31 Korrik 2023, 20:56
Nga I.A
Oppenheimer
SHBA- Filmi i fundit i regjisorit britaniko-amerikan Christopher Nolan, “Oppenheimer” po korr sukses në mbarë botën, me përjashtim të Japonisë. Në këtë shtet ende nuk ka një datë se kur do të nis transmetimi në kinema për publikun. Filmi përshkruan krijimin e bombës atomike nga shkencëtari i Luftës së Dytë Botërore, J.Robert Oppenheimer, bomba e cila më pas u përdor për të shkatërruar Hiroshimën dhe Nagasakin në gusht të vitit 1945.
Shumica e vizitorëve japonezë në Parkun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima thonë se nuk kishin dëgjuar për filmin, i cili kurrë nuk ishte reklamuar brenda vendit apo të ketë ngjallur debate. Po ashtu shumica e japonezëve thonë se do të shikonin filmin “Oppenheimer”, megjithëse disa shprehën rezerva se si mund të ndiheshin ata që janë prekur drejpërdrejt nga bombardimet.
“Mendoj se ndër të tjera do të ketë shumë njerëz që nuk do të duan ta shohin. Mendoj se ka shumë njerëz, si familjet e viktimave, që do të ishin kritikë dhe nuk do të ishin dakord ta shikonin”, thotë Akane Toyoda, vizitor në Parkun Përkujtimor të Paqes në Hiroshima.
“Unë mendoj se njerëzit janë ende të interesuar për filmin. Ndoshta të interesuar për perspektivën amerikane të gjithë ngjarjes. Mendoj se ndoshta mund të jetë edhe më mirë ta shfaqim filmin këtu, ndoshta edukojmë më shumë brezin e ri”, thotë Tetsuro Kato, një student japonez.
Filmi ka siguruar 174.1 milionë dollarë nga shitja e biletave në Shtetet e Bashkuara që nga 21 korriku. Në rang global nga shitja e biletave filmi “Oppenheimer” ka arritur 400 milionë dollar fitime.
Marrë nga VOA
christopher nolan oppenheimer
Art&Argëtim
31 Korrik 2023, 15:44
I.A
Momente nga dasma
TROPOJË- Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani duket që janë një çift mjaft tradicional kur bëhet...
Art&Argëtim
31 Korrik 2023, 14:12
f.i
Bebe Rexha
BRITANI E MADHE- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka konfirmuar se ajo dhe i dashuri Keyan S...
Art&Argëtim
31 Korrik 2023, 13:54
f.i
Bessy Argyraki
GREQI- Këngëtarja e njohur greke Bessy Argyraki është aksidentuar gjatë koncertit të saj në...
Art&Argëtim
31 Korrik 2023, 13:33
m.s
Eni Jani dhe Genc Fuga
TIRANË- Dy ditë pas ndërhyrjes që aktori i mirënjohur i skenës shqiptare Genc Fuga realizoi në n...
Art&Argëtim
31 Korrik 2023, 12:42
f.i
Bebe Rexha
GJERMANI- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është duke mbajtur këto ditë turne...
Art&Argëtim
31 Korrik 2023, 10:12
f.i
foto ilustruese
SHBA- Superhëna e parë e gushtit do të shfaqet natën e 1 gushtit, e ndjekur vetëm 30 ditë më von&eu...
Art&Argëtim
31 Korrik 2023, 10:08
k.m.
Ceca dhe Arkani
TIRANË- Një koncert i Ceca-s në Mal të Zi duket se nuk po pritet mirë. Sali Berisha, kryetari i PD-së, i &eum...
Art&Argëtim
31 Korrik 2023, 09:45
k.m.
Foto ilustruese
DASHI
Dashuria:
Mos i injoroni dëshirat apo nevojat e dikujt. Jini të sinqertë me të dashurin tuaj.
Puna:
Dukeni t&...
Art&Argëtim
31 Korrik 2023, 08:53
k.m.
Amanda Bynes
SHBA- Amanda Bynes po trajtohet në një institucion të ri të shëndetit mendor, menjëherë pasi u lirua nga nj...
Art&Argëtim
31 Korrik 2023, 08:43
m.s
Madonna
SHBA- Një muaj pasi Madonna u shtrua në spital teksa pësoi një infeksion bakterial, mbretëresha e popit&nbs...