25 Tetor 2022, 21:07
Nga A.B
Ardit Gjebrea
TIRANË- Producenti dhe moderatori Ardit Gjebera ka bërë një paralajmërim për të gjithë konkurrentët e edicionit të këtij viti të “Këngës Magjike”. Gjebrea përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram tha se blerja e klikimeve të këngëve të publikuara në YouTube mbetet një problematik. Si e tillë, prezantuesi nga Shqipëria tha se do të merren masa për artistët, këngët e të cilëve nëse do të kenë blerje të klikimeve.
POSTIMI I ARDIT GJEBREAS:
Një nga problemet e publikimit të këngëve në YouTube, janë edhe klikimet e blera. Sipas një kontrate të produksionit të Kënga Magjike me artistët pjesëmarrës, janë vetë artistët të cilët publikojnë në kanalet e tyre këngët në YouTube, sipas marrëveshjeve të ndryshme me botuesit që ata preferojnë. Ka 2 kategori artistësh: Të parët janë ata të cilët janë në dijeni të klikimeve të blera dhe në bashkëpunim me publikuesit e tyre blejnë klikime. Të dytët janë ata të cilët paguajnë parà tek publikuesit për promocion të këngës dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por publikuesit i bien shkurt, në vend të një strategjie investuese promovimi, i blejnë klikimet (sepse kushtojnë më pak dhe janë më rentabël se sa një fushatë promovimi) Dhe artistët nuk dinë gjë, por njollosen. Me këtë status, do bëja një thirrje për gjithë artistët pjesëmarrës në Kënga Magjike 2022 që të kërkojnë nga publikuesit raporte të vazhdueshme të klikimeve se nga u vijnë, në mënyrë që të parandalojnë blerjen e një gënjeshtre të madhe (siç janë edhe “fansat” nga India dhe Filipinet që po çmenden për këngët shqiptare)
Ky postim është edhe për të lajmëruar çdo artist që pas këtij momenti, nëse do të ketë klikime të blera, do të njoftohet Juria e Festivalit dhe sigurisht do merren masa!
ardit gjebrea kenga magjike 2023
Art&Argëtim
25 Tetor 2022, 19:40
A.B
Rita dhe bashkeshorti
SHBA- Këngëtarja Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi do të prezantojnë së bashku “MTV European M...
Art&Argëtim
25 Tetor 2022, 19:34
a.l
Jennifer Lopez
SHBA- Jennifer Lopez është mësuar të jetë protagoniste e padiskutueshme, prandaj takimi surprizë i një in...
Art&Argëtim
25 Tetor 2022, 19:30
A.B
Christina Perri
SHBA- Këngëtarja e njohur, Christina Perri e hitit "A thousand years" është bërë bërë nën...
Art&Argëtim
25 Tetor 2022, 18:23
a.l
Emanuele Orlandi
VATIKAN- “Vatican Girl” është seriali më i fundit i një dokumentari me tematikë krimi në Ne...
Art&Argëtim
25 Tetor 2022, 18:11
a.l
Angelina Jolie
ATALANTA- Fituesja e Oscar Angleina Jolie ka bërë një gjest të vecantë ndaj vajzës së saj Zahara e cila s...
Art&Argëtim
25 Tetor 2022, 16:28
I.A
Katy Perry
SHBA- Katy Perry është bërë virale me një video të saj në koncert. Ky moment ka shkaktuar shqetësim dhe ...
Art&Argëtim
25 Tetor 2022, 15:42
e.k
Ronela Hajati
TIRANË- Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Hajati p&eum...
Art&Argëtim
25 Tetor 2022, 13:55
F.M
Jim Belushi
GJIROKASTËR- Jim Belushi, aktori i mirënjohur ndërkombëtar ka humbur ‘rrugën’ teksa vizitonte qytetin e Gj...
Art&Argëtim
25 Tetor 2022, 10:56
e.k
Alketa Vejsiu
TIRANË- Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të dashura për publikun, e cila prej vitesh ka sjell&eu...
Art&Argëtim
25 Tetor 2022, 10:28
Beatrix Ramosaj
TIRANË- Këngëtarja Beatrix Ramosaj iu ka rrëfyer ndjekësve të saj në Twitter gjendjen e saj emocion...