Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
FOTO/ Diplomohet vajza e Jennifer Garner, aktorja shpërthen në lot
Në albumin e postuar nga Garner, ajo shihet duke qarë në vende të ndryshme, duke përfshirë sallën ku u zhvillua ceremonia e diplomimit, rrugën jashtë shkollës dhe në një avion.
21 Maj 2024, 16:44Nga S.B
Jennifer Garner
SHBA- Aktorja e njohur Jennifer Garner është shumë e lidhur me tre fëmijët e saj dhe as këtë herë nuk i ka fshehur ndjenjat e thella për vajzën e saj të madhe, Violet Affleck, e cila ka mbaruar shkollën e mesme së fundmi.
Aktorja 52-vjeçare mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të Violet dhe postoi në llogarinë e saj personale në Instagram duke treguar një sërë fotosh dhe videosh ku shfaqet e përlotur.
Violet dhe Jennifer
“Më thuaj se ke një të diplomuar pa më thënë se ke një të diplomuar” ka shkruar ajo së bashku me disa emoji duke qarë.
Në albumin e postuar nga Garner, ajo shihet duke qarë në vende të ndryshme, duke përfshirë sallën ku u zhvillua ceremonia e diplomimit, rrugën jashtë shkollës dhe në një avion.
DASHI
Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do i japin nje tjeter drejtim jetes suaj. Dis...