LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Grupi 4iG, investitori i kompanisë One Albania nënshkruan blerjen historike të vodafone hungarisë

Sipas kushteve të marrëveshjes, 4iG, si një investitor me përvojë, do të blejë 51 për qind të aksioneve kontrolluese në Vodafone Hungari nëpërmjet filialit të saj Antenna Hungária, ndërsa shteti hungarez do të blejë  49 për qind të aksioneve indirekte.

9 Janar 2023, 16:45 Nga DOSJA
Grupi 4iG, investitori i kompanisë One Albania nënshkruan blerjen
4iG

Fakte kryesore:

Antenna Hungária Zrt., një prej filialeve të 4iG Nyrt., Corvinus International Investment Zrt. (‘Corvinus’) që përfaqëson shtetin hungarez dhe Vodafone Europe BV kanë nënshkruar sot marrëveshjen e detyrueshme të shitjes dhe blerjes së 100% të aksioneve në Vodafone Magyarország Zrt. ("Vodafone Hungari" referuar si "Objekti").

Mbyllja financiare e transaksionit pritet të bëhet në 31 janar me blerje e 51% të aksioneve indirekte kontrollues nga 4iG Nyrt. Dhe blerjen e 49% të aksioneve indirekte nga shteti hungarez të Vodafone Hungaria, kompania e dytë më e madhe e telekomunikacionit në tregun hungarez.

Transaksioni që do të ndikojë në riformatimin e tregut do t’i mundësojë 4iG Group të forcojë rolin si një operator me shërbime gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat e tregut.

Më 9 janar 2023, palët kanë nënshkruar marrëveshjen e shitblerjes, e cila do të përfundojë me sukses me blerjen e kompanisë Vodafone Hungary. Pas analizës së të dhënave (due diligence) mbi kompaninë e targetuar, 4iG Group dhe Corvinus ranë dakord me Vodafone Europe BV për kushtet e transaksionit. Palët dakordësuan për një vlerë të kompanisë prej 660 miliardë HUF (1.7 miliardë EUR), e cila është 7.1 herë EBITDA e kompanisë së synuar për vitin financiar që përfundon më 31 mars 2022. Sipas kushteve të marrëveshjes, 4iG, si një investitor me përvojë, do të blejë 51 për qind të aksioneve kontrolluese në Vodafone Hungari nëpërmjet filialit të saj Antenna Hungária, ndërsa shteti hungarez do të blejë  49 për qind të aksioneve indirekte.

Transaksioni pritet të mbyllet më 31 janar, pas kryerjes së pagesës. J.P. Morgan SE, një nga bankat më të mëdha të investimeve në botë, ndihmoi në përgatitjen dhe përmbylljen e financimit dhe veproi si këshilltar financiar i 4iG. Këshilltarët ndërkombëtarë si: CMS Cameron McKenna Nabarro Olswang, EY Hungary, Deloitte, Omnitele dhe konsulenti i strategjisë globale Arthur D. Little u përfshinë në analizën e të dhënave (due diligence) të kompanisë së targetuar, në përgatitjen dhe zhvillimin e aspekteve ligjore, të vlerësimit dhe aspektet teknike të transaksionin. Transaksioni i shpallur në Bursën e Budapestit ka një rëndësi të veçantë në historinë e telekomunikacionit hungarez në aspekte të ndryshme. Përveçse është një nga blerjet më të mëdha për sa i përket volumit që nga ndryshimi i regjimit, grupi kombëtar i krijuar nga bashkimi i portofoleve të telekomunikacionit fiks dhe celular të 4iG Group dhe Vodafone Hungary do të rihapë tregun në shumë fusha shërbimi dhe do të forcojë rolin e tij, duke ofruar shërbime gjithëpërfshirëse të telekomunikacionit.

“Blerja e Vodafone Hungary hap një kapitull të ri në tregun hungarez të telekomunikacionit. Është grupi i parë i info-komunikimit në pothuajse tridhjetë vite që mund të operojë si një operator me shërbime gjithëpërfshirëse me shumicë hungareze”, - tha Gellért Jászai, Presidenti i 4iG Nyrt. “Bashkëpunimi strategjik mes shtetit hungarez dhe 4iG në këtë transaksion jo vetëm që do të transformojë tregun, por edhe do të përmirësojë konkurrencën dhe do të përshpejtojë transformimin digjital të ekonomisë”, theksoi Presidenti i Grupit.

Sipas sondazhit të vitit 2022 të Umlaut, Vodafone është rrjeti kryesor celular në Hungari për sa i përket besueshmërisë së shërbimeve zanore dhe të dhënave me 800,000 klientë të linjës fikse dhe 3 milionë klientë të shërbimeve celulare. Me kryerjen e këtij transaksioni, 4iG dhe  shteti hungarez do të blejnë frekuencat celulare të Vodafone Hungarisë, pajisjet aktive të transmetimit të radios, antenat dhe kabllot aktivë, një pjesë të kabinave të jashtme, si dhe rrjetin uplink dhe optik që i shërben kullave. Blerja e Vodafone Hungary gjithashtu mund të riformësojë ndjeshëm balancën e fuqisë së tregut në Hungari, dhe zgjidhjet më të fundit dhe

teknologjitë inovative do t'i mundësojnë Grupit 4iG të luajë një rol udhëheqës në transformimin digjital të ekonomisë hungareze. Pas mbylljes së transaksionit, portofoli i kombinuar i 4iG Group (DigiMobil) dhe Vodafone do të jetë i dyti më i madh në tregun e shërbimeve zanore dhe internetit në celular, i cili është gjeneruesi më i madh i të ardhurave. Për shkak të blerjes 4iG siguron pozicionin e liderit të tregut në shërbimet e internetit me linjë fikse, si dhe do të bëhet lider edhe në tregun e transmetimeve televizive. Sipas llogaritjeve paraprake, kompanitë e telekomit në pronësi të grupit 4iG do të kenë një total prej 7.6 milionë RGU (njësi gjeneruese të të ardhurave) në Hungari pas mbylljes së blerjes.

4iG Group ka blerë vitin e kaluar operatorët fiks dhe celularë, ALBtelecom dhe ONE Telecommunications në Shqipëri, të cilët u bashkuan ligjërisht nga 1 janari, duke u bërë një operator kryesor telekomunikacioni. Gjithashtu 4iG është i pranishëm në rajon në Mal të Zi me operatorin celular One Crna Gora. Drejtuesit e Grupit 4iG kanë shprehur interesimin e tyre për zgjerim të mëtejshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

one albania vodafone

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj