështje që shihet me përparësi nga shumë votues evangjelistë dhe që gjithashtu fryhet në mënyra qesharake nga disa teoricienë konspiracioni. Studio të tjera kanë vërejtur popullaritetin e filmit “Sound of Freedom” dhe janë hedhur në veprim, duke përfshirë Daily Wire, një media e themeluar nga konservatori Ben Shapiro, dhe regjisori Jeremy Boreing. (“Është koha për të shkatërruar yllin e vdekjes, që është monopoli i krahut të majtë në kinematografi”, ka shpallur zoti Shapiro).

Filmat dhe serialet e Daily Wire transmetohen në platformën e transmetimit të quajtur DailyWire+, e cila pretendon se ka 1 milion abonentë. (Filmi i parë doli në vitin 2022). Filmi më i fundit është “Lady Ballers”, një komedi me regji të zotit Boreing. Ai flet për disa basketbollistë meshkuj që bëhen transgjinorë për të garuar në një ligë të femrave dhe filmi tallet me teorinë liberale rreth identitetit gjinor. Nuk është për t’u habitur që ky film nuk ka qenë popullor mes shikuesve liberalë. Një komentator liberal e quajti atë “një film të lig”. “Lady Ballers” mund të mos tingëllojë si një film hollivudian, por të jep përshtypjen si i tillë. Prodhimi i shkathët ka rritur popullaritetin e studiove konservatore dhe transmetimi i ka ndihmuar ato të arrijnë më shumë shikues. Ky është një ndryshim dramatik. Për dekada të tëra, përpjekjet e konservatorëve për të garuar me filmat kryesorë të Hollivudit, kanë qenë qesharake. Një shembull i tillë ishte filmi “Left Behind”, një trilogji apokaliptike e viteve 2000-05, që riimagjinon Librin e Zbulesës. Ai të jep përshtypjen e një filmi amator, të refuzuar nga shkollat filmike. Filmat e sotëm konservatorë ndahen në tri kategori. E para, më e parashikueshmja, përfshin sulmet ndaj ideologjisë liberale “woke”. Prototip i kësaj kategorie është filmi “Lady Ballers”, që merr një çështje polemike dhe e kthen atë në satirë.

Shumë tema të trajtuara në këto filma, përmenden shpesh nga politikanët republikanë. (Në filmin “Lady Ballers” shfaqet edhe politikani Ted Cruz, senator republikan nga Teksasi.) Daily Wire së fundmi njoftoi se do të publikojë një seri të re humoristike për të rritur, të quajtur “Mr, Birchum”, që flet për një mësues që “përpiqet të lundrojë në një botë të cilën nuk e kupton, ose nuk e miraton”. Kasti përfshin Roseanne Barr, një komediane që mbështet Trump-in, si dhe Megyn Kelly, ish-prezantuese e stacionit televiziv konservator Fox News. Kategoria e dytë e filmave konservatorë janë ato me përmbajtje fetare, ose “të mbështetur në besim fetar”. Neal Harmon, shefi i studios kinematografike Angel, thotë se studioja e tij dëshiron të tregojë histori që “përforcojnë dritën”. Për shembull, “The Shift”, filmi më i ri i studios Angel, është frymëzuar nga historia biblike e Jobit. Një nga sukseset e saj më të mëdha është “The Chosen”, një serial i mbështetur në jetën e Jezu Krishtit, që është transmetuar më shumë se 500 milionë herë. Tani studio kinematografike është duke grumbulluar fonde për të prodhuar një film të animuar për Davidin.

Kategoria e tretë e përmbajtjes së filmave konservatorë, i shmanget krejtësisht politikës. Marrim si shembull Amanda Milius, një ish-zyrtare e Departamentit të Shtetit gjatë presidencës së zotit Trump, e cila fitoi famë me një dokumentar mbi dosjen Trump-Rusi. Një nga projektet e saj të tanishme është një biografi e John McAfee, një programues kompjuteri shumë i njohur. “Ka një skenë me një jaht me një grup prostitutash dhe kokainë. Unë nuk mund ta paraqes atë në Amerikën konservatore”, nënqesh ajo. Zonja Milius është e bindur se arti duhet të tejkalojë përkatësitë partiake: “Nëse jeni të djathtë dhe thoni, ‘Oh, Holliwood-i është kapur nga e majta’, mos bëni të njëjtat gabime dhe mos u udhëhiqni nga ideologjia… udhëhiqni me përmbajtje dhe estetikë”, thotë ajo. Të tjerët po bëjnë të njëjtën gjë. Filmat jopolitikë të Daily Wire përfshijnë “A Western”, “Terror on the Prairie”, thrillerin “Shut In”; dhe komedinë “The Hyperions”. Në tetor, studio krijoi Bentkey, një platformë për fëmijë, me misionin për të depolitizuar argëtimin e fëmijëve. Por edhe në filmat e “depolitizuar”, mund të ndihet politika. Platforma konservatore Bentkey u krijua pas një mosmarrëveshjeje mbi ribërjen e filmit vizatimor “Borëbardha”, të shfaqur në vitin 1937 nga Disney.

Aktorja kryesore, Rachel Zegler, ka premtuar një version modern:

“Nuk është më viti 1937”, kështu që Borëbardha “nuk do të shpëtohet nga një princ dhe nuk do të ëndërrojë për dashurinë e vërtetë”. Si përgjigje, platforma Bentkey po bën një version të “Borëbardhës”, që e ka përshkruar si një xhirim më besnik dhe “një përrallë të së vërtetës së përjetshme”. (Filmi publikohet vitin e ardhshëm). Zoti Boreing është i qartë në lidhje me tregun më të gjerë që synojnë prodhimet kinematografike të Daily Wire, madje edhe ato në dukje jo politike. “Mendoj se ideja që mund të bësh “përmbajtje kinematografike” për të tërhequr njerëzit drejt së djathtës politike, tani është paksa naive”, pranon ai. Amerika është e ndarë në dy kampe, liberale dhe konservatore, që konsumojnë produkte të ndryshme, burime të ndryshme lajmesh dhe gjithnjë e më shumë, argëtime të ndryshme. A do të thotë kjo se filmat konservatorë do të qarkullojnë vetëm brenda përkrahësve konservatorë? Suksesi i gjerë i “The Chosen”, tregon se jo. Transmetimi, qoftë përmes platformave të studiove apo përmes Netflix, do t’u japë filmave dhe serialeve televizive një shtrirje të gjerë në Amerikë. Dhe ka një potencial për të arritur publikun global. Filmi “Sound of Freedom” është një shembull i mirë. Ai pati ecuri të mirë në Amerikën e Jugut, ku u pëlqye gjerësisht nga konservatorët.

Në Brazil, djemtë e ish presidentit Jair Bolsonaro, një aleat i zotit Trump, shkuan në premierën e filmit. Në El Salvador, presidenti Nayib Bukele, i nxiti qytetarët të shihnin filmin. Europa mund të bëhet gjithashtu një treg i rëndësishëm për përmbajtjen konservatore amerikane. Në të gjithë kontinentin, politikanët në të djathtë po fitojnë popullaritet dhe luftërat kulturore të Amerikës janë përhapur ngado. Në Francë, “le wokisme” është një temë kryesore diskutimi. Vetëm muajin e kaluar, Europe 1, një stacion kryesor radiofonik, botoi një editorial duke kritikuar Disney-n se kishte përqafuar “revolucionin woke”, të cilin e përshkroi në mënyrë të ashpër si “një shkatërrim të ëndrrave tona të fëmijërisë”, një mendim që do ta mirëprisnin shumë konservatorë amerikanë./ Monitor

hollywood filma konservator

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj