Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
FOTOT/ Khloe Kardashian publikon për herë të parë djalin e saj me ish-partnerin Tristan Thompson
Fotot përfshijnë pamjet aktuale të lindjes së djalit të tyre, e cila ndodhi të enjten, më 28 korrik në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos, si dhe momentin prekës që Khloé e mbajti të porsalindurin për herë të parë.
22 Shtator 2022, 10:44Nga d.a.
Khloe Kardashian
SHBA- Khloe Kardashian dha një pamje personale në lindjen e fëmijës së saj të dytë nëpërmjet surrogates me ish-in e saj Tristan Thompson në premierën e shumëpritur të sezonit të dytë të "The Kardashians" në Hulu.
Fotot përfshijnë pamjet aktuale të lindjes së djalit të tyre, e cila ndodhi të enjten e 28 korrikut në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos, si dhe momentin prekës që Khloe e mbajti të porsalindurin për herë të parë.
Ajo u bashkua në dhomën e lindjes nga motra më e madhe Kim Kardashian në vend të Thompson edhe pse më vonë ai u ftua nga Khloe në spital për të takuar të porsalindurin.
Fansat e saj u tronditën kur u zbulua në korrik se ajo kishte një tjetër fëmijë me Thompson, vetëm gjashtë muaj pasi u zbulua se kishte një fëmijë me një grua tjetër. Khloe shpjegon se ylli i NBA-së e inkurajoi atë të vazhdonte me një transferim embrioni vitin e kaluar.