LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Financat mund të përkeqësohem maksimalisht, parashikimi i Horoskopit për sot

Parashikimi i Horoskopit për sot.

6 Shtator 2024, 07:14 Nga M.B
Financat mund të përkeqësohem maksimalisht, parashikimi i
Foto ilustruese

Dashi


Më në fund gjatë kësaj dite do jeni më të hapur dhe do i shihni gjërat me optimizëm. Për ju të dashuruarit gjërat do fillojnë të përmirësohen. Pas një periudhe delikate, do mund të reflektoni dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Edhe ju beqarët ka shumë mundësi ta gjeni sot personin që aq shumë e keni ëndërruar dhe mund të hidhni menjëherë hapa. Për punën do jetë ditë e zakonshme. Çdo gjë do ecë mirë dhe nuk do keni probleme për t’u veçuar. Financat mund të përkeqësohem maksimalisht nëse tregoheni impulsive me shpenzimet dhe nuk bëni llogari para se të shpenzoni.

Demi


Gjatë kësaj dite do jeni më të motivuar dhe më të vendosur nga më parë kështu që do arrini majat. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e bukur. Mund të ketë ndonjë debat te vogël, por kalimtar dhe pa pasoja të rënda. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim në momentin më pak të pritur dhe ka mundësi të filloni të mendoni për me tej. Në punë mund të keni edhe të papritura të papritura, por nuk duhet të dorëzoheni për asnjë lloj arsyeje. Vështirësi do ketë përherë vetëm se duhet të dini t’i kaloni. Në planin financiar duhet të bëni më shumë përpjekje për ta ekuilibruar sa më tepër buxhetin. Po i latë gjërat pas dore situata do marrë tatëpjetën.

Binjakët


Ditë shumë e rëndësishme ka për të qenë kjo për ju. Do flisni për tema me rëndësi dhe mund të merrni vendime. Nëse jeni në një lidhje mundohuni ta vini dashurinë në plan të parë dhe t’i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit. Po e latë pas dore do keni probleme. Nëse jeni ende beqarë guxoni pak dhe keni për të dalë më të fituar. Në punë do iu duhet ta shtoni pak ritmin e punës sepse përndryshe do mbeteni mbrapa dhe nuk do rimëkëmbeni lehtësisht. Mundohuni edhe të përqendroheni sa më shumë tek ajo që keni për të bërë. Në planin financiar do dini përherë si të veproni dhe nuk do futeni nëpër probleme.

Gaforrja


Do jeni edhe më ambiciozë gjatë kësaj dite dhe mund të arrini çdo qëllim që i keni vënë vetes. Ju që keni një lidhje do jeni më të vendosur dhe nuk do ndryshoni lehtësisht mendim. Mbrëmja për ju ka për të qenë edhe më e këndshme. Ju beqarët nuk duhet të bëni asgjë me inat e nxitim sepse mund të gaboni rëndë. Bëni edhe pak durim për të fituar personin e duhur. Në punë do keni rrethe rrotull shumë kolegë ziliqarë që do iu pengojnë të ecni përpara. Mos u ndalni, por gjeni mënyra për të arritur atje ku dëshironi. Guxoni dhe do fitoni. Buxheti nuk do jetë i keq megjithatë bëni llogari para se të kryeni shpenzime.

Luani



Ditë e bukur do jetë kjo e sotmja, por të tjerëve do iu duhet t’ua thonë gjërat disa herë para se ju t’i kuptoni. Do jeni paksa në ajër. Ju të dashuruarit do jeni në humor shumë të mirë dhe të gatshëm për të krijuar një ambient sa më të ngrohtë. Do i jepni fund luftës së ftohtë me partnerin dhe do mendoni si ta qetësoni situatën. Ju beqarët më mirë të përzgjidhni se me kë do shoqëroheni sepse kështu do shmangi zhgënjimet dhe lëndimet. Në punë do kaloni momente të vështira dhe delikate, por nuk duhet të mendoni kurrsesi të largoheni menjëherë. Mos merrni vendime të nxituara. Financat do i përkujdeseni, por një shpenzim i madh i nevojshëm mund të sjelle tronditje të forta.

Virgjëresha


Kjo ditë do jetë mjaft dinamike dhe e mbushur me projekte të reja. Entuziazmi do iu shoqërojë gjithë kohës. Tre planetë do bëhen bashke për ju të dashuruarit dhe do iu sigurojnë një mjedis të ngrohtë e plot ngjyra. Do bini dakord për gjithçka me atë që keni në krah. Ju beqarët më mirë prisni edhe pak ditë sepse po hodhët hapa mundet edhe të lëndoheni nesër. Në punë do jeni në lartësinë e duhur dhe keni për të arritur çdo qëllim që do i vini vetes. Asgjë nuk do jetë e pamundur për ju. Financat do dobësohen goxha për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni. Pasditja do jetë edhe më delikatja.

Peshorja


Do keni shumë besim në vetvete gjatë kësaj dite e do jeni edhe më realistë nga më parë. Ju që keni një lidhje nuk do dini si të silleni dhe si të veproni me partnerin tuaj. Në shumicën e kohës do ndiheni të mërzitur nga lënia pas dore e tij, por nga ana tjetër do ngurroni të merrni edhe vendimin e ndarjes. Ju beqarët nuk do keni aspak fat në dashuri kështu që do vazhdoni të mbeteni siç keni qenë. Në punë do ndiqni ritmin e duhur dhe keni për të përmbushur detyrat që iu janë dhënë. Mund të lidhni edhe kontakte të reja që do iu ndihmojnë në vijimësi. Shpenzimet do i shtoni dhe gjendja financiare do fillojë të dobësohet ndjeshëm.

Akrepi


Gjatë kësaj dite do mundoheni përherë të kuptoni opinionet e të tjerëve dhe do toleroni më shumë se më parë. Ju të dashuruarit do e forconi edhe më tepër lidhjen dhe do e keni më të lehtë të flisni për gjithçka me atë që keni në krah. Do kaloni momente shumë të këndshme dhe mjaft harmonike. Ju beqarët do jeni më të përkëdhelur nga yjet. Do arrini ta bëni për vete atë që iu pëlqen prej kohësh. Në punë do ia dilni të vendosni emrin tuaj në sektorin ku veproni dhe të gjithë do iu marrin si shembull. Vazhdoni kështu dhe do dilni të fituar përherë. Financat do jenë delikate. Ulni menjëherë shpenzimet nëse nuk doni të ngeleni pa asnjë lek.

Shigjetari


Marsi do ju bëjë të reflektoni gjatë sot dhe më shpejt sesa zakonisht. Idetë do i keni të mirë, vetëm se nuk duhet të jeni impulsivë. Nëse keni një lidhje merrini gjërat si t’iu vijnë dhe mos mendoni aspak çfarë thonë të tjerët. Në fund të fundit është jeta juaj dhe jo e të tjerëve. Ju beqarët do keni një ditë të qetë dhe pa takime. Merruni me diçka tjetër që të mos e mbani mendjen tek dashuria. Ka kohë për gjithçka. Në punë do iu jepen detyra të reja sepse tashmë keni fituar besimin e shefave. Do çliroheni edhe nga disa detyrime dhe do i bëni gjërat shumë më lehtësisht se më parë. Për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni financat do çekuilibrohen.

Bricjapi


Do zgjidheni me humor të mirë gjatë kësaj dite dhe me më shumë optimizëm për të ecur para. Nëse keni një lidhje dhe nuk tregoheni tolerante me partnerin tua, mund të përballeni me debate shumë të forta që do iu bëjnë të mendoni seriozisht nëse do vazhdoni më tej apo jo. Ju beqarët duhet të reflektoni disa herë para se të veproni në mënyrë që të shmangni vuajtjet e mëvonshme. Në punë do e merrni çdo gjë me optimizëm dhe do keni goxha arritje, Motivimi nuk do iu mungojë në asnjë moment të ditës. Në planin financiar do keni furtuna të forta, që mund t'iu marrin me vete nëse nuk tregoheni të kujdesshëm.

Ujori


Gjërat nuk do ecin përherë mirë gjatë kësaj dite, megjithatë mos u brengosni e mos u tregoni pesimistë. Ju të dashuruarve, Saturni do ju nxitë të jeni më shprehës dhe atmosfera do jetë gjithë kohës e ngrohtë. Pasdite mund të shkoni edhe jashtë qytetit dhe të kaloni disa orë ndryshe. Ju beqarët ende nuk do ndiheni gati për të bërë ndryshime radikale në jetën tuaj dhe nuk do preferoni të bëni asnjë lëvizje. Jeta profesionale do jetë më e ekuilibruar nga më parë. Do jeni më të aftë për të vepruar dhe do i bindni shefat se mund të kryeni çdo detyrë që ata mund t’iu japin. Financat nuk do mundeni t'i menaxhoni me përpikmëri dhe situata mund të pësojë disa tronditje.

Peshqit


Gjatë kësaj dite duhet të jeni më të logjikshëm e të bëni durim. Gjithçka mund të zgjidhët po ditët të prisni dhe po nuk u treguat mendjemëdhenj. Ju të dashuruarit nuk duhet të lejoni heshtjen dhe keqkuptimet t'ua prishin mirëqenien dhe marrëdhënien që keni krijuar. Ju beqarët do jeni pafundësisht sharmantë dhe do bini akoma më shumë në sy për shkak të veshjes që do bëni. Mund të merrni edhe propozime. Në punë duhet të reflektoni disa herë para se të veproni në mënyrë që mos futeni në probleme serioze. Në planin financiar do iu jepen mundësi të shkëlqyera për ta përmirësuar situatën dhe për të mbledhur edhe disa para.

horoskopi

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion