Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
FOTOT/ Katy Perry me pushime në St-Tropez, fotografohet krah të fejuarit dhe vajzës së tyre
Këngëtarja amerikane, 39 vjeç, dhe i fejuari i saj aktori britanik, 47 vjeç, shijuan një ditë plazhi të dielën, si pjesë e pushimeve të tyre familjare në jug të Francës.
22 Korrik 2024, 20:15Nga S.B
Katy Perry
FRANCË- Këngëtarja e njohur Katy Perry u fotografua nga pushimet luksoze në St-Tropez me të fejuarin Orlando Bloom dhe vajzën e tyre Daisy. Këngëtarja amerikane, 39 vjeç, dhe i fejuari i saj aktori britanik, 47 vjeç, shijuan një ditë plazhi të dielën, si pjesë e pushimeve të tyre familjare në jug të Francës.
Katy kishte veshur bikini ngjyrë vjollcë, një kapele kashte dhe syze dielli rozë aviator. Familjes tre anëtarëshe iu bashkuan miqtë, të cilët sollën edhe fëmijët e tyre.
Katy Perry
Këngëtarja publikoi këngën kryesore nga albumi i saj i shtatë i ardhshëm në studio të enjten e kaluar, por kënga - e cilësuar si një himn fuqizues feminist - u hodh poshtë shpejt si joorigjinale dhe hipokrite. Krijuesja e hitit ‘Teenage Dream’ u përball gjithashtu me kritika për natyrën seksuale të videos shoqëruese, si dhe vendimin e saj për të punuar me producentin muzikor Dr. Luke, 50 vjeç, pas betejës së tij ligjore shumë të publikuar me këngëtaren e Tick Tock, Kesha, 37 vjeç.