"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Geraldina Apponyi, e bija e ish-konteshës Apponyi, e cila ishte Gladys Virginia Steuart, do të gjejë një burim energjie në vendin e modernizimit
Nga Aurenc Bebja
TIRANË- “New York Herald Tribune” ka botuar, të hënën e 21 shkurtit 1938, në faqen n°5, intervistën e Gladys Virginia Steuart, nënës së mbretëreshës Geraldinë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat- Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

E fejuara e Zogut do të sjellë në fron shpirtin e pionierëve të SHBA. Geraldina Apponyi, e bija e ish-konteshës Apponyi, e cila ishte Gladys Virginia Steuart, do të gjejë një burim energjie në vendin e modernizimit
Nice (Nisë), 20 shkurt: Edhe pse nuk do të ketë vagona të mbuluar apo kabina druri në jetën e saj si Mbretëreshë e Shqipërisë, Geraldina Apponyi do të sjellë në atë vend shpirtin e grave pioniere që luajtën një rol jetësor në ndërtimin e Amerikës.
E bija e ish-konteshës Apponyi, e cila ishte Gladys Virginia Steuart, e Nju Jorkut, e fejuara e Mbretit Zog do të gjejë shumë mundësi për aplikimin e energjisë amerikane në vendin e lashtë, të cilin mbreti po e modernizon me shpejtësi.
“Kryeqyteti dhe vendi janë aq të rinj, ose më saktë kaq të vjetër, sa ka ende shumë për të bërë në fushën sociale dhe të ndërtimit,” tha Zonja Gontrand Girault, nëna e Geraldinës. “Mendoj se kjo ka zgjuar instinktet e pionierëve amerikanë të vajzës sime, pasi ajo është entuziaste për mundësitë e vendit dhe se si mund të ndihmohet popullata. “Në këtë,” vazhdoi ish-kontesha Apponyi, “ajo do të gjejë një bashkëshort simpatik, pasi Mbreti është jashtëzakonisht modern dhe po bën gjëra të mëdha për Shqipërinë.”
Në një intervistë në apartamentin e saj në Nice (Nisë), Zonja Girault, e cila u bë gruaja e një komandanti francez në vitin 1926, pas vdekjes së kontit Apponyi, diskutoi fejesën e vajzës së saj me një nga monarkët më të gjallë të Evropës.
Pallati i ri pranë përfundimit
“Asgjë përfundimtare nuk është vendosur ende për planet e dasmës,” tha ajo. “Ka formalitete të jashtëzakonshme që duhen respektuar dhe është çështja e fesë. Kjo nuk do të jetë pengesë edhe nëse në Shqipëri ka disa fe zyrtare, pasi Mbreti Zog dëshiron që fëmijët e tij të jenë të krishterë.”
“Një pallat i ri i bukur shpresojmë se do të përfundojë në prill ose maj, dhe kjo natyrisht do të luajë një rol në caktimin e datës,” tha ajo.
E pyetur për përshtypjet e vajzës së saj për vendin ku do të jetë mbretëreshë, Zonja Girault buzëqesh dhe thotë: “Geraldina është aq e dashuruar sa çdo gjë shqiptare është e mrekullueshme. Asaj i duken shumë të rrepta rregullat e oborrit mbretëror. Ajo lejohet të shohë të fejuarin e saj vetëm dy herë në ditë, në praninë e një shoqërueseje të oborrit.”
Zonja Girault, e cila është një grua madhështore, ende shumë amerikane në dukje, megjithëse pjesën më të madhe të jetës së saj e ka kaluar jashtë vendit, ka ekspozuar fotografitë e vajzës së saj, një vajzë e bukur, me fytyrë ovale dhe sy të qeshur, së bashku me fotografitë e sapo dërguara nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë.
Fotografitë nga Tirana tregonin turma të mbledhura që kishin ardhur për t’i uruar mirëseardhjen përpara rezidencës mbretëreshës së tyre të ardhshme, delegacione të grave shqiptare duke dëshmuar besnikërinë dhe duke sjellë urimet e tyre; seanca e Dhomës së Deputetëve gjatë shpalljes zyrtare të fejesës dhe mbretëresha e ardhshme duke përshëndetur popullin nga ballkoni.
Zonja Girault tha se kishte në plan të merrte pjesë në ceremoninë e martesës, duke marrë me vete vëllezërit e motrat e Geraldinës. Këtu përfshihet konti katërmbëdhjetëvjeçar Julius Apponyi; dhe gjysmë-vëllai dhe gjysmë-motrat e tij, Eliane, dhjetë vjeç; Guy, tetë, dhe Patricia, pesë.
Gjyshi John H. Steuart
Gjyshi i Geraldinës ishte John H. Steuart, nga Baltimore, për vite me radhë Konsulli i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara në Antwerp (Anvers – Belgjikë). Gjyshja e saj nga nëna, një bukuroshe jugore, Virginia Harding, nga Raleigh, N. C., e cila më vonë u martua me një diplomat suedez, M. de Strade d’Ekna.
Zonja Girault kujtoi se jeta e saj bashkëshortore nisi po aq romantike sa ajo e vajzës së saj. Pak para luftës, ajo takoi kontin Apponyi në një drekë për nder të tij në hotelin Ritz në Paris. Gjashtë ditë më vonë, ata u fejuan. Lufta shpërtheu dhe u organizua një martesë e nxituar. Vetëm tetë vjet më vonë, konti vdiq, pasi iu konfiskua prona nga qeveria çekosllovake, tha ajo.
“Natyrisht, me trazirat e sotme globale,” tha zonja Girault, “unë shqetësohem se çfarë mund të ndodhë me vajzën time kur ajo të bëhet mbretëreshë e një vendi të huaj. Por gjithsesi, ajo është jashtëzakonisht e lumtur dhe kjo është gjithçka që unë dua.”
Marrë nga Darsiani.
Ruby Barker MBRETËRIA E BASHKUAR- Aktorja 25-vjeçare Ruby Barker, e cila luan Marina Thompson në dramën hit të Netflix, Bridgert...
Jennifer Aniston dhe Brad Pitt SHBA- Shfaqja e Ellen DeGeneres “The Ellen DeGeneres Show” përfundoi pas 19 vitesh, ndërkoh&...
Niko Komani TIRANË- Niko Komani nuk e aspak problem faktin që ai kopjon veshjet e stilistëve të tjerë. Mbrëmjen e djeshme n&e...
Horoskopi DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillDite goxha e mire do jete kjo e shtunja për ata qe janë ne një lidhje. Do afroheni ...
Romeo dhe Donald Veshaj TIRANË- Romeo dhe Donald Veshaj kanë thyer heshtjen në lidhje me aksidentin që u përfshinë disa dit&e...
Enca dhe vajza TIRANË- Këngëtarja Enca Haxhia është kthyer në vëmendjen e mediave rozë për shkak të nj&eu...
Johnny Depp - Amber Heard SHBA- "Nëse ai nuk arrin të provojë se nuk e ka abuzuar kurrë, atëherë fiton Amber,”-kës...
Fisnik Syla TIRANË- Biznesmeni Fisnik Syla ka folur për ndarjen e tij nga këngëtarja Fjolla Morina. Në një intervist&eum...
Monika Lubonja TIRANË- Aktorja Monika Lubonja ka folur për trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix. Në një intervistë p&eu...
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker SHBA- Gjatë episodit të ri të serialit të Hulu "The Kardashians", Kourtney Kardashian ...