LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Filmi “Oppenheimer” shfaqet në Japoni, pritet me reagime

Qytetarët në Hiroshima patën reagime të ndryshme ndaj filmit fitues të çmimit Oscar, “Oppenheimer”, i cili më në fund filloi të shfaqet në kinematë në Japoni, të premten më 29 mars.

31 Mars 2024, 19:33 Nga M.B
Filmi “Oppenheimer” shfaqet në Japoni, pritet me reagime
Japan Oppenheimer

JAPONIA- Të premten, më 29 mars, filmi “Oppenheimer” mbërriti më në fund në vendin ku dy qytete u shkatërruan 79 vite më parë nga armët bërthamore të shpikura nga shkencëtari amerikan, që është subjekti kryesor i këtij filmi. Japonezët që shkuan për ta parë në kinema, e pritën me reagime të përziera.  Qytetarët në Hiroshima patën reagime të ndryshme ndaj filmit fitues të çmimit Oscar, “Oppenheimer”, i cili më në fund filloi të shfaqet në kinematë në Japoni, të premten më 29 mars. Filmi, një dramë historike prej tre orësh, për garën për krijimin e bombës së parë bërthamores, mori shtatë çmime Oscar, ndër to edhe çmimin prestigjioz për filmin më të mirë. 65-vjeçarja Agemi Kanagae nxitoi për ta parë filmin në kinemanë që ndodhet rreth një kilometër pranë memorialit ku shpërtheu bomba e parë bërthamore në Hiroshima.

“Filmi ja vleu vërtet dhe arrita të përqëndrohem deri në fund. Por nuk u ndjeva mirë me disa skena, si gjyqi ndaj Oppenheimerit në Shtetet e Bashkuara, në fund”, thotë zonja Kanagae, e cila ndihet e zhgënjyer që në film nuk tregohen historitë e viktimave në Hiroshima dhe Nagasaki.

Një tjetër banor i Hiroshimës tha se i pëlqejnë filmat e regjizorit Christopher Nolan, por se nuk është i sigurt nëse ky film do të pritet mirë në Japoni.

“Filmi e paraqet gjithashtu bombën atomike në një mënyrë që duket sikur e lëvdon. Duke qenë se i kam rrënjët nga Hiroshima, e pata të vështira ta shikoja. Nuk jam i sigurt nëse ky është një film që japonezët duhet të përpiqen ta shohin”, thotë zoti Kawai, i cili dha vetëm mbiemrin e tij.

Filmi sidoqoftë nuk paraqet drejtpërdrejt skenat që u zhvilluan në terren kur bombat u hodhën në Hiroshimë dhe në Nagasaki. Filmi në të vërtetë përqëndrohet tek shkencëtari Oppenheimer dhe tek konfliktet e tij të brendshme.

“Filmi rrëfen historinë nga perspektiva amerikane, nga pala që e shpiku armën bërthamore. Hiroshima dhe Nagasaki, mbi të cilat u hodhën bombat atomike, janë sigurisht viktimat. Por mendoj se megjithëse shpikësi është një ndër autorët, ai është edhe vetë viktimë e kësaj lufte”, thotë Rishu Kanemoto, student 19-vjeçar nga Hiroshima.

Disa studiues, si profesori Kazuhiro Maeshima, thonë se prodhimi i një filmi të tillë me sukses të madh në Hollivud, do të ishte i paimagjinueshëm dekada më parë, kur justifikimi për armët bërthamore dominonte në ndërgjegjen e amerikanëve. Filmi tregon se sa shumë ka ndryshuar Amerika, thotë profesori Maeshima. Nga ana tjetër, ka edhe zëra që kërkojnë një përgjigje japoneze ndaj filmit “Oppenheimer”. Regjizori japonez i filmit “Godzilla”, Takashi Yamazaki, i tha gjatë një bisede regjizorit amerikan Christopher Nolan të filmit “Oppenheimmer” se do të donte ta realizonte një film të këtillë në formë përgjigjeje.

Japonia është i vetmi vend që është goditur me armë bërthamore. Nga dy bombat u vranë 200 mijë njerëz në vitin 1945, ndërsa vazhdonte Lufta e Dytë Botërore. Dyshimet nëse “Oppenheimer” do të mund të arrinte deri në kinematë në Japoni, u shfaqën që kur pati premierën vitin e kaluar. U deshën mbi tetë muaj që filmi të mbërrinte në Japoni pas premierës në Shtetet e Bashkuara./ VOA

japan oppenheimer

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 30 Mars 2024, 17:02 S.B

Courteney Cox rikthehet në "Scream VII"

Courteney Cox SHBA- Aktorja e njohur Courteney Cox është në bisedime për filmin e ardhshëm horror “Scream VII”. C...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj