"Analizat do të vërtetojnë shkakun"/ Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Kemi marrë ...
Art&Argëtim
Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock, si reagoi aktori David Corenswet?
Në tapetin e kuq ishin të pranishëm edhe Rachel Brosnahan dhe Nicholas Hoult, të cilët iu bashkuan kastit për fotot e grupit në event.
24 Qershor 2026, 12:08Nga E.M
Pamje
SHBA- Në premierën e filmit ‘Supergirl’ në New York, aktori amerikan David Corenswet u vu në qendër të vëmendjes pasi ndërhyri për të mbrojtur bashkë-yllin e tij, Milly Alcock, gjatë ecjes në tapetin e kuq.
Sipas pamjeve të transmetuara një fotograf dyshohet se e preku aktoren në mënyrë të papërshtatshme gjatë momentit kur ajo pozonte për media. Pas kësaj Corenswet iu drejtua fotografit, i kërkoi të tërhiqej dhe ngriti dorën në shenjë paralajmërimi, përpara se të shkëmbente disa fjalë me të. Pas incidentit, situata u qetësua dhe aktorët vijuan normalisht me fotosesionin zyrtar.
Në tapetin e kuq ishin të pranishëm edhe Rachel Brosnahan dhe Nicholas Hoult, të cilët iu bashkuan kastit për fotot e grupit në event. Filmi ‘Supergirl’ pritet të dalë në kinema më 26 qershor, ku Milly Alcock interpreton heroinën kryptoniane Kara Zor-El, kushërirën e Superman-it, ndërsa Corenswet rikthehet në rolin e Superman-it në një paraqitje dytësore në këtë projekt./Dosja.al